Lidhu me ne

Mix

Kush janë më të pasurit e Italisë nën 30 vjeç për vitin 2022

Që nga viti 2018, revista prestigjioze ‘Forbes Italia’ shpërblen më të mirët e sipërmarrjes rinore italiane. Të rinj që me idetë e tyre vizionare kontribuojnë për të revolucionarizuar mënyrën se si ne jetojmë, punojmë, argëtohemi apo edhe hamë. Është një komunitet që edhe këtë vit do t’u japë hapësirë sipërmarrësve, menaxherëve, artistëve, sportistëve dhe shkencëtarëve që kanë pasur guximin të investojnë në projektet e tyre dhe t’i realizojnë suksesshëm ato.

Në një skenar gjeopolitik të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm si ky që jetojmë, të flasësh për talentin nën moshën 30-vjeçare është shërim. Është një mënyrë për të kujtuar se në Itali (dhe, pa dyshim, në çdo vend tjetër të botës) ka shumë talente nga moda, sporti, kujdesi shëndetësor, teknologjia dhe financa – në pothuaj çdo fushë, që po ndryshojnë vendin duke prezantuar idetë e tyre brilante në të gjithë botën.

Rreth 100 emra të rinjsh janë të ndarë në 20 kategori, duke u prezantuar së bashku me 600 emrat e ‘Forbes USA’ dhe duke treguar se edhe në një periudhë kaq të errët si kjo që po jetojmë, kreativiteti nuk ka bërë kthim pas.

Në kopertinën e marsit 2022, më e mira e të rinjve italianë është Camilla Colucci, bashkëthemeluese e ‘Circularity’, një platformë industriale që integron në një sistem të vetëm të gjithë aktorët e ekonomisë: “Katër vjet më parë kompanitë nuk ishin të prirura (disa ende nuk janë) për të përdorur shërbimet online të ofruara si ‘ankande’ të mbetjeve të tyre; prandaj ne kemi aktivizuar shërbimet e konsulencës tekniko-strategjike për t’i drejtuar ata drejt një ndërgjegjësimi më të madh për vlerën e simbiozës industriale”,– thotë Colucci ndër të tjera.

Mes dhjetëra emrave të tjerë të të rinjve të talentuar, “Forbes” rendit Giulio Bozzo e Andrea Marec, bashkëthemelues të ‘Reasoned Art’; 18-vjeçaren Arianna Pozzi, e cila në moshën 15-vjeçare themeloi startup-in e teknologjisë së modës ‘Gaia My Friend’, një aplikacion që falë inteligjencës emocionale, hyn në empati me përdoruesin duke i dhënë këshilla stili.

Emra të tjerë të rinjsh që kanë kontribuuar në fusha të ndryshme të jetës, si; teknologji, shkencë, art, fashion design etj, ‘Forbes’ rendit:

Andrea Saliola e Pier Paolo Ceccaranelli, Gabriele Bianchi, Andrea Lippolis, Alessandro Marinella, Chiara Marconi, Irene Gullotta e shumë të tjerë.

Të gjithë këta të rinj, me moshë maksimale 30 vjeç, janë talente që premtojnë në fusha të ndryshme të jetës, që me artin e tyre janë kthyer në burim frymëzimi jo vetëm për bashkëmoshatarët, por të gjithë brezat që besojnë se e ardhmja, pa dyshim, do të jetë më e mirë nëse ua besojmë atë atyre që guxojnë dhe gjejnë hapësira edhe në skutat më të errëta ky sytë nuk mund të shquajnë.

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix6 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix6 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike6 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix6 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix6 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix7 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix7 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet7 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook