Lidhu me ne

Radar

Lajmet e fundit: Si është situata në Ukrainë

Dita 69 e luftës: Si është situata në UkrainëPHOTO CREDITS: ALEXANDER ERMOCHENKO/REUTERS

· Disa nga civilët e parë që u evakuuan nga një fabrikë gjigante çeliku në Mariupol thuhet se mbërritën të hënën në qytetin e Zaporizhzhia. Më shumë se 100 civilë – kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar – u evakuuan nga uzina e çelikut Azovstal, tha në një deklaratë policia ushtarake e Ukrainës. Qindra njerëz besohet se kanë mbetur ende të bllokuar në qytet.

· Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se numri i viktimave të civilëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus ka tejkaluar 3,000 njerëz.

· Rusia po planifikon të aneksojë Donetskun dhe Luhanskun pasi dështoi të marrë në kontroll Kievin dhe të rrëzojë qeverinë atje, u tha gazetarëve ambasadori i SHBA-së për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Rusia gjithashtu mund të konsiderojë të bëjë të njëjtën gjë në Kherson, ku tashmë ka detyruar përdorimin e monedhës së saj, rubla.

· Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, iu kërkua të shpjegonte se si Rusia mund të thoshte se po përpiqej të “denazifikonte” Ukrainën kur presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, është hebre, në një intervistë për Mediaset. Lavrov u përgjigj se Adolf Hitleri “kishte gjak hebre” dhe mbrojti politikën e “denazifikimit” të Rusisë në Ukrainë, termi i Kremlinit për një spastrim gjithëpërfshirës që Ukraina thotë se është një pretekst për “vrasje masive”.

· Gjermania tha se ishte e gatshme të mbështeste një embargo të menjëhershme të BE-së ndaj naftës ruse. “Ne kemi arritur në një situatë ku Gjermania është në gjendje të përballojë një embargo të naftës,” tha ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck të hënën në Bruksel, ku u takua me kolegët e BE-së.

· Unioni i Shoqatave Europiane të Futbollit (UEFA) ka ndaluar pjesëmarrjen e klubeve ruse të futbollit në sezonet 2022-2023 në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kombeve. Oferta e Rusisë për të pritur turnetë Euro 2028 dhe Euro 2032 gjithashtu nuk është më e pranueshme.

Burimet: Guardian, Reuters

MË TEPËR

Kioske5 minuta më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar9 minuta më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore14 minuta më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix23 minuta më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix25 minuta më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar29 minuta më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix37 minuta më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix39 minuta më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix41 minuta më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook