Lidhu me ne

Mix

Si të silleni me punonjësit që vijnë me vonesë

Rrethana të caktuara mund ta justifikojnë ardhjen me vonesë të një punonjësi. Megjithatë, nëse vonesa bëhet e zakonshme, menaxherët duhet të veprojnë për të garantuar dhe për të promovuar zbatimin e orareve nga të gjithë pjesëtarët e ekipit.

Çfarë ndodh nëse punonjësit vijnë me vonesë?

Megjithatë, rrethanat e papritura, pakujdesia ose vështirësitë personale mund të bëjnë që një anëtar i stafit të vonohet. Këto janë zakonisht raste të izoluara që nuk ndikojnë te kolegët apo te menaxherët. Për shembull, një punonjës mund të vonohet, për shkak të një defekti te automjeti i tij ose të një emergjence familjare.

Për sa kohë që vonesa nuk bëhet e zakonshme, menaxherët mund të tregohen më elastikë. Vonesa kthehet në problem kur bëhet e zakonshme. Ajo i kushton organizatës para dhe jep një shembull të keq për të gjithë punonjësit.

Një punonjës që paguhet dhe vjen me pesë minuta vonesë çdo ditë gjatë një jave, nuk po humb thjesht tridhjetë minuta nga puna. Pengesa që shkaktohet në të gjithë sistemin e punës dhe ndikimi te mendësia e punonjësve të tjerë është pothuajse e pallogaritshme.

Si të veproni me punonjësit që vijnë vonë

Trajtimi i çështjeve të vonesës së punonjësve është thelbësor për të parandaluar një kulturë të mungesës së profesionalizmit. Megjithëse vonesat e rralla janë normale për shumicën e punonjësve, vonesat e vazhdueshme janë të dëmshme për biznesin dhe për efektivitetin e një punonjësi. Përpara fillimit të pandemisë dhe të protokolleve të punës nga shtëpia, masat e kompanive ishin të përcaktuara më qartë.

Këtu janë disa sugjerime për të menaxhuar një punonjës që vjen shpesh me vonesë:

  1. Merrni masa sa më shpejt

Nëse vini re një tendencë për të ardhur me vonesë, njoftojeni punonjësin menjëherë. Sa më shpejt ta vini në dukje këtë, aq më shumë mund të lini të kuptohet se kjo lloj sjelljeje nuk është e përshtatshme në vendin e punës dhe mund ta bindni punonjësin që të mos e përsërisë.

  1. Vendosni pritshmëri të qarta

Kur duhet të merreni me një punonjës që vjen shpesh me vonesë, jini të qartë se çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë prisni në të ardhmen.

Shpjegoni se çfarë rëndësie ka ardhja në orar për ju dhe kompaninë. Paraqisni fakte që mbështesin argumentin tuaj, duke përfshirë datat dhe oraret. Shmangni përdorimin e frazave të paqarta ose subjektive që e ngatërrojnë çështjen.

  1. Politika e vonesave

Bëni të qarta pritshmëritë se kur fillon dita e punës dhe sa herë një punonjës lejohet të vijë me vonesë, përpara se kjo të jetë shkelje e manualeve apo politikave të biznesit. Shpjegoni masat ndëshkuese në rast se vonesat përsëriten. Gjithashtu, do të ishte mirë ta këshillonit punonjësin me shkrim se e keni adresuar problemin dhe pasojat e tij. Duhet të mos harroni të përfshini edhe masat disiplinore.

  1. Respektoni privatësinë.

Pavarësisht se duhet të veproni ndaj vonesave të përsëritura të punonjësit, nuk është e nevojshme që të dini arsyet e këtyre vonesave. Lërjani punonjësit në dorë që të zgjedhë se sa informacion do të ndajë me ju kur ta takoni privatisht. Jini të hapur ndaj asaj që ata thonë. Kjo mbron privatësinë e tyre dhe po ashtu i bën që të mos vijnë më me vonesë në punë.

  1. Vendosni objektiva të përbashkëta

Pasi të diskutoni për vonesat e punonjësit, duke përfshirë pritshmëritë tuaja dhe ndëshkimet e mundshme, nxitini ata të vendosin objektiva dhe qëllime personale. Për shembull, nëse vonesat janë të pashmangshme, këshillojini që të bëjnë një pushim më të shkurtër dreke. Jepuni atyre komente mbi objektivat që vendosin, si dhe sugjerime për t’i ndihmuar që t’i arrijnë dhe t’i tejkalojnë këto objektiva.

  1. Qëndroni vigjilentë

Përgjegjësia dhe inkurajimi në mënyrë të rregullt mund të ndihmojnë një punonjës që të heqë dorë nga zakoni i ardhjes me vonesë. Metoda më e mirë për të parandaluar situata të tilla është ndjekja e objektivave tuaja. Inkurajojini ata duke nënvizuar rëndësinë e ardhjes në orar.

  1. Vlerësoni përmirësimin e sjelljes

Lavdërojeni punonjësin nëse shihni progres. Këshillohet që këtë ta bëni personalisht me të, në mënyrë që të mos tërhiqni vëmendjen e të tjerëve për arsyen e përmirësimit. Komplimentoni punonjësin sapo të shihni ndryshimin, nëse është e mundur, që ditën tjetër.

  1. Mbani shënime gjatë diskutimeve

Mbani shënim çdo takim me anëtarët e stafit në lidhje me vonesat. Kjo eliminon keqkuptimet. Njohuritë janë të rregullta dhe të sakta nëse i shkruani, në vend që t’i mbani mend. Dokumentoni procedurat që keni ndërmarrë për të zbuluar dhe korrigjuar problemin, si dhe çdo përmirësim në sjelljen e punonjësit. Shtojini këto shënime në dosjen e burimeve njerëzore të punonjësit.

  1. Aplikoni një sistem dixhital për orarin

Nëse vonesa vazhdon të jetë problem për një punonjës të caktuar ose edhe për të tjerët, një sistem dixhital për orarin mund të jetë zgjidhja e duhur për të gjithë punonjësit. Të gjitha palët mund të përdorin dhe të monitorojnë aplikacione dhe softuer dixhital. Një sistem i tillë mund të përdoret gjithashtu për të reduktuar vonesat e përsëritura të stafit.

  1. Filloni ditën me takime

Takimet herët në mëngjes mund të nxisin personelin që të vijë në kohë. Kjo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni më shumë kohë në pjesën e mbetur të ditës. Nëse nuk mund ta bëni këtë çdo ditë, zgjidhni mëngjesin e të hënës ose të të premtes për të zhvilluar takime. / Entrepreuner

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook