Lidhu me ne

Radar

Mesazhi pas fotos/ Çfarë rrezikon Klodian Zoto, dëshmitari kyç i inceneratorëve

Emrin ia përdorën si guackë për të përfituar dhjetëra miliona euro me inceneratorë që nuk funksionojnë, por tani që çështja ka shpërthyer në përmasat e një skandali dhe Klodian Zoto mund të shndërrohet në dëshmitar kyç, ai është sa i rrezikshëm aq edhe i rrezikuar nga bashkëpuntorët.

Pikërisht për këtë, një foto e shkrepur në fshehtësi që tregon Klodian Zoton, ulur në një lokal duke parë një video në celularin e tij ngjan me një mesazh të koduar për njeriun që sot, me fjalët e tij, mund të trondisë nga themelet qeverinë.

Foto u publikua nga gazetarja Klodiana Lala, shoqëruar me mesazhin “I shumëkerkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë se është foto e ditëve të fundit”. Imazhi është kapur fshehtas. Konturet e errëta të figurës, mund të jenë shkëputur nga një filmim, por nuk përjashtohet fakti, që efektet të jenë nga një përpunim i qëllimshëm i fotos.

Klodian Zoto duket i shkujdesuar. Po konsumon kafen bashkë me një person tjetër, i cili vështirë të identifikohet për shkak të cilësisë së dobët të figurës.

Loja e dyfishtë e SPAK me shpalljen në kërkim ndërkombëtar

Kur flitet për Klodian Zoton, dëshmitari i aferës më të madhe të korrupsionit të evidentuar ndonjëherë, institucionet gjunjëzohen. Në dyshim është roli i prokurorëve të SPAK, sepse koha kur u shpall në kërkim Klodian Zoto dhe bashkëpuntorja e tij, Stela Gugallja të bën të mendosh se të dy u arratisën “me leje”.

Klodian Zoto dhe Stela Gugallja u shpallën në kërkim në 14 dhjetor të vitit të kaluar, por prokurorët e SPAK pritën shumë gjatë për t’i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lajmi se SPAK çoi emrat e Zotos dhe Gugalles në regjistrin e personave në kërkim ndërkombëtar u shpërnda për median në datën 26 Janar të vitit 2022.

Por këtë të premte, televizioni MCN tha se Interpol i kishte konfirmuar se emrat e Zotos dhe Gugalles nuk rezultonin në listën e personave në kërkim ndërkombëtar.

Efekti domino në radhët e bashkëpuntorëve

Klodian Zoto u shpall në kërkim pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisti, Lefter Koka. Bashkë me Stela Gugallen, ai akuzohet se dha mbi 3 milion e gjysëm euro ryshfet për të fituar projektin e inceneratorit të Elbasanit. Por përveç inceneratorit të Elbasanit, emri i Zotos del edhe në projektin e inceneratorit të Tiranës dhe në atë të Fierit.

Pas prangosjes së Lefter Kokës, opozita synon të krijojë efektin domino me aferën e inceneratorëve.

Në Prokurorinë Speciale u mor në pyetje kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Në Komisionin Hetimor janë thirrur të dëshmojnë kryeministri Edi Rama, sekretari i tij, Engjëll Agaçi, Ministri Arben Ahmetaj dhe të tjerë.

Një nga administratoret e inceneratorëve shpërtheu në lot ndërsa fliste në komision. Një tjetër refuzoi të kthehej për t’iu përgjigjur pyetjeve që kishte “harruar” seancën e parë.

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha situata është më serioze se ç’duket. Sipas tij Stela Gugallja është peng. Nuk përjashtohet as skenari ekstrem. “Duhen gjetur këta që janë në kërkim përpara se t’i vrasë dikush, në veçanti kjo Stela, se ata të tjerët janë ustallarë. Të gjenden llogaritë jashtë shtetit, pagesat” është shprehur Basha.

Pse është e rëndësishme dëshmia e Klodian Zotos

Përveç se do të kryejë dënimin për ryshfëtin që i dha Lefter Kokës, nëse arrestohet, Klodian Zoto do t’i japë përgjigje një enigme të madhe. Si ia doli një njeri që vjen nga hiçi të gjunjëzojë të gjithë qeverinë dhe t’i marrë dhjetëra miliona euro për një projekt fantazëm?

Këtë “talent” të pashpjegueshëm, këtë aftësi për të bërë para brenda një kohe shumë të shkurtër, Klodian Zotos do t’ia kishte zili çdo sipërmarrës.

Veçse, nëse ai do të pranonte se e gjithë kjo aferë pati si model korrupsionin, pra mënyrat që korruptuan Lefter Kokën, atëherë dëshmia e Klodian Zotos do të bënte shkrumb e hi më shumë plehra se sa do të kishin bërë inceneratorët, nëse do të kishin nisur nga puna. Pikërisht për këtë Klodian Zoto duhet mbajtur nën vëzhgim, kudo ku të jetë./Lapsi.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook