Lidhu me ne

Mix

Ja cilat janë Alergjitë e zakonshme të ushqimit

Dietologe/Nutriciste – Ajshe Ibrahimi

Nëse keni alergji në ushqime, sistemi juaj imunitar (mbrojtës) do të reagojë në mënyrë negative, zakonisht për shkak të një prej proteinave që trupi e identifikon si të dëmshme. Një alergji ushqimore është e ndryshme nga mungesa e intolerancës ushqimore, ose ndonjë reagim tjetër lidhur me medikamentet, ose reaksionet e toksicitetit. Ka alergji të zakonshme ushqimore nga të cilat vuajnë miliona njerëz, si dhe alergji të çuditshme, ose të pazakonshme, që njerëzit shpesh as nuk i mendojnë si ushqime alergjike.

Shkaqet
Nëse vuani nga një alergji ushqimore, atëherë në varësi të trupit tuaj dhe sistemit tuaj të tretjes, disa proteina nuk do të treten siç duhet. Kjo do të thotë se ata do të jenë të etiketuar nga immunoglobulin E (IgE), që do të thotë se sistemi imunitar do të aktivizohet për të eliminuar proteinën. Metoda e luftimit të një pranie të huaj që është shënuar nga imunoglobulina, është e thjeshtë: sistemi imunitar dërgon qeliza të bardha të gjakut për të sulmuar pushtuesin. Kjo rezulton në një reaksion alergjik, i cili mund të variojë nga pamja e lehtë deri te tejet e rëndë. Meqë këto proteina konsiderohen problematike nga sistemet e trupit, nuk ka asnjë mënyrë për të ri-programuar sistemin, kështu që këto proteina problematike gjithmonë do të shkaktojnë reaksione alergjike tek njerëzit. Prandaj, shmangia e ushqimeve alergjike, është zgjidhja më e mirë, megjithëse ka barna të caktuara që mund të trajtojnë, reduktojnë ose parandalojnë reagimet alergjike.

Simptomat
Është e rëndësishme të identifikoni se në cilat ushqime jeni të ndjeshëm, ashtu që të mund t’i shmangni ato ose të jeni të vetëdijshëm për atë që mund t`ju ndodh kur trupi juaj ka një reagim. Për këtë arsye, ju duhet të njihni simptomat e një reagimi alergjik të ushqimit.

Ato mund të përfshijnë:
 Pezmatim i lëkurës
 Skuqje e lëkurës
 Kruarje e gojës, buzëve, gjuhës dhe mishit të dhëmbëve
 Rrjedhje hunde dhe teshtima
 Të përziera ose të vjella
 Dhimbje barku
 Shqetësime gastrointestinale
 Dhimbje koke ose ndjeshmëri
 Zhurma, probleme të frymëmarrjes dhe gulçima
 Ënjtje fyti

Në disa raste të rralla kur ka një numër komplikimesh, duke përfshirë komplikimet respiratorë (të frymëmarrjes) dhe kardiopulmonale, alergjia nga ushqimi mund të jetë gjithashtu fatale.
Alergjitë e zakonshme të ushqimit
Shumica e alergjenëve të zakonshëm të ushqimit përmbajnë proteina dhe ndryshojnë nga artikujt ushqimorë të përditshëm.

Disa nga ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë alergji: kikirikët, arrat, fëstëkët, farërat (farat e susamit dhe farat e lulekuqes), vezët, qumështi (i lopëve, dhive dhe deleve), ushqimi i detit, butakët, soja, gruri, disa fruta dhe perime të tilla si domatet etj.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix1 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix1 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix1 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix1 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix1 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix1 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix1 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix1 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix1 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook