Lidhu me ne

Mix

Si ndikon kafeja te kujtesa jonë?

Si ndikon kafeja te kujtesa jonë?

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë, prandaj nuk është çudi fakti që studimet rreth efekteve që ka në shëndetin tonë vijnë duke u rritur.

Pyetja që bëhet shpesh është se deri në çfarë mase pirja e kafesë është e mirë për trurin?

Në vitin 2017, disa mjekë raportuan për një studim që ishte bërë te 676 burra të moshuar për 10 vjet për të parë nëse kafeja i mbronte ata nga humbja e kujtesës. Ata zbuluan se meshkujt që pinin kafe kishin më pak humbje të kujtesës sesa ata që nuk pinin.

Efekti më i madh u pa tek ata që pinin tre filxhanë kafe në ditë, ndërsa ata që pinin më pak kishin efekte më ta pakta.

Si mund të mbrojë kafeja trurin nga humbja e kujtesës?
– Kafeina rrit serotoninën dhe acetilkolinën të cilat mund të stimulojnë trurin dhe të ndihmojnë në stabilizimin e barrierës gjaku-tru.

– Mikronutrientët polifenol në kafe mund të parandalojnë dëmtimin e indeve nga radikalet e lira, si dhe bllokimin e enëve të gjakut të trurit.

– Përqendrime të larta të trigonelinës gjenden në kokrrat e kafesë, të cilat mund të aktivizojnë antioksidantë, duke mbrojtur kështu enët e gjakut të trurit.

Megjithatë, jo çdo substancë në kafe është e mirë. Kafeja e pafiltruar, për shembull, përmban vajra natyralë të quajtur diterpene, të cilat rrisin nivelet e kolesterolit LDL – duke rezultuar në trashjen dhe ngurtësimin e mureve të arterieve në tru.

Si të përfitoni sa më shumë nga kafja?
Nëpërmjet kërkimeve dhe studimeve është zbuluar se kafeja ka më shumë efekte të mira sesa të këqija kur konsumohet në moderim.

Rekomandohen dy deri në katër filxhanë në ditë, ose më pak se 400 miligramë kafeinë.

Ja se si mund ta pini kafenë për të maksimizuar përfitimet e saj në tru:

1. Përshtatuni me kushtet trupore
Kafeja nuk ndikon te të gjithë njësoj dhe mund të ketë efekte negative, veçanërisht nëse konsumohet me tepricë.

Për të vendosur se sa kafeinë të konsumoni (ose nëse do ta konsumoni), përshtatuni me inteligjencën tuaj të lindur të trupit. Kjo do të thotë të dini se si ushqimet dhe pijet ju bëjnë të ndiheni, pastaj të veproni në përputhje me rrethanat.

Nëse kafeja nuk ju bën të ndiheni mirë pasi e keni pirë disa herë, ndoshta nuk është e mirë për trupin tuaj.

2. Bëjeni kafen pjesë të rutinës suaj të mëngjesit
Rutinat e mira të mëngjesit mund të ndihmojnë në rritjen e aftësisë së trurit dhe pozitivitetit. Nëse ju pëlqen kafeja dhe aroma e saj padyshim që me një filxhan kafeje do ta nisni ditën shumë mirë.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix17 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix17 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix17 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix17 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix17 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar17 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport17 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix17 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix18 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook