Lidhu me ne

Kryesore

‘Pronë e familjes së ministres Xhaçka’-‘Dreamades Luxury Suites’ merr për 30 vite edhe plazhin në Himarë (VENDIMI)

‘Pronë e familjes së ministres Xhaçka’-‘Dreamades Luxury Suites’ merr për 30 vite edhe plazhin në Himarë (VENDIMI)

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin për lejimin e përdorimit të brigjeve dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Dreamades Luxury Suites”, në Himarë. Në vendimin e miratuar nga qeveria, thuhet se ky komples në Gjilekë të Himarës, ka një afat përdorimi të bregdetit përballë ndërtesës për 30 vjet.

Bashkia Himarë ka detyrimin që, brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik ‘AGTTC Hotel Management’ sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

MCN TV thotë se sipas ekstraktit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, pronare e kompanisë AGTCC Hotel Management është një shtetase amerikane nga Massachusetts e quajtur Tawni Lin Grzych-Sutton. AGTCC Hotel Management është themeluar në 25 qershor 2021. Veprimet për regjistrimin e saj në QKB janë kryer nga Iris Erebara, juriste e kompanisë AG. TCC, që zotërohet nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Adresa e kompanisë AGTCC Hotel management është në një dyqan në pallatin Kristi-Co, që gjendet në Rrugën “Dervish Bej Mitrovica.” Në të njëjtën adresë, në të njëjtin dyqan gjendet edhe dy kompani të tjera. Ato quhen Peninsula Development dhe Generate, me administrator shtetasin Idlir Lopçi, njëkohësisht edhe ish-administratori i kompanisë AG. TCC që zotërohet nga familja e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Kompania tjetër Generate zotërohet nga Andi Canaj, punonjës i kompanisë AG TCC të Artan Gaçit. Peninsula Development, Generate dhe AGTCC Hotel Management janë satelite të pronarit real, që po merr tokën në bregdetin e Himarës, kompanisë AG TCC, që së fundmi ka shtuar në vendet ku ushtron aktivitetin edhe adresën Gjilekë Himarë, pikërisht në vendin ku do të ndërtohet resorti Dreamades Luxury Suites.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Dreamades Luxury Suites”, Gjilekë, Himarë, i cili me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, ka përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”.

2. Afati për përdorimin e brigjeve dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, sipas këtij vendimi, të jetë 30 (tridhjetë) vjet, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

3. Bashkia Himarë ka detyrimin që, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “AGTTC Hotel Management” sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë.

4. Investitori strategjik “AGTTC Hotel Management”, sh.p.k., me NUIS M11825022K, duhet të paraqesë pranë Bashkisë Himarë kërkesën dhe dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) Planvendosjen e sipërfaqes, për të cilën subjekti kërkon të lidhë kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore;

b) Përshkrimin e aktivitetit që do të realizojë në sipërfaqen, për të cilën kërkon të lidhë kontratë.

5. Përdorimi i brigjeve dhe i zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror, të përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi për turizmin, përkundrejt pagesës së tarifës, në përputhje me tarifën e plazheve, të përcaktuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Himarë. Kjo tarifë të aplikohet vetëm për sipërfaqen objekt kontrate, sipas pikave 3 dhe 4, të këtij vendimi, të lidhur me Bashkinë Himarë, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.

6. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Himarë.

7. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “AGTTC Hotel Management”, sh.p.k., me NUIS M11825022K, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe në përputhje me përcaktimet e kontratës përkatëse, që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Himarë.

8. Ngarkohet Bashkia Himarë për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik, në zbatim të këtij vendimi dhe të vendimit nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar. Në këtë kontratë të parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik, si dhe penalitetet përkatëse. Kontrata për dhënien me qira të përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, me koordinata sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, nën juridiksion të Bashkisë Himarë, të ketë afat një periudhë 30-vjeçare, me kusht që investitori të mos ndryshojë destinacionin e pronës (përfshirë, por pa u kufizuar, ndërtimin, dhënien me qira palëve të treta).

9. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Himarë dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook