Lidhu me ne

Mix

Çfarë duan femrat në seks në varësi të moshës që kanë?

The comprehensive guide to couple travel

Tema e seksualitetit është një ndër më delikatet dhe më të sikletshmet për tu diskutuar. Një mori me pyetje iu lindin si meshkujve edhe fermave për seksin. Sot do trajtojmë se si e përjetojnë femrat seksin në varësi të moshës së tyre.

Çfarë mendojnë femrat për seksin? Çfarë duan ato nga seksi? Çfarë u jep atyre më shumë kënaqësi?

Nga 16 -24 vjeç: Koha e zbulimeve

Kjo është në përgjithësi koha kur femra fillon të zbulojë seksin. Në këtë periudhë ajo është shumë kureshtare dhe do të provojë ndjesi të reja, pavarësisht se ende vet nuk e di se çfarë i pëlqen më shumë e çfarë i jep asaj më shumë kënaqësi. Gjithashtu në këtë periudhë femrat duan të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura pasi janë në një moshë ende të re dhe ka raste kur jo gjithmonë guxojnë të bëjnë atë që duan pasi mund ti druhen partnerit.

Nga 25-35 vjeç: Zhytje në kënaqësi

Kjo është mosha kur femrat e dinë shumë mirë se çfarë duan, e njohin trupin e tyre dhe dinë se si të marrin maksimumin nga marrëdhëniet seksuale. Në këtë moshë femra arrin kulmin e orgazmës dhe është e hapur me partnerin e saj për ndjesi të reja dhe për eksperimente në jetën e vet seksuale.

Nga 35- 45 vjeç: E lumtur me veten

Pas moshës 35 vjeç, femra në përgjithësi është në kulmin e realizimit të saj si nga ana personale ashtu edhe nga ajo profesionale, gjë që i jep asaj siguri dhe e bën të ndihet e qetë dhe e lumtur me veten. Në këtë moshë femra i njeh shumë mirë kënaqësitë e veta dhe nuk ngurron ti shijojë ato apo edhe të zbulojë ndjesi të reja seksuale. Problematikë në këtë periudhë mund të jenë rastet e menopauzës së hershme, që i shkaktojnë shumë ndryshime femrës.

Nga 45- 52 vjeç: Prag i ri

Kjo është një moshë e vështirë për seksualitetin e femrës. Së pari është periudha e menopauzës dhe së dyti femra në këtë moshë mund të humbasë vetëbesimin tek bukuria dhe trupi i saj, çka bëjnë që ajo mos të ndihet mirë dhe mos të ndihet tërheqëse për partnerin e saj. Femra mund të kalojë edhe momente shumë të vështira depresive në këtë moshë, por nëse është e rrethuar me dashuri në familje kjo mund të kthehet në një periudhë qetësie dhe harmonie shpirtërore për të.

Nga 52- 55 vjeç: Vrull i ri seksual

Ndryshe nga etapa e mëparshme, pas moshës 52 e deri në moshën 55 vjeç, femra ndryshon rrënjësisht në kahun pozitiv. Ajo tashmë e pranon faktin e ndryshimeve në trupin e saj, e pranon se nuk është më 20 vjeçe dhe se nuk ka nga çfarë të trembet. Ajo rifillon aktivitetin e saj seksual me shumë vrull dhe gjen ndjesi të reja seksuale me trupin e saj të ndryshuar. Nëse femra arrin të këtë një periudhë të mirë seksuale në këtë moshë, atëherë, ajo do të arrijë një harmoni shpirtërore të pamasë.

Pas moshës 55 vjeç: Pjekuri

Në këtë moshë femra ka arritur pjekurinë maksimale dhe ka përfituar një qetësi me veten. Është koha kur ajo duhet të kujdeset shumë për shëndetin dhe trupin e vet pasi nuk është më e re. Por megjithëse në këtë moshë, natyra i ka rezervuar surpriza dhe ka raste që ajo mund të shijojë dhe të ndjejë kënaqësi me orgazmën post-menopauzë. Gjithsesi, megjithë dëshirën e femrës për të pasur jetë të shëndetshme seksuale edhe në këtë periudhë të jetës së saj, më e rëndësishmja për të mbetet harmonia shpirtërore dhe të ndjerit e vetes të rëndësishme për njerëzit që e rrethojnë.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook