Lidhu me ne

Mix

Ushqimi i duhur sipas formës së trupit

Vithe rrumbullake dhe të ngritura?! Bëj këto ushtrime! – Indeksonline.net

Të gjitha llojet e formave të trupit janë unike dhe të bukura, por a e keni pyetur ndonjëherë pse njerëzit shëndoshen në zona të ndryshme të trupit? Disa femra kanë tendencën të shtojnë peshë në zonën e barkut, të tjera rreth vitheve apo tek kofshët. Ne të gjithë kemi “probleme në zonat tona” me tendenca shëndoshjeje.

Sajti Bright Side na tregon se cilat ushqime na bëjnë të humbasim peshë dhe të jemi të shëndetshëm.

Forma katrore: 

Kjo formë e trupit karakterizohet nga vithe të ngushta dhe bel i pa formuar. Megjithatë, rrezikoni të vini kile, ndaj duhet të hani ushqime me yndyrna të shëndetshme si: avokado, bajame, salmon, etj dhe të fusni në dietën tuaj proteinat.  Mos harroni se, pavarësisht se satë dobët jeni, është e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme. Ndaj nuk duhet të hani shumë ëmbëlsira dhe ushqime të shpejta.

Forma e mollës: 

Nëse kjo është forma e trupit tuaj, keni tendencë të vini bark. Zgjidhja për ju është të hani shpesh dhe nga pak. Konsumoni ushqim të pasur me fibra, fruta, perime, vitamina C, dhe me përmbajtje të pakët yndyre. Nëse hani kos, sigurohuni që është i llojit që rregullon tretjen tuaj.

Duhet të shmangni ushqimet që shkaktojnë enjtje të barkut si: ushqimet e shpejta, buka dhe disa perime të caktuara.

Forma e dardhës: 

Kjo lloj forme karakterizohet nga vithe të gjera. Njerëzit me këtë lloj forme trupi kanë tendenca të vënë vithe dhe të zgjerojnë shumë kofshët. Për ta shmangur një gjë të tillë, këshillohet të konsumoni mish, peshk, vezë, produkte bulmeti dhe ushqime me përmbajtje të lartë proteinash. Fruta si shalqi apo ananas janë shumë të mira për këtë lloj forme trupi, pasi pastrojnë trupin nga toksinat të cilat ngadalësojnë metabolizmin. Kombinojini me çajin jeshil.

Shmangni ushqimet që kanë përmbajtje të lartë sodiumi, pra kripën dhe shmangni ushqime si: buka, makaronat dhe orizin.

Forma e orës së rërës:

Ndërkohë që kjo është forma më e dëshiruar e trupit, femrat që kanë një formë të tillë kanë tendencë të vënë peshë në të gjithë trupin dhe të mos jenë të tonifikuara.

Keni rrezik të keni nivel të lartë të sheqerit në gjak, ndaj këshillohet të konsumoni ushqime me glicemi të ulët dhe të hani 5 deri në 6 herë në ditë, por racione të vogla. Hani sa më shumë fruta e perime dhe konsumoni yndyrna të shëndetshme nga proteina të varfra.

Shmangni bukën, makaronat dhe orizin.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar8 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar8 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet8 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix8 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore8 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore23 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix23 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix23 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix23 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook