Lidhu me ne

Radar

Lufta në Ukrainë, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: Edhe Profetët janë sprovuar, por Zoti është me ata që favorizojnë paqen!

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, në një komunikim me qytetarët, ka folur për situatën në Ukrainë. Ai ka thënë se edhe Profetët janë sprovuar gjatë rrugëtimit të tyre.

Spahiu theksoi se Kurani përmban hadithe të tëra me në fokus paqen. Ai nënvizoi se i lutet Zotit të vendoset paqja kudo në botë dhe konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt.

“Paqja është e vetmja alternativë! Nisur nga situata e ditëve të fundit që na ka prekur të gjithëve doja t’ia kushtoja komunikimit të sotëm me ju, paqes. Islami është fe e paqes dhe dhembshurisë. Profetët kanë qenë njerëzit më të përndjekur të njerëzimit. Kujtojini Musain, Lutin, Isain, për të ardhur te profeti më i fundit të zotit Muhamedi a.s. Cila ka qenë arsyeja e persekutimit të tyre? besimi. Profetët kanë grada të mëdha te Zoti, ndaj edhe sporvat e tyre kanë qenë të mëdha. Sprovë nuk është vetëm vuajtja, por suksesi, triumfi, ta menaxhosh atë nuk është e lehtë.

Profetët edhe kur kanë qenë triumfues janë sjellë butësisht. Nuk ka profet që ka qenë shkaktar dhune. Profeti ynë i dashur, Muhamed, ka kaluar sprova të mëdha. U persekutua, u largua nga vendlindja, por edhe triumfoi. Është shembull unikal i historisë së njerëzimit. Kur një person dëbohet nga vendlindja dhe kur kthehet futet në qytet me një butësi madhështore. Ky ishte shpirti që ai përfaqësonte. Islami stimulon vetëm paqen. Muhamedi a.l.s na ka thënë të synojmë paqen. Paqja dhe në rastet kur kushtet e marrëveshjes mund të duken jo të favorshme, frytet e saj janë më të ëmbla se sa lufta.

Progresi i njerëzimit arrihet nëpërmjet paqes. Nuk ka superioritet njerëzor. Profeti thotë: Superioriteti është në devotshmëri dhe ajo është më e lartë te njerëzit zemërbutë dhe paqësorë. Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd, kjo duhet të jetë motoja e njerëzimit. Allahu thotë se po të donte Zoti yt do të besonte gjithkush që banon në Tokë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për dëmet e shkaktuara mes 2 luftërave Botërore. Lufta ka pasoja shkatërruese me ndikim të gjerë.

Të shpëtojmë veten nga një shkatërrim i tij. Të shpëtojmë brezat e ardhshëm. Luftrat janë të llahtarshme. Cili është kontributi që mund të japim? Të mos duartrokasim zullumqarët kudo që janë ato. Zoti në Kuran përsërit shpesh: Edhe paqja është më e mira. Dje pata një komunikim me myftiun e Ukrainës.

U solidarizova me të, besimtarët dhe qytetarët e Ukrainës, në emrin tim personal e të gjithë juve. Është e vështirë të shohim perceptimin e panikun që përjeton një luftë. Të mos harrojmë kur disa vite më parë, motrat dhe vëllezërit tonë në Kosovë u masakruan nga pushtuesit. I lutem Zotit që Bota të gjej paqe. I lutem Zotit për kombin tonë që të mos të na sprovojë me sfida të tilla të pa përballueshme”, tha Spahiu.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix21 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix21 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar21 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar21 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix21 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook