Lidhu me ne

Radar

“Mos ëndërroni gjëra me SPAK, Financat po japin koncesion 70 milionë euro privatit që do investojë një palë pinca e dy kg dyll”


Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar SPAK-un e Komisionin Hetimor për Inceneratorët duke dhënë një shembull të ditëve të fundit.

Ai shkruan se në kulmin e aksionit të SPAK-ut, Ministria e Financave do japë një koncesion të fshehtë 70 milionë euro ku investimi i vetëm i privatit është një palë pinca dhe dy kile dyll.

“Që ta merrni vesh ju sa frikë kanë nga SPAK-u dhe Komisionet Hetimore këta hajdutët, që ka mbledhur Rama nëpër qeveri dhe Parlament mjafton vetëm një fakt i thjeshtë. Në kulmin e aksioneve të SPAK dhe Komisioneve Hetimore, Ministria e Financave po jep koncesion të fshehtë 70 milionë euro, ku investimi i vetëm i partnerit privat është një palë pinca nga ato që kemi të gjithë në shtëpi dhe dy kile dyll. Pra një palë pinca në brez dhe të jep qeveria 70 milionë euro.” – shkruan Tomorri.

Ai vijon më tej teksa rrëfen një episod sipas të cilit një ministre e Ramës ka thënë se ‘unë SPAK-ut i bëj sh*rrën mu në kokë’.

Tomorri e mbyll shënimin duke shkruar se është e kotë që qytetarët tyë presin gjë nga SPAK-u.

“Madje thonë se njëra nga këto ministret ka thënë që unë SPAK-ut i bëj sh*rreën mu në kokë. Ja kështu, kështu. Mos ëndërroni gjëra me SPAK, por gjeni nga një palë pinca dhe bëni shoqe ose shok ministrat dhe kapni ndonjë koncesion. Kaq e thjeshtë është. Po nuk e bëtë dot këtë punë, rrini urtë dhe plotësoni anketën e Këshillimit që ju ka dërguar kryeministri nëpër shtëpia. Sidomos atë pjesën për kontributet e pensionistëve. Ose po nuk ndenjët dot prapë urtë, nxirrjani inatin këtij Thuthuqit të Interit siç bëj unë.” – shkruan Tomorri.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook