Lidhu me ne

Radar

Nga Prenga te Bllako, kush janë deputetët socialistë që u arrestuan gjatë qeverisjes Rama

Nga Prenga te Bllako, kush janë deputetët socialistë që u

Debati publik është përqëndruar te afera e inceneratorëve, ku një ditë më parë SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Ky i fundit ka bërë me dije se do të dorëzojë sot mandatin dhe se do të përballet me drejtësinë.

Partia Socialiste “e braktisi”, duke theksuar se nuk do të bëhet zyrë avokatie e askujt dhe se ka disa vija të kuqe. Socialistët janë në pushtet që prej vitit 2013 dhe rasti Bllako nuk është i parë.

Në këto nëntë vite, ka pasur edhe deputetë të tjerë socialistë që janë arrestuar. Rasti i parë ka ndodhur në mars të 2015-ës, ku në pranga ra ish-deputeti kristiandemokrat, pjesë e aleancës së Partisë Socialiste, Mark Frroku dhe deputeti Tom Doshi.

Prokuroria i akuzoi deputetët për deklarim të rremë në lidhje me dëshmitë e tyre për një skenar për vrasjen e Doshit. Disa muaj më pas u arrestua në flagrancë deputeti Armando Prenga.

Ky i fundit u përfshi në një konflikt më armë dhe ua rrestua vetëm disa orë pasi ndodhi ngjarja. Rasti më i bujshëm ishte ai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Në 2017-ën, Prokuroria i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizim për arrestim të ish-ministrit. Ai u akuzua për bashkëpunim me grupin “Habilaj” në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Beteja e Tahirit me drejtësinë zgjati për disa vite. Më 4 shkurt të këtij viti ai u dënua me vendim të formës së prerë me 3 vite e 4 muaj burg. Ndërsa Lefter Koka, i cili u zgjodh deputet me siglën e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit dha dorëheqjen vetëm disa ditë para mbledhjes së Kuvendit të ri në shtator dhe më pas u arrestua në muajin dhjetor.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook