Lidhu me ne

Mix

Çfarë të hamë gjatë shtatzanisë ?

SI TË USHQEHEMI SHËNDETSHËM GJATË PËRIUDHËS SË SHTATZANISË

Ushqehemi shëndetshëm gjatë shtatzanisë

Ushqehemi shëndetshëm gjatë shtatzanisë

Ushqehemi shëndetshëm gjatë shtatzanisë

Çfarë do të thotë ‘’dieta’’ gjatë shtatzanisë? Kur ne i referohemi dietës apo ushqimit të shëndetshëm gjatë periudhës së shtatzanisë nuk po flasim për kufizime në kalori apo humbje në peshë. Humbja në peshë gjatë kësaj periudhe mund të rezultojë e rrezikshme për ju dhe bebin tuaj, sidomos nëse ju keni ndaluar elemente të rëndësishme si hekuri, acidi folik apo vitamina të tjera nga dieta juaj.

Prandaj rekomandohet shmangia e dietave të njohura si Atkins, South Beach, The Zone, Dieta e Ushqimeve të gjalla etj.

‘’Dieta’’ që ne këshillojmë gjatë periudhës së shtatzanisë i referohet zakonit të ushqimit për të siguruar që ju po merrni vlerat që ju duhen nga to për vetën dhe foshnjen tuaj. Të ushqehesh mirë gjatë kësaj periudhe është esenciale për rritjen dhe zhvillimin e bebit. Në mënyrë që ju të arrini ti merrni të gjitha vlerat që ju nevojiten ju duhet të konsumoni ushqime nga grupe të ndryshme si frutat , perimet, drithrat, dhe burime të proteinës por dhe bulmet.

Ju duhet të konsumoni rreth 300 kalori shtesë në ditë.

Grupet e Ushqimeve

Ushqehemi shëndetshëm gjatë shtatzanisë

Është gjithmonë e rëndësishme të konsumoni një shumëllojshmeri të ushqimeve gjatë ditës për të siguruar që po merrni gjithë vlerat e nevojshme që trupi ka nevojë për ty por dhe për bebin tuaj. Më poshtë ne po ju rikujtojmë disa nga grupet e ushqimeve të sugjeruara për të pasur një shtatzani të lehtë dhe një foshnje të shëndetshme.

Frutat dhe Perimet:

Frutat dhe perimet përmbajnë vlerat më të rëndësishme për femrat shtatzëna sidomos Vitaminën C dhe acidin folik. Një grua shtatzënë ka nevojë për minimalisht 70mg të vitaminës C në ditë, e cila gjendet lehtësisht në fruta si portokalli, rrushi, pjepri por edhe në perime si brokoli, domatja dhe lakra.

Në mënyrë që të parandaloni difekte në kordonin e bebit, rekomandohet rreth 0.4mg acid folik në ditë. Një burim i mirë i acidid folik janë bishtanjoret si dhe mishi i viçit. Ju duhet të konsumoni perime përditë.

Drithrat:

Burimi kryesor i energjisë së trupit në shtatzani vjen nga karbohidratet esenciale të gjetura në drithra. Drithrat e plota ju ndihmojnë të konsumoni vlera ushqimore si hekuri, vitamin B, fibri dhe proteina. Ju mund të arrini të konsumoni sasinë e kërkuar të acidid folik nga drithrëat e plota.

Në varësi të peshës dhe kërkesave të trupit tuaj ju duhet të konsumoni nga 6-11 oz drithra në ditë.

Proteina:

Mishi, pula, peshku , veza, dhe fasulet përmbajnë proteina dhe vitaminën B që është aq e rëndësishme gjatë periudhës së shtatzanisë. Embrioni juaj është në rritje dhe ka nevojë për proteina sidomos gjatë trimestrit të dytë dhe të tretë. Hekuri ndihmon transferimin e oksigjenit te bebi në rritje dhe gjithashtu oksigjenit te muskujt tuaj për të shmangur simptoma si lodhja, stresi dhe depresioni.

Alternativa të mira për konsum janë pula, mishi i qingjit, mishi i gjelit dhe mishi i viçit. Peshku dhe disa prodhime të tjera të detit mund të jenë gjithashtu shumë të mira por duhet të ndiqni regullat (të konsumoni peshkun me sa më pak merkur)

Produketet e Bulmetit:

Ju nevojitet të paktën 1000mg kalcium në ditë për të suportuar një shtatzani. Kalciumi është esenciale për dhëmb të shëndetshëm, kocka të forta, si dhe funksione të muskulit dhe nervave. E tani që bebi juaj ka nevojat e veta për kalcium edhe ju do keni nevoja më të mëdha për ta përballuar.

Burime të mira janë qumshti, djathi, kosi por edhe në perimet me ngjyrë të gjelbërt.

Përveç ushqimit në mënyrë të shëndetshme sugjerohen dhe:

Vitaminat Prenatale:

Edhe pse burimi kryesor nga ju i  merrni vlerat ushqimore duhet të vinë nga dieta juaj, një vitamin prenatale mund të ju ndihmojë për të mbushur boshllëqët që mund të rezultojnë nga dieta juaj. Këto vitamin mund të fillojnë të merren dhe nga 3 muaj nga shtatzania (nëse po tentoni).

Bisedoni me mjekun tuaj dhe ai do ju rekomandoj se cilën duhet të merrni.

MOS HARRO: vitaminat janë komplimentuese të dietës dhe jo shfajsim për tu ushqyer keq.

Ushqehemi shëndetshëm gjatë shtatzanisë

Një shëmbull menu

Më poshtë po ju japim një shëmbull menuje për t’ju dhënë një ide sesi duhet të ushqehet një grua gjatë periudhës së shtatzanisë. Tre vakte të vogla port ë balancuara dhe tre snek gjatë ditës është një rregull i mirë për tu ndjekur.

Mëngjes: cereal me drithra, banana, 1 fetë bukë të zezë, 2 lugë çaji reçel, 1 gotë qumësht.

Snek: 1 kos të vogël , ose rrush

Dreka: Sanduiç me mish gjeli (asnjëherë mos e konsumo të ftohtë për tu shmangur Listerias) me djath në bukë të zezë, një pako e vogël patatina, një dardhë dhe një gotë qumësht.

Snek: perime të vogla si karrota

Darka: pulë, oriz kafë, perime, dhe 1 gotë qumësht

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook