Lidhu me ne

Mix

Çfarë janë ëndrrat? Çfarë na tregojnë ëndrrat ?

Ja çfarë zbulojnë për ju ëndrrat që shihni në gjumë

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Sarah Jay “Discover Magazine”

Të gjithë ne kemi parë një ose dy ëndrra të jashtëzakonshme në jetën tonë. Dhe efektet që  kanë ato në jetën tonë të përditshme janë studiuar prej vitesh. Ëndrrat që shohim kanë një tematikë të zakonshme, ashtu siç disa të tjera janë të çuditshme që përfshijnë gjëra që nuk do të ndodhin kurrë në jetën reale.

Jo rrallëherë ato lidhen me disa nga veprat më të famshme të artit. Madje, disa pretendojnë se ato janë një portë që na shpie drejt botëve të tjera. Por çfarë janë ëndrrat, dhe çfarë na tregojnë ato për atë se kush jemi ne në thelb? E vërteta mbi to mund t’ju habisë.

Çfarë janë ëndrrat?

Ëndrrat ndodhin në ciklin e gjumit të Lëvizjes së Shpejtë të Syve (REM), ku truri është më aktiv dhe më shumë i ngjashëm me trurin kur jemi zgjuar. Kohëzgjatja e ëndrrave tona ndryshon, ndërsa shfaqja, të kujtuarit dhe kuptimi i ëndrrave varen shumë nga individi që i ka përjetuar ato.

Ëndrrat kanë disa qëllime biologjike. Ato na ndihmojnë të përpunojmë emocionet tona, e përforcojnë kujtesën tonë, pastrojnë hapësirën tonë mendore, dhe ndihmojnë në funksionet standarde të gjumit.

Ndërsa mund të duket sikur nuk kanë asnjë lidhje me gjendjen tonë të ndërgjegjshme, këto procese biologjike kanë në fakt një peshë të konsiderueshme në jetën tonë të përditshme.

Pa funksionimin e duhur të procesit të gjumit, ne jemi më të rrezikuar të prekemi nga sëmundje të rrezikshme. Kjo e bën edhe më të rëndësishëm një cikël të shëndetshëm të gjumit në fazën REM.

Një aspekt tjetër interesant i ëndrrave, është se zakonisht përsëriten të njëjtat ëndrra që ndodhin bazuar në përvojat tona individuale. Temat mbizotëruese të ëndrrave përfshijnë rënien e dhëmbëve, lakuriqësinë në ambiente publike, vonesën në një takim të rëndësishëm dhe paralizimin e gjymtyrëve. Ndërsa ëndrrat mund të jenë unike për atë që i sheh, është interesant fakti që shumë njerëz përjetojnë ëndrra me një tematikë të njëjtë.

Interpretimi i ëndrrave përmes historisë

Edhe pse mund të duket një disiplinë e re, interpretimi i ëndrrave daton që në kulturën sumeriane 3000 vjet më parë, në një territor ku ndodhet sot Iraku. Dëshmi të analizës së ëndrrave nga priftërinj ka pasur edhe kohën e Egjiptit të Lashtë.

Mjekët në kulturat e lashta greke, përdornin trajtime të ndryshme që kishin në qendër ëndrrën për shërimin shpirtëror. Në vitin 1900, Frojdi ia kushtoi një pjesë të punës së tij interpretimeve të tyre, duke i parë ëndrrat si “mbetje të ditës”, apo si reflektime të thjeshta të jetës sonë të përditshme.

Bashkëkohësi  i tij Karl Jung, kreu një studim që shqyrtoi 697 ëndrra gjatë 23 netëve. Ai zbuloi se ata që kujtonin simbolet arketipale në ëndrra ishin më intuitivë. Ndërkohë, ata që i kujtonin ëndrrat çdo ditë kishin personalitete më introverte (më të mbyllura). Ky është themeli i analizës së ëndrrave pasi lidhet me personalitetin në fushat e sotme të shkencës psikologjike.

Çfarë na tregojnë ëndrrat

Ndërsa ëndrrat dhe kujtimi i tyre, kanë diçka për të na treguar për personalitetin, studimet e fundit sugjerojnë se ëndrrat zbulojnë diçka më të përgjithshme. Ato na tregojnë sesi truri ynë funksionon në mënyrë unike nga individët e tjerë.

Psikologët sot duket se mendojnë se ëndrrat na tregojnë shumë për neurobiologjinë tonë, e cila ndikon tek mënyrën se si jetojmë në jetën reale. Nëpërmjet ekzaminimit të lidhjes midis ëndrrave dhe elektroencefalogramës (EEG), neurobiologët përcaktuan se të njëjtat funksione themelore të trurit ndodhin gjatë procesit të ëndërrimit, sikurse ndodhin gjatë gjendjeve të vetëdijshme, pa kompetencën e funksionit ekzekutiv që është i pranishëm kur njerëzit janë zgjuar.

Studiuesi i ëndrrave Uilliam Domhof e çon edhe më tej këtë tezë, duke pohuar se ëndrrat janë thjesht një pasqyrim i jetës së vetëdijshme. Ndërsa ne zhytemi në një gjendje gjysmë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme në gjumë, aktivizohet korteksi ynë vizual dytësor, duke na dhënë një pamje të gjallë bazuar në aktivitetet e përditshme.

Studimet e kryera dekadat e fundit, kanë ekzaminuar lidhjet midis ëndrrave dhe çrregullimit të personalitetit të shumëfishtë (MPD). Studiuesit gjetën të përbashkëta midis ëndrrave që shikonin pacientët me sindromën MPD.

Një pyetje që lind veçanërisht ka të bëjë me ëndrrat për veten e tyre apo personalitete të tjera. Këta studiues sugjerojnë se integrimi i këtyre personaliteteve ne jetën reale, mund t’i ndihmojë ata që vuajnë nga MPD të kuptojnë veten më mirë, duke ndihmuar kësisoj në përmirësimin e jetës së tyre.

Kohët e fundit, shkencëtarët që studiojnë ëndrrat zbuluan se aktualizimi i tyre, në realitet mund të nxisin kreativitetin tek personat që mund të mos kenë prirje imagjinative. Ata sugjerojnë se ëndrrat frymëzojnë shumë krijimtarinë. Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë ëndrrat, nuk mund të mohohet ndikimi që ato kanë në jetën tonë të përditshme.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook