Lidhu me ne

Mix

Çfarë problemesh sjell ankthi nëse nuk e kuroni?

Të gjithëve na ndodh që të shqetësohemi herë pas herë, sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen dhe sfidat e panjohura që sjell jeta në momente të ndryshme të saj. Mirëpo kur shqetësimi kthehet në obsesion dhe ndieni se po ju gllabëron dalëngadalë dëshirën për t’u përqendruar dhe jetuar, ai merr një tjetër emër: ankth. Po ç’është ankthi? Ankthi është një ndjenjë e përgjithshme, e vakët frike shpesh ndaj një rreziku të papërcaktuar ose të panjohur, jo real, të padukshëm. Një vrasës i heshtur që sjell këto probleme shëndetësore:

Sistemi nervor: Ky rrjet mesazhesh përfshin trurin, palcën kurrizore, nervat dhe qeliza speciale të quajtura neurone. Shqetësimi i tepërt mund ta nxisë këtë rrjet të prodhojë hormone të stresit, të cilat përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe transportojnë më shumë gjak në krahë dhe këmbë. Me kalimin e kohës, mund të ndikojnë në zemër, enët e gjakut, muskujt dhe sisteme të tjera.

Muskujt: Kur jeni të shqetësuar për diçka, mund të sforcohen muskujt në kraharor dhe qafë, duke rritur rrezikun për shfaqjen e dhimbjes së kokës dhe migrenës. Masazhimi ose teknikat e relaksimit, si frymëmarrja e thellë dhe joga, mund të ndihmojnë për t’u qetësuar.

Zemra: Të shqetësuarit gjatë gjithë kohës mund të ndikojë edhe në zemër, duke rritur rrezikun për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, atakut në zemër ose goditjes në tru. Nivelet e larta të ankthit mund të nxisin edhe prodhimin e hormoneve të stresit, që shkaktojnë shpejtim të rrahjeve të zemrës. Nëse kjo ndodh shpesh, mund të inflamohen enët e gjakut, duke çuar në sforcim të mureve arteriale, rritje të niveleve të kolesterolit dhe probleme të tjera.

Sistemi imunitar: Ndikimet fizike të shqetësimit në trup dobësojnë sistemin imunitar, duke vështirësuar luftimin e viruseve dhe mikrobeve. Kështu, nëse vuani nga gripi, herpesi apo viruse të tjera, do ta keni më të vështirë që të shëroheni nëse shqetësoheni gjatë gjithë kohës apo vuani nga ankthi.

Shëndeti seksual: Shqetësimi dhe ankthi mund t’ju bëjë më pak të interesuar për të kryer marrëdhënie seksuale. Me kalimin e kohës, mund të ulë nivelet e testosteronit te meshkujt, duke ndikuar në zhvillimin e spermës ose ngadalësuar ose ndaluar reagimin normal të trupit kur do që të kryejë marrëdhënie seksuale. Për gratë në fazën e menopauzës, ankthi dhe shqetësimi mund të përkeqësojnë afshet e nxehta dhe problemet me gjumin.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook