Lidhu me ne

Mix

Çfarë bëhet kur je kaps ? Si të shpëtojmë nga kapsllëku

Shumë njerëz që kanë kapsllëk, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur

Altin Cekodhima, gastroenterolog

Konstipacioni (kapsllëku) është përcaktuar si situata kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje) në javë. Në konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe të cilat dalin me vështirësi. Shumë njerëz që kanë kapsllëk, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kanë kapsllëk nëse ata nuk dalin jashtë për ditë. Gjithsesi, jashtëqitja normale mund të jetë tre herë në ditë deri në tre herë në javë, kjo varet nga personi.

Kapsllëku është shenjë, dhe jo sëmundje. Pothuajse çdo njeri mund të ketë kapsllëk në jetën e tij dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër. Në shumë raste kapsllëku është i përkohshëm, dhe jo serioz. Njohja me shkaqet, parandalimin dhe trajtimin, mund të ndihmojë shumë njerëz në lehtësimin e këtij problemi.

kapslleku rende

Çfarë e shkakton kapsllëkun?

Për të kuptuar kapsllëkun të vjen në ndihmë njohja sesi punon zorra e trashë. Pasi ushqimet kalojnë në zorrën e trashë, kjo e fundit thith ujin nga ushqimet, ndërkohë që ai kthehet në mbetje ushqimore ose në feçe. Muskujt e zorrës kontraktohen duke i shtyrë ato në drejtim të rektumit. Kur feçet arrijnë në rektum, ato janë të forta, sepse një pjesë e mirë e ujit është përthithur. Kapsllëku ndodh kur zorra përthith më shumë ujë ose muskujt kontraktues të zorrës punojnë ngadalë. Si rezultat feçet bëhen të forta dhe të thata. Shkaqet kryesore të kapsllëkut janë:

  • * Dieta e varfër në fibra ushqimore.
  • * Mungesa e aktivitetit fizik (zakonisht tek të moshuarit)
  • * Medikamentet
  • * Qumështi
  • * Sindromi i zorrës së irrituar
  • * Ndryshime në mënyrën e jetesës ose rutinës, si p.sh.: shtatzënia, plakja dhe udhëtimet
  • * Abuzime me laksativët (medikamentet që të ndihmojnë në jashtëqitje)
  • *Injorimi i nevojës urgjente për të defekuar.
  • * Dehidrimi (humbje e lëngjeve të trupit)
  • * Sëmundje të veçanta ose situata të veçanta
  • * Probleme me zorrën dhe rektumin
  • * Probleme me funksionin intestinal

Dieta e varfër në fibra

Njerëzit të cilët përdorin një dietë të pasur me fibra ushqimore kane me pak gjasa të vuajnë nga kapsllëku, dhe dieta e varfër në fibra është një nga arsyet më të shpeshta pse ai ndodh. Disa ushqime të varfra me fibra janë: mishi, djathi, veza.

Fibrat gjenden te frutat, perimet dhe tek drithërat të cilat trupi ynë nuk arrin t’i tresë. Fibrat e tretshme shpërbëhen lehtë në ujë dhe janë të buta dhe rrëshqitshme në zorrë. Fibrat e patretshme kalojnë nëpër zorrë pa pësuar ndryshime. Këto dy lloj fenomenesh ndihmojnë në parandalimin e tharjes dhe fortësinë e feçeve duke i bërë ato lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë.

Ushqimi i varfër me fibra krijon kapsllëk veçanërisht tek personat e moshës së tretë, gjë që bën humbjen e interesit për të ngrënë dhe zgjedhjen e ushqimeve të gatshme ose gjysmë të gatshme, të thjeshta për t’u gatuar, të dyja këto të varfra me fibra ushqimore. Gjithashtu, vështirësia për të përtypur me dhëmbë ose për të gëlltitur ushqime të forta bën që pleqtë të detyrohen të hanë ushqime të buta, të cilat janë të varfra me fibra.

spinaq kapsllek

Përdorimi jo i mjaftueshëm i lëngjeve

Kërkimet gjithashtu kanë treguar se rritja e sasisë së lëngjeve të marra nuk bën lehtësimin e kapsllëkut në të gjitha rastet, por shumë njerëz raportojnë se lehtësohen shumë në jashtëqitje nëse pinë lëngje si p.sh ujë dhe lëngje frutash dhe shmangin dehidrimin. Lëngjet shtojnë ujin në zorrë duke i bërë feçet më të buta dhe më të lehta për të lëvizur. Njerëzit që kanë probleme me kapsllëkun, duhet të shtojnë marrjen e lëngjeve ditore. Por disa lëngje që përmbajnë kafeine, si: kafeja apo “cola” mund të ashpërsojnë simptomat duke shkaktuar dehidrim. Alkooli është një tjetër pije që shkakton dehidrim. Është e rëndësishme të pihen lëngje që hidratojnë trupin, sidomos kur konsumojnë kafeine apo alkool.

Mungesa e aktivitetit fizik

Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në kapsllëk, edhe pse si fenomen është akoma i panjohur. Për shembull kapsllëku ndodh pas një aksidenti ose gjatë një sëmundjeje kur jeni të detyruar të rrini regjim shtrati dhe s’mund të bëni ushtrime fizike. Mendohet se mungesa e aktivitetit fizik është një ndër arsyet e kapsllëkut te moshat e vjetra.

Medikamentet

Disa ilaçe që shkaktojnë kapsllëk janë:

  • * ilaçet kundra dhimbjes,
  • * antiacidet që kanë në përbërje alumin dhe kalcium,
  • * ilaçet e hipertensionit,
  • * ilaçet kundra sëmundjes së Parkinsonit,
  • * antispastikët,
  • * antidepresantët,
  • * mjekimi me hekur,
  • * diuretikët,
  • * antikonvulsantët

Ndryshimet në mënyrën e jetesës

Gjatë shtatzënisë gratë mund të kenë kapsllëk për shkak të ndryshimeve hormonale ose për shkak të shtypjes që bën mitra mbi zorrët. Mosha gjithashtu mund të ndikojë në rregullsinë e lëvizjes së zorrës. Për shkak të ngadalësimit të metabolizmit zorrët kanë aktivitet muskular më të dobët. Për më tepër njerëzit bëhen kaps kur udhëtojnë për shkak të ndryshimit të dietës dhe rutinës ditore.

Abuzimi me laksativët

Laksativë quhen medikamentet të cilat ndihmojnë jashtëqitjen. Mendimi se njerëzit duhet të defekojnë përditë ka çuar që disa njerëz të përdorin laksativ. Edhe pse njerëzit ndihen të lehtësuar nga përdorimi i laksativëve, ata duhet të rrisin dozat për shkak se trupi me kalimin e kohës krijon varësi ndaj tyre.

banjat publike

Injorimi i nevojës urgjente për të defekuar

Njerëzit të cilët injorojnë nevojën për jashtëqitje duke e ndaluar një ndjesi të tillë, çon në kapsllëk. Disa njerëz e vonojnë jashtëqitjen për shkak se nuk duan të përdorin tualetet jashtë shtëpisë. Të tjerë e injorojnë për shkak të stresit emocional ose janë shumë të zënë me punë. Fëmijët e injorojnë për shkak të trajnimeve stresuese higjienike ose se nuk duan të ndërpresin lojërat.

Sëmundje të veçanta

Sëmundje të cilat shkaktojnë kapsllëk janë ato neurologjike, metabolike, endokrine dhe situatat sistemike të cilat prekin sistemin e organeve. Këto çrregullime mund të ngadalësojnë lëvizjen e feçeve nëpër zorrë, rektum dhe anus.

 Kushtet që mund të shkaktojnë kapsllëk janë të renditura më poshtë:

  • o Çrregullime neurologjike
  • o Skleroza multiple
  • o Sëmundja e Parkinsonit
  • o Pseudo-obstruksione të zorrëve kronike idiopatike
  • o Hemorragjitë cerebrale
  • o Dëmtime të shtyllës kurrizore
  • o Situatat metabolike dhe endokrine
  • o Diabeti
  • o Uremia (ureja në gjak)
  • o Hiperkalcemia ( sasi e tepruar e kalciumit ne gjak)
  • o Kontroll të dobët të glicemisë
  • o Hipotiroidizmi ( sasi e pakët e hormoneve të tiroides)
  • o Çrregullimet sistemike
  • o Amyloidosis
  • o Lupus
  • o Skleroderma

Probleme me zorrën dhe rektumin

Bllokimet e zorrëve, dëmtimet e indeve, divertikulozat, tumoret, striktura (ngushtimi) kolorektale, sëmundja e Hirschsprungut ose kanceri mund të komprimojë, shtrëngojë ose ngushtojë zorrët dhe rektumin duke shkaktuar kapsllëk.

zorret

Probleme me funksionin e zorrëve

Dy llojet e kapsllëkut janë konstipacioni idiopatik (me shkaqe të panjohura) dhe konstipacioni funksional. Sindromi i zorrës së irrituar me shenja mbizotëruese të konstipacionit është i kategorizuar më vete.

Kapsllëku me shkaqe të panjohura (idiopatike) nuk i përgjigjet mjekimeve standarde. Ai mund të jetë i lidhur me probleme funksionale të zorrëve ku përfshihen kontrolli hormonal, nervat dhe problemet të muskujve të zorrës së trashë rektumit dhe anusit.

Kapsllëku funksional do të thotë që zorra është e shëndoshë, por nuk funksionon siç duhet. Nuk shkaktohet nga sëmundje organike. Zakonisht është rezultat i dietave të varfëra dhe mënyrës së jetesës. Ai ndodh si te fëmijët dhe tek të rriturit.

Inercia kolonike, transit i vonuar dhe mosfunksionim i muskujve të dyshemesë pelvike janë tre arsye të kapsllëkut funksional. Inercia kolonike dhe vonesa të tranzitit shkaktohen nga rënia e aktivitetit muskular të zorrës. Këto sindroma mund të prekin krejt zorrën e trashë ose mund të lokalizohen në pjesën e poshtme të zorrës, në sigmë.

Mosfunksionimi i dyshemesë pelvike mund të vijë si rezultat i dobësisë së muskujve të legenit që rrethojnë anusin dhe rektumin.

Altin Cekodhima

Si identifikohet shkaku i kapsllëkut?

Teste që doktori mund të kërkoje varen nga kohëzgjatja dhe ashpërsia e kapsllëkut, mosha e personit nëse ka gjak në feçe, ndryshime të regjimit të zorrës dhe nëse është e pranishme humbja në peshë.

Historia mjekësore

Doktori mund të pyesë pacientin që t’i përshkruajë kapsllëkun e tij duke përfshire shenjat, frekuencën e jashtëqitjeve, fortësinë e feçeve, praninë e gjakut në to, mënyrën sesi ushqehet, nëse merr mjekime, nivelin e aktiviteti fizik etj. Këto pyetje mund të ndihmojnë doktorin për të gjetur arsyen e kapsllëkut.

Përkufizimi klinik i kapsllëkut është prania e të paktën dy prej simptomave të mëposhtme për të paktën 12 javë në harkun kohor 12 muaj:

  • – Shtrëngime gjatë jashtëqitjes
  • – Feçe të forta dhe të vogla në madhësi
  • – Ndjesia e moszbrazjes krejt
  • – Ndjesia e bllokimit anorektal
  • – Më pak se tre jashtëqitje në javë

Ekzaminimi fizik

Ekzaminimi fizik mund të përfshijë atë rektal me anë të vizitës me gisht me dorezë të lubrifikuar për të vlerësuar tonusin e muskulaturës që mbyll anusin dhe për të vënë re butësinë, ngushtimin ose praninë e gjakut.

Testime të shumta zakonisht bëhen te persona që kanë simptoma të ashpra, në ato që krejt papritur kanë ndryshime në rrëgjimin e zorrës ose prani të gjakut në feçe ose në moshat e treta. Teste plotësuese për të vlerësuar kapsllëkun përfshijnë:

  • -Vlerësimi i lëvizshmërisë së zorrës.
  • -Vlerësimi i funksionit anorectal.
  • Për shkak të rritjes së rrezikut për kancer në moshat e treta doktori mund të përdorë teste të tjera për të përjashtuar kancerin kolorektal, që pëfshijnë:
  • – Skopi e zorrës me kontrast barium
  • – Sigmoidoskopia/kolonoskopia

Vlerësimi i lëvizshmërisë së zorrës

Ky test vlerëson si ushqimi lëviz nëpër zorrë. Pacienti gëlltit disa tableta të cilat kanë përbërje që janë të dukshme në grafi. Lëvizshmëria e këtyre tabletave mbahet nën kontroll me grafi përreth 3-7ditë pasi ato janë gëlltitur. Pacienti duhet të përdori dietë të pasur me fibra gjate këtij testimi.

Vlerësimi i funksionit anorektal

Ky test ndihmon për të diagnostikuar kapsllëkun për shkak të mosfunksionimit mirë të anusit dhe rektumit, të cilët vlerësohen me anë të manometrisë anorektale e cila vlerëson funksionin e muskujve anal.

Skopia me kontrast

Ky ekzaminim përfshin shikimin me grafi të rektumit, zorrës së trashë dhe pjesës së poshtme të zorrëve të holla për të lokalizuar problemin. Ky ekzaminim mund të tregojë bllokim dhe sëmundjen e Hirschsprungut e cila është mungesë e inervimit të zorrës.

Një natë përpara ekzaminimit pastrimi i zorrës është i nevojshëm. Pacienti merr disa lëngje të veçanta të cilat ndihmojnë pastrimin e zorrës. Pastrimi i zorrës është shumë i rëndësishëm sepse qoftë prania e pjesëve sado të vogla të mbeturinave ushqimore mund të mbulojnë probleme sado të vogla dhe ekzaminimi nuk quhet i plotë.

Për shkak se zorra nuk duket mirë në grafi, pacienti duhet të pijë barium, një lëng i bardhë i cili bën të dukshme hapësirën në brendësi të zorrës . Pacienti mund të ndieje dhimbje barku në formë krampesh kur bariumi mbush zorrët, situatë e cila përmirësohet pas ekzaminimit. Feçet mund të jenë të bardha edhe disa ditë pas ekzaminimit.

Sigmoidoskopia/Kolonoskopia

Ekzaminimi i pjesës së poshtme të zorrës së trashë quhet sigmoidoskopi ndërsa i komplet zorrës quhet kolonoskopi.

Për të kryer këtë ekzaminim duhet që zorra të jete e pastruar, për këtë pacientit i jepen disa lëngje të veçanta për 24 orë.

Gjatë ekzaminimit pacienti është gjysmë i sedatuar (qetësuar me gjumëdhënës).

Në qoftë se vihen re anormali doktori mund të marrë material për biopsi për të vënë një diagnozë të saktë. Pas ekzaminimit pacienti mund të ndiejë barkun pak të fryrë, situatë e cila përmirësohet shumë shpejt.

Si mjekohet konstipacioni?

Edhe pse trajtimi i kapsllëkut varet nga shkaqet, ashpërsia dhe kohëzgjatja në shumë raste dietat e pasura me fibra, përdorimi i shumtë në sasi të ujit dhe lëngjeve të tjera dhe ndryshime në mënyrën e jetesës mund të jenë të suksesshme në lehtësimin e shenjave dhe parandalimin e përsëritjes së tij.

Trajtime të tjera

Trajtimi i kapsllëkut mund të lidhet me shkaqe të veçanta. Për shembull doktori mund të rekomandojë ilaçe ose kirurgji për të korrigjuar prolapsin anoracktal, situatë në të cilën pjesa e poshtme e zorrës del jashtë anusit.

Heqja kirurgjikale e zorrës mund të jete një opsion për pacientët me shenja të ashpra nga inercia. Gjithsesi të mirat e këtij operacioni duhet të peshohen kundrejt komplikacioneve të mundshme të cilat përfshijnë dhimbje të barkut dhe diarre.

Mund të bëhet kapsllëku serioz?

Shpeshherë kapsllëku mund të çojë në komplikacione, ku përfshihen hemorroidet të cilat shkaktohen për shkak të shtrëngimeve gjate defekimit ose fisura anale (të çara) të shkaktuara prej feçeve të forta. Si rezultat kemi hemorragji, e cila është gjak i kuq i pastër i dukshëm në WC.

Gjithashtu, edhe prolapsi rektal i lartpërmendur është një komplikacion i cili në disa raste është shumë i ashpër dhe kërkon korrigjim me kirurgji.

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix11 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix11 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet12 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore12 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix12 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix12 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar12 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix13 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal13 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook