Lidhu me ne

Kioske

Helmim ushqimi në gostinë e Ilir Metës

Prej afro një dekade, në ambasadat amerikane në vendet e Evropës Juglindore është vërejtur një fenomen i ri, rokada e takatit.

Më përpara stafi i Departamentit të Shtetit ishte në rresht të dytë dhe komandën për punët kryesore e kishte stafi i inteligjencës, CIA. Pas vitit 2012 Departamenti i Shtetit mori valencë dhe stafi i aparatçikëve diplomatikë prevalon mbi kuadrot e inteligjencës.

Janë burokratët e Departamentit të Shtetit ata që marrin vendimet më të rëndësishme. Ky ndryshim strukturor i ambasadave ka dhënë efektet e veta në të gjitha nivelet, duke nisur nga kafenetë e Tiranës e deri në zyrat më të rëndësishme nga ku drejtohet shteti shqiptar.

Fjala vjen, diku pranë rrugës së Kavajës, pas Ministrisë së Arsimit është një klub ekskluziv me kartë anëtarësie i quajtur “Bar Hemingway Tirana”. Një mjedis që shpesh frekuentohet dhe nga burokratë të ambasadës amerikane, aq sa vitin e shkuar ndodhi një episod jo fort i këndshëm.

Dy aparatçikë të ambasadës, të ardhur në qejf nga avujt e alkoolit dhe birrave që po i konsumonin radhë, ashtu duke flirtuar me disa vajza të bukura në tavolinën përbri, nisën të mburreshin se si gjithë ministrat, deputetët e drejtorët e Tiranës nuk ishin gjë tjetër veçse ‘them bitches’ (kuçkat e ambasadës), të cilët spiunonin kolegët dhe tregonin sekrete në zyrën ekzekutive të ambasadës për të shpëtuar lëkurën e tyre e për t’i bërë gropën njëri-tjetrit. 

Situata u bë më interesante kur dy diplomatët e dehur nisën të përmendnin dhe ndonjë emër, pa e ditur se njëra prej vajzave në tavolinën përbri ishte as më shumë e as më pak se sa kunata e zy/ministrit shqiptar që ata po e tallnin dhe po e komentonin si spiun dyleksh.

Ky është vetëm një ndër episodet banale të kafeneve të Tiranës, që reflekton arrogancën dhe mungesën e profesionalizmit të një stafi që nuk udhëhiqet më nga inteligjenca, por nga burokratë të eksituar dhe arrogantë. Një lloj sekti pa busull, por me shumë pushtet në këtë vend të vogël e të prapambetur ku anglishtja konfondohet me kompetencën.

Arroganca e sektit është bërë sistemike dhe ka tejkaluar me kohë birraritë duke u mbivendosur egër mbi institucionet kyçe të shtetit shqiptar.

Kur Foltorja e Sali Berishës po demonstronte mbështetje të gjerë popullore dhe kur sondazhet e muajve janar-shkurt po sugjeronin një rënie progresive të kuotave të Lulzim Bashës, disa prej zyrtarëve të kësaj ambasade nisën të shpreheshin në takime individuale për “miscalculation”. Hesape të gabuara.

Sipas disave prej tyre, në fillim duhej të ishte bërë procedimi penal i Berishës dhe më pas shpallja “no grata” që gjëja të funksiononte.  

Por edhe ky arsyetim ngjan më shumë si një “gromësimë birrarie”, jo vetëm pse ekuacioni i Berishës mbart disa ndryshore, por edhe sepse stafi i kësaj ambasade rezulton me “miscalculations” për çështje shumë më elementare se sa ajo e Berishës.

Titullarja përshembull, zonja Yuri Kim, në kulmin e tensioneve me Partinë Demokratike në verën e vitit të kaluar, postonte foto tepër të çuditshme në Instagramin e saj, gjatë ekskursioneve private që ajo bënte në Përmet e shoqëruar buzagaz me fotografen personale të kryeministrit.

Do duhej shumë pak “calculation” që zonja Kim të shmangte kuriozitetin e shtuar në Tiranë mbi faktin se çfarë e lidh atë në një miqësi aq buzagaz me fotografen e kryeministrit. Do mjaftonte  vetëm që fotot të mos postoheshin në Instagram për të shmangur gjithë thashethemnajën dhe spekulimet që prej 6 muajsh gëlojnë në Tiranë. 

Është një lloj koktejli ekstravagance, e përzier me harbutëri dhe dell torollakeje kur vetëm pak ditë pasi e ke kërcënuar opozitën se do “përfundojë duke ngrënë bar”, të pispillosesh në instagram bashkë me fotografen personale të kryeministrit.  

Këto detaje elementare nuk ka akademi diplomacie, staf profesional apo dhe profesor etike që mund të t’i mësojë, nëse nuk i kupton dot vet.  Nuk ka fare nevojë për “calculation”, mjafton të pyesësh veten “kush jam” ose “ku po më çon mushka”.

E njëjta gjë vlen dhe për atë twitterin e famshëm ku titullarja e ambasadës i kërcënohej votuesve shqiptarë, në rast se ata do votonin më 6 mars kandidatë që ajo nuk i “calculation”.

Kjo ishte jo vetëm një fyerje brutale ndaj të zotëve të shtëpisë, por ishte fyerje e bërë në një kryeqytet ku pjesa dërrmuese e zonjave aziatike rezidente, punojnë si masazhiere për të zotët e shtëpisë. 

Ishte si të thuash, një si britmë histerike e ardhur nga një lloj kategorie që neve jemi mësuar të na ledhatojë me stil.

Por mbi të gjitha ishte një britmë histerike që me gjasë dëmtoi kuotat elektorale të Lulzim Bashës më 6 mars.

E meqenëse jemi te 6 marsi, kjo datë po që mund të quhet një “miscalculation” i hidhur.

Sepse një operacion të kurdisur të paktën dy vite më parë për shpalljen e Berishës “non grata”, të shoqëruar më tej me presione dhe ndërhyrje të ashpra diplomatike, çarje dhe rrëmbim të Partisë Demokratike pa garë, Ilir Metës ju desh vetëm një stilolaps e një fije letër për ta bërë NUL, duke dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit.

U duk sikur 2 vite ishin “miscalculuar” për ta bërë kurban Berishën, për ta therur e për ta bërë gosti, sepse kishin harruar të “calculation” orën dhe vendin e gostisë.

Këto detaje i kalkuloi me precizion një “kuzhinier i apasionuar”si ilir Meta, e fiksoi ai orën dhe vendin e gostisë së 6 marsit, gosti nga e cila Yuri Kim dhe Lulzim Basha përfunduan me helmim ushqimi. /Hashtag.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix17 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix17 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix17 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix17 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix17 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar18 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport18 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix18 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix18 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook