Lidhu me ne

Mix

Kërcitja e dhëmbëve në gjumë, rreziqet dhe zgjidhjet natyrale që mund të provoni

Kërcitja e dhëmbëve kur jeni në gjumë, ose siç e quajnë mjekët: bruksizmi, nënkupton një sinjal të emocioneve të ndrydhura.

Çfarë është kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit?

Është një shqetësim mjekësor që nuk arrihet të zbulohet lehtësisht. Shpesh, ata që vuajnë nga kërcitja e dhëmbëve nuk e vënë re një gjë të tillë, vetëm pas një kohe të gjatë fillojnë të ndjejnë simptomat.

Një nga simptomat e para është zgjimi me dhimbje të forta të nofullave. Nëse lihet e patrajtuar, kërcitja e dhëmbëve arrin të shkaktojë enjtje të gjendrave limfatike që gjenden në qafë.

Gjithashtu, kërcitja e dhëmbëve shkakton kriza të forta dhimbjesh në zonën e tëmthave, tension të shtuar në nyjet lidhëse të nofullave, përtypje të keqe të ushqimit, erë të keqe orale.

Simptoma që mund të evidentohen përmes analizave dentare.

Nëse lihet i patrajtuar, ky fenomen mund të përkeqësohet deri në dëmtim të shëndetit të dhëmbëve, por dhe në deformimin e nofullave.

Si mund ta kuptoni nëse jeni të prekur nga kjo sëmundje?

Një nga mënyrat më të thjeshta, është vizita tek dentisti, kështu do të kuptohet dhe gjendja e shëndetit të dhëmbëve.

Mosha është një faktor shumë i rëndësishëm, pasi me kalimin e viteve dhëmbët dhe mishërat e dhëmbëve kërkojnë një përkujdesje më të vëmendshme.

Kjo vjen si pasojë e një dobësimi natyral të smaltit dhe strukturës së dhëmbëve, si pasojë e konsumimit të tyre gjatë viteve. Kështu, dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm.

Vizitat tek dentisti arrijnë të kapin që në fazat e para këtë problem, dhe të fillojnë me trajtimin e tij.

Kërcitja e dhëmbëve e shpjeguar në fushën e psikologjisë

Gjithçka lidhet me gjendjen emocionale dhe me stresin të cilin nuk e shprehim. Duke qenë se kërcitja e dhëmbëve është diçka e pavullnetshme, një gjendje e rënduar psikologjike ndikon në përkeqësimin e problemit.

Kur jemi në gjumë, nuk arrijmë t’i kontrollojmë emocionet e akumuluara gjatë ditës. Shumë njerëz i përjetojnë përmes ëndrrave, të tjerë si reagime fizike.

Emocionet gjatë orëve kur jemi të vetëdijshëm, kanë qenë të shtypura, dhe në momentin kur ne flemë, ato lirohen.

Personat që kërcasin dhëmbët e kanë të vështirë të kontrollojnë ndjenjën e inatit. Kërcitja e dhëmbëve është në një farë mënyrë ‘veçanti’ e personave që inatosen dhe që këtë inat e mbajnë gjatë të shtypur brenda vetes.

 
Po nëse i kërcisni dhëmbët gjatë ditës?

Disa personave u ndodh që të kërcasin dhëmbët dhe gjatë ditës, diçka e tillë tregon që problemi është më i rëndë.

Nëse ju ndodh që t’i kërcisni dhëmbët gjatë ditës, duhet me patjetër të kërkoni këshillën e mjekut.

Çfarë të bëni nëse kërcisni dhëmbët?

Si fillim duhet të kuptoni nëse vuani nga një problem i tillë. Shumë nga ne mund të jenë të prekur por nuk e kuptojnë. Nëse e dyshoni, bëni një vizitë mjekësore.

Dentisti mund të trajtojë deri në një farë pike dëmtimin e dhëmbëve. Por problemet e brendshme, siç janë shtrembërimi i nofullave që më pas shkakton mos përtypjen e duhur të ushqimit, kanë nevojë për specialistë të tjerë.

Mjekët ORL janë ata që mund të përcaktojnë saktë dhe dëmet në lidhjet e muskujve dhe nyjeve në zonën e gojës, nofullave dhe qafës.

Nëse ju zgjidhni vetëm problemet e dukshme si shëndeti i dhëmbëve dhe kafshimi i duhur i nofullave, rrezikoheni nga simptomat e fshehura.

Këto simptoma lidhen me nervozizmin, krizat e panikut dhe me depresionin. Prandaj është e rëndësishme që të merreni dhe me gjendjen psikologjike.

Mundohuni të gjeni një mënyrë për të çliruar emocionet.

Mund të merreni me ndonjë sport, aktivitet fizik të çfarëdoshëm, kështu fokusi i trurit do të zhvendoset dhe trupi do të arrijë të qetësohet.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix7 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook