Lidhu me ne

Mix

Fundi i një dashurie! Gjërat që nuk duhet të bëni pas ndarjes

Ndarja është një fenomen që ndodh ne jetë për shumë arsye. Shpesh ndarjet janë të oakuptueshme, mjafto në një moment që një nga partnerët të thotë do të ndahemi dhe largohet.

Madje shumë lidhje, marrëdhënie serioze, martesa përfundojnë. Kjo është një përvojë e dhimbshme për të gjithë, shpesh përjetohet si një dështim. Si një humbje. Kur një dashuri mbaron, nuk ka asnjë përgjegjës, por e gjithë kjo ndodhë si një rrufe në qiell të hapur.

Më poshtë do të lexoni çfarë duhet të keni parasysh nëse ndaheni nga partneri;

Mos e shprehni fundin e një dashurie në rrjetet sociale

Shpesh, veçanërisht në ditët e sotme, kur rrjetet sociale tregojnë praktikisht jetën e njerëzve, tundimi për të vëzhguar profilin e ish-partnerit mund të lindë. Dhe, po aq shpesh, nëse plaga dhemb, mund të lindë tundimi për hakmarrje përmes postimeve, mesazheve dhe komenteve. Shmangni shfaqjen e emocioneve tuaja. Pëlqimet nuk do ta bëjnë atë të kthehet, mëshira nuk do të jetë ndonjë ndihmë për ju, vetëkënaqësia e ziliqarëve do të hedhin vetëm më shumë kripë në plagën tuaj.

Mos kërkoni hakmarrje

Është shumë e zakonshme, kur dikush iu ka lënë për një dashuri të re, të doje që t’ia ktheje në të njëjtën mënyrë. Një qëndrim emocional dhe impulsiv, i cili nuk shmang zhgënjimin e asaj që ndodhi! Nisja e një historie të re menjëherë, për shkak të krenarisë, do të shërbejë vetëm për të rritur ndjenjën e vetmisë dhe boshllëkut që ju tani ndjeni.

Mos bëni skena në publik

Revistat e përditshme tregojnë për skena në publik që dëshmojnë për fundin e dashurisë. Për çfarë janë ato? A shërbejnë për të kthyer partnerin? Më mirë shmangini ato! Zgjidhni gjithmonë dinjitetin tuaj. Zemërimi konsumon energjinë tuaj në mënyrë të panevojshme, ndërsa dhimbja e jetuar mund të rrisë fuqinë tuaj të brendshme.

Shmangni lutjet

Me siguri dhimbja që ndjeni për fundin e dashurisë është aq e fortë dhe tundimi për të kërkuar ish-partnerin është diçka e vështirë për t’u kontrolluar. Sidoqoftë, duhet të mbani mend se një marrëdhënie nuk duhet të bazohet në dhembshuri. Kurrë. Mos e poshtëroni veten dhe vlerën tuaj. Nëse dikush nuk e vlerëson atë që jeni dhe çfarë keni për të ofruar, shkoni përpara. Është më mirë që të lini vendin e lirë për ata që dinë t’ju vlerësojnë dhe t’ju duan.

Shmangni kontaktin me anëtarët e familjes

Pas përfundimit të një dashurie që mund të ketë zgjatur me vite, është normale që partneri i lënë të kërkojë një konfrontim me anëtarët e familjes së ish-partnerit. Mos e bëni. Ju do të vëni në siklet veten dhe të tjerët. Bëni një shkëputje të sjellshme.

Mos kërkoni menjëherë një partner të ri

Të jetosh një marrëdhënie nuk është një detyrim. Pra, pas një ngjarjeje të tillë traumatike, është shumë më mirë të kesh pak kohë për të reflektuar, për veten tënde. Vetëm pas kësaj faze të riorganizimit të ndjenjave dhe emocioneve tuaja do të jeni gati për një marrëdhënie të re. Fundi i një dashurie nuk është fundi i gjithçkaje. Është vetëm fundi i një kapitulli në jetën tuaj. Ktheni faqen dhe filloni të shkruani përsëri…

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore8 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook