Lidhu me ne

Radar

Berisha premton nga Lushnja: Do ta hedhim poshtë “Ballkanin e Hapur”, asnjë taksë për fermerin

Berisha premton nga Lushnja: Do ta hedhim poshtë “Ballkanin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në një takim me fermerët e Lushnjes, nga ku deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” është një projekt i rrezikshëm sidomos për fermerët.

Berisha garantoi se nëse demokratët vijnë në pushtet, do të rrëzojnë “Ballkanin e Hapur”, nismë kjo e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Nëse Shqipëria qëndron në projektin e integrimit në BE, ne do bëjmë hapat më të para në përgatitjen tuaj për këtë bashkim dhe kjo është e domosdoshme. Sikundër ne, ju garantoj se Ballkanin e Hapur do e hedhim poshtë, pasi është një nismë shumë e rrezikshme për fermerët tanë, pasi duhet të krahasoheni me fermerë që marrin subvencione të mëdha nga qeveria serbe”, tha ai.

Ish-kryeministri u shpreh se do të rrisin buxhetin e bujqësisë, zgjerojnë sipërfaqen e tokës për bujkun, si dhe do të caktojnë subvencione për secilin. Berisha theksoi se shteti duhet t’i paguajë fermerit çdo taksë që i është faturuar gjatë blerjeve.

“Do subvencionojmë blegtorinë dhe do vendosim subvencione për kokë. Një gjë ju garantoj, fermeri nuk do ketë asnjë taksë në shitjet e tij, shteti nuk do i marrë asnjë taksë për shitjet. Shteti do i paguajë atij të gjithë taksat që ka paguar në blerjet e tij. Ky nuk është një standard utopik, por është një standard i BE-së. Asnjë shqiptar nuk humbet nga ky standard, përkundrazi, fitohet më shumë. Fiton ekonomia”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook