Lidhu me ne

Radar

Braktiset nga të gjithë/ Deputetët që kërkojnë largimin e Bashës dhe ata që e mbështesin pas humbjes në zgjedhje

Lufta sapo ka filluar”/ Lulzim Basha thyen çdo rekord humbjeje | CNA.AL

Partia Demokratike doli forcë e tretë në zgjedhjet e 6 marsit. Kjo solli reagime të shumta në radhët e demokratëve, të cilët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, i cili nuk arriti të siguronte asnjë fitore për ta ndër vite.

Nga ana tjetër, kryedemokrati refuzon që të mbajë përgjegjësi personale, duke thënë se s’ka humbur asnjë garë në jetën e tij dhe duke renditur justifikime për humbjen e gjashtë si kryetar i Partisë Demorkatike.

Basha mblodhi dje deputetët për të diskutuar rreth rezultatit që shënoi partia në zgjedhje, ndërsa shumë prej tyre i kërkuan të jepte dorëheqjen. Pas kësaj humbje, Basha u braktis edhe nga besnikët e tij.

Në media janë zbardhur deklaratat e Bashës dhe deputetëve në mbledhjen që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në selinë blu. Ndër deputetët që i dolën kundër ishin Ferdinand Xhaferri, Grida Duma, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Xhelal Mziu, etj, ndërsa Agron Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga funksionet në parti.

Debatet në mbledhje

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit per te marre pjese ne zgjedhje. Nesër mblidhen organet e tjera te partisë.

Ferdinand Xhaferri: Jam më i vjetri dhe me më eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD-në, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.

Lulzim Basha: S’kam humbur asnjë garë. I kanë vjedhur.

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund te na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu. Nuk e kam parë kurrë PD si lopë për ta mjelë, por përkundrazi kam dhënë shume e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD. Mandatin se shoh si privilegj absolutisht. Po te deklaroj qe nëse nuk ka zgjidhje ne PD mua mos me konsideroni me për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ilda Dhori: Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyllur duhet të zgjedhin demokratet cili na bashkon.

Helidon Bushati: Duhet të shkojmë përtej egos. Duhet kongres pajtimi, të bashkohemi! Duhet të gjithë në këtu dhe koleget tanë të ‘Shtëpisë së lirisë’ të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku per te mirën e përgjithshme disa duhet te bejne nje hap prapa.

Emilia Koliqi: Bëj deklarate dorëheqjeje. Saliu është i ikur. Largohu që të bashkojmë partinë pa Berishën.

Agron Gjekmarkaj: T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet një kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa. Duhet një komision që do ta çojë PD në zgjedhje. Unë do të mbetem një deputet i thjeshtë.

Lefter Gështenja: Duhet të bëni një hap pas ju i pari pastaj me radhë të gjithë në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet me kështu duhet reflektim i thellë nga të gjithë nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD-në. Nëse na dhimbset vërtetë PD-ja duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratet janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren janë larguar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu.

Selaudin Jakupllari: Duhet të punojmë për bashkim, duhet të reflektosh. Berisha e ka mbyllur me PD por duhet të bashkojmë bazën.

Ramadan Lika: Nuk të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues, jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje. Ti thua se “s’kena humb”, si nuk kena humb, jemi shkatërru. Nuk duhet të dalim pa vendim që këtu.

Kasem Mahmutaj: Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve! Ne mund të flasim gjithë natën por këtij debati zgjidhje i jep vota!

Grida Duma: Para se të na drejtohesh ne me pyetje, kam unë një pyetje për ty: “A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale, personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90% dhe numrat 2, 3 apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha.

Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën “Berisha kundër Bashës”, por nuk e evituam dot.

Ju thoni sot ketu “o te jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha”, pra o unë, o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është ende më i rrënjosur. Kjo garë u bë “PD kundër PD” dhe kjo nuk është në asnjë moment e pranueshme më. Nëse doni të jeni i sinqertë vertet ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.

Elda Hoti: Duhet guxim, kemi turp nga familjarët. Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë se gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes, por tani po vihet ne diskutim dinjiteti. Nuk të pranojnë zoti Basha. S’është më në dëshirën apo vullnetin tonë!

Xhelal Mziu: Zoti Basha, zgjedhjet u humbën. Ju keni përgjegjësi dhe duhet të jepni dorëheqje.

Por kishte edhe nga ata deputetë që dolën në mbështetje të Bashës. Kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj, deputeti Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri kërkuan që përgjegjësia për humbjen të mos binte mbi Bashën.

Oriola Pampuri: Ne e dinim që do dilnim kështu sepse ishin zgjedhje kurth. Normale është të bashkohemi me demokratët në terren. Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet e 2023. S’kemi kohë.

Enkelejed Alibeaj: Ne morëm këtë rezultat se këto zgjedhje ishin kurth për PD. Zgjedhjet janë në prag e duhet të nisim punën. E dija që do humbisnim në Shkodër. Duhet të ofrojmë pozitivitet. Të flasim hapur me demokratët.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook