Lidhu me ne

Mix

TRIMESTRI I PARË I SHTATZANISE

Ti mund të mos dukesh shtatzënë por je duke e ndjerë sepse një pafundësi hormonesh po përgatisin trupin tuaj për tu bërë shtëpia ideale për foshnjen për 9 muajt e ardhshëm. Prandaj përgatitu për disa dhimbje e disa shënja si lodhja. Edhe pse s’ke ndonjë entuziasëm për këto shënja duhet ti kujtosh vetes se diçka e mrekullueshmë po ndodh në trupin tënd : ti po rrit një fëmijë !

Sa zgjatë trimestri i parë?

Trimestri i parë llogaritet nga java 1 e deri në javën e 13 të shtatzanisë. Nëse nuk jeni të sigurt në çfarë jave jeni ka pafund metoda për ta llogaritur atë.

Zhvillimi i foshnjes gjatë trimestrit të parë

Gjatë trimestrit të parë foshnja juaj ndryshon nga një vezë e vetme e fertilizuar në një embrion që qëndron pranë murit të uterusit, në masën e një pjeshkë me organe në rritje. Në këtë kohë organet po marrin formë dhe bebi fillon të lëviz edhe pse ti nuk mund ta ndjesh. Ja disa fakte interesante mbi çfarë ndodh me bebin tënd :

  • Kockat : Nga java e 6 embrioni fillon të ketë duar dhe këmbë dhe deri në javën e 10 është bërë me gishtat e dorës dhe të këmbës.
  • Flokët dhe thonjtë: Lëkura fillon ti formohet nga java e 5 dhe e 8.
  • Aparati tretës: rreth javës së 8 zorrët e bebit fillojnë të formohen .
  • Prekja: embrioni do të ketë receptor të prekjes në fytyrë (më shumë pranë buzëve dhe hundës ) rreth javës së 8. Deri në javën e 12 ai do të ketë receptor te organet gjenitale, duart dhe këmbët.
  • Shikimi: Nervat optike që transmetojnë informacion nga syri te truri dhe anasjelltas fillojnë të formohen në javën e 4 dhe retina rreth javës së 8.
  • Zemra: Deri nga java e 5 tubi që do të shëndrohet në zemrën e bebit do të rrah në mënyrë spontane por do vi duke u forcuar e duke u rregulluar aq sa ju mund ta dëgjoni rreth javës së 9-10.
  • Truri: Rreth javës së 8 të shtatzanisë truri i embrionit do të jetë duke i dhënë komanda gjymtyrëve për të lëvizur.
  • Shija: Embrioni do të zhvillojë sensing e shijes që lidhet me trurin e tij rreth javës së 8 por do i nevojiten poret e shijes përpara se të mund të provoj lëngun amniotik (sa për kuriozitet shijon si vakti i fundit që hëngre).

Zhvillime të tjera përfshin formimin e muskujve, prodhimin e qelizave të bardha për të luftuar bakteret si dhe zhvillimin e kordeve vokale.

Ndryshime në trupin tuaj

Ju do të kaloni shumë ndryshime gjatë kësaj periudhe. Disa nga simptomat e hershme të shtatzanisë janë:

  • Përzierja e ‘’mëngjesit’’-e cila fatkeqsisht nuk godet vetëm në mëngjes dhe fillon nga java e 5 e shtatzanisë. Ka disa lloj metodash trajtimi si çaj dhe konsumimi i avasht i vakteve më të shpeshta por më të vogla në sasi. Nëse arrin një pikë të patolerueshme duhet bisdoni me doktorin për një medikament i pranueshëm për këtë fazë.
  • Gjoksi– bëhët tepër i ndjeshëm dhe fillon të rritet.
  • Luhatje e humorit- ti ndoshta e ndjen ose jo por ke luhatje të shpeshta të humorit nga java e 7.

Me progresin e shtatzanisë në këtë trimestër ju do të përjetoni dhe simptoma si urthi, probleme të aparatit tretës, shija metalike, probleme me disa ushqime dhe dhimbje koke. Pak durim sepse trimestri i dytë është mrekulli dhe është kaq pranë! Mos harro se çdo femër është e ndryshme dhe ka simptoma të ndryshme. Se nëna apo motra juaj shkonin shpesh në tualet për të urinuar kjo nuk do të thotë se dhe ju do keni të njëjtin hall.

Shtimi në peshë

Embrioni është akoma shumë i vogël që do të thotë se gjatë këtij trimestri ju duhet të merrni nga 1.3-1.8 kg. Nëse ju po vuani nga mungesa e urisë mos u çudit nëse humbni ndonjë kile, dhe kjo është normale për aq kohë sa shtimi në peshë shtohet gjatë trimestrit të dytë dhe tretë.

Tani për tani përqëndrohu te vaktet e shumta në sasi të vogla dhe me vlera si : kosi, bananja, avokado, drithrat apo dhe biskota kur i përballoni.

A keni një uri të paparë? Përpiqu të kujdesesh për sasinë e kalorive që po merr në të vërtet ju nuk ju duhen kalori shtesë gjatë fazës së parë por gjatë të dytës dhe tretës. Nëse ju përfundoni duke marrë më shumë peshë se sasia e rekomandua përpiqu të kujdesesh gjatë pjesës tjetër të shtatzanisë.

Simptoma që duhet ti thoni doktorit

Me të gjitha ndryshimet që po kalon trupi juaj gjatë shtatzanisë ti nuk di se çfarë është më normale apo jo. Në shumicën e rasteve një simptomë jo e përsëritur shpesh është normale por ka tepër rëndësi të kuptoni se rreziku për dështim është më i lartë në trimestrin e parë. Më poshtë janë disa nga simptomat që ju nuk duhet ti anashkaloni:

  • Gjakderdhje në sasi të mëdha
  • Dhimbje të fortë barku
  • Etje të pakontrolluar
  • Djegje gjatë urinimit
  • Temperaturë të lartë, ethe apo dhimbje të fortë mesi
  • Enjtje në fytyrë e duar
  • Probleme me shikimin

Nëse po përjeton ndonjë nga simptomat e mësipërme merr direkt në telefon doktorin. Nëse nuk arrin të flasësh me doktorin shko te urgjenca.

çfarë duhet të bëni trimestrin e parë

  • Fillo merr vitaminat prenatale: nëse nuk e ke bërë filloje , gjatë trimestrit të parë ato kanë treguar se minimizojnë ndjeshëm rrezikun e difekteve në palcën e kurrizit.
  • Zgjidh një doktor : ka pafund doktor por të duhet të zgjedhësh një që do të ndjekësh gjithë shtatzaninë. Merr pak kohë për të gjetur të duhurin.
  • Le takimin e vizitës së parë- Në këtë vizitë doktori do flas mbi historikun e familjes suaj dhe do të ju vizitojë, mund të bëni dhe analiza gjaku, pap test gjithashtu ju do të bëni një eko për të konfirmuar rrahjet e zemrës , për të llogaritur datën e lindjes dhe për tu siguruar që gjërat shkojnë siç duhet. Përgatitu të keni disa pyetje gati të cilat jeni të interesuara ti dini nga doktori.
  • Teste gjenetike: Gjatë javes 11-14 (kur të vendosni me doktorin) ju do të kryeni testin i njohur për të pikasur Sindromen Down, difektet e zemres).
  • Krijo një buxhet: Rishiko shpenzimet dhe përgatitu për shpenzime më të mëdha vizita doktori, analiza, veshje të reja, e gjithçka për bebin.
  • Ushqehu mire: Tani është koha për të ulur sasinë e kafeinës që konsumon si dhe të mësosh cilat ushqime të mos konsumosh.
  • Gjej pak kohë për ushtrime të lehta: 30min aktivitet të lehtë
  • Fillo mendon për emrat: nëse nuk ke një emër në mëndje tani është koha për të filluar kërkimin.
  • Planifiko si do e thuash lajmin e shtatzanisë– mendo kur dhe kujt do ti tregosh. Shumica presin deri në fund të trimestrit të parë kur rreziku i dështimit është ulur ndjeshëm.
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë – Tri kura natyrale

Kur ftohet koha ndër të parët që e ndjen dhe jep sinjalet e tij është organizmi. Kjo është e vërtetë...

Mix1 ditë më herët

Ja në cilat vende çmimi i iPhone 16 është më i shtrenjtë

Ndryshe nga të gjitha thashethemet, Apple nuk i ngriti çmimet e serisë iPhone 16. As iPhone 16 Pro që mori...

Mix1 ditë më herët

Ngrënia e proteinave për mëngjes mund të jetë çelësi për humbje peshe

Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme,...

Mix1 ditë më herët

5 vitaminat më të mira për parandalimin e rënies së flokëve!

A po ndikon dieta juaj te flokët tuaj? Nëse nuk po merrni mjaft vitamina dhe minerale të rëndësishme, kjo do...

Mix1 ditë më herët

3 ushqimet më të mira, që forcojnë sistemin imunitar!

Dietologët e njohur kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin imunitar. Këto 3 ushqime janë...

Mix1 ditë më herët

Lady Gaga zbulon planet për martesë

Lady Gaga ka zbuluar së fundmi  se si i fejuari i saj Michael Polansky i kërkoi dorën për martesë. E...

Radar1 ditë më herët

“Izraeli i lirë të zgjedhë mënyrën e hakmarrjes ndaj Iranit” – James David Vance

SHBA-ja duhet të mbështesë Izraelin në hakmarrjen e tij kundër Iranit, edhe nëse përfshin një sulm parandalues, tha zëvendëspresidenti i...

Radar1 ditë më herët

Katër opsionet e Izraelit për t’u hakmarrë kundër Iranit

Nga Ben Caspit Pas sulmit më të madh ndonjëherë të raketave nga Republika Islamike e Iranit kundër Izraelit, Kryeministri Benjamin...

Mix1 ditë më herët

“THE SUN”/ Eva Murati ‘çmend’ tifozët, “Spektakli i Champions League është edhe më i bukur me ty”

Prezantuesja SHQIPTARE Eva Murati ka mahnitur me një fustan gri të hapur teksa prezantoi ndeshjet e Champions League mbrëmjen e...

Mix1 ditë më herët

Sa kohë të jetës sonë e kalojmë në gjumë?

Një njeri mesatar kalon 26 vite të jetës së tij duke fjetur, që është e barabartë me rreth 9500 ditë....

Facebook