Lidhu me ne

Radar

“Putini nuk është Rusia” – Nga qelia e burgut, Navalny u bën thirrje rusëve për protesta të përditshme kudo ku ndodhen


Lideri i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny ka publikuar një seri postimesh në “Twitter” lidhur me operacionin  ushtarak të vendit të tij në Ukrainë, duke bërë thirrje për demonstrata të përditshme në të gjithë Rusinë dhe më gjerë.

“Nuk mund të presim më. Kudo që të jeni, në Rusi, Bjellorusi apo në anën tjetër të planetit, shkoni në sheshin kryesor të qytetit tuaj çdo ditë jave dhe në orën 14:00 gjatë fundjavave dhe festave.

Nëse jeni jashtë vendit, ejani në ambasadën ruse. Nëse mund të organizoni një demonstrim, bëjeni këtë në fundjavë. Po, ndoshta vetëm pak njerëz do të dalin në rrugë ditën e parë. Dhe në të dytën – edhe më pak. Por ne duhet, duke shtrënguar dhëmbët dhe duke kapërcyer frikën, të dalim dhe të kërkojmë përfundimin e luftës.”– bën thirrje Navalny.

Ai thekson se pavarësisht se qytetarët rus duan shumë të njihen për paqe, tani për fat të keq nuk mund të njihen të tillë.

“Ne – Rusia – duam të jemi një komb i paqes. Mjerisht, pak njerëz do të na quajnë kështu tani.”– shkruan ai nga burgu i sigurisë maksimale në lindje të Moskës ku mbahet i burgosur.

Por sipas tij rusët duhet “të paktën të mos bëhen një komb njerëzish të frikësuar e të heshtur” që “bëjnë sikur nuk e vënë re luftën”.

Ai shton: “Është dekada e tretë e shekullit të 21-të dhe ne po shikojmë lajme rreth njerëzve që digjen në tanke dhe shtëpi të bombarduara.”

Navalny shton se rusët po shikojnë në televizione kërcënimet reale për të nisur një “luftë bërthamore”.

Opozitari rus thekson se “Putini nuk është Rusia”.

Navalny ka kaluar një vit pas hekurave pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Muajin e kaluar ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin kohën e tij të burgut për më shumë se një dekadë.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook