Lidhu me ne

Radar

Mision apo propagandë? “Corriere della Serra”: Mjekët shqiptarë na kushtuan 3 mln €, nuk dhanë asnjë kontribut

Mision apo propagandë? “Corriere della Serra”: Mjekët

Një delegacion i përbërë me 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë, u nis drejt Italisë rajonit të Brescias dhe Lombardisë, për të ndihmuar bluzat e bardha atje me kujdesin dhe mjekimin e të sëmurëve me Covid-19.

Delegacioni u nis nga Tiranë më 28 Mars të vitit 2020. Asokohe, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu, deklaroi se pjesë e delegacionit ishin mjekë, infermierë e specializantë të rinj. Por, pak ditë më pas në media u raportua se pjesë e delegacionit të mjekëve dhe infermierëve, ishte edhe një pompist që nuk kishte lidhje me profesionin e tyre.

Përveç kësaj delegacioni i mjekëve shqiptarë në Itali, u përfshi në një skandal raportuar masivisht nga mediet italiane. Në përfundim të misionit të tyre, mjekët shqiptarë ishin duke festuar me pije alkoolike dhe muzikë në dhomat e hotelit, gjë që në atë periudhë ishte e ndaluar për shkak të karantinës. Mjekët u gjobitën nga autoritetet italiane me 500 euro secili.

E përditshmja italiane “Corriere della Serra”, i është rikthyer operacionit “të bujshëm” të mjekëve shqiptarë, veçanërisht në rajonet e Brescias dhe Lombardisë, aty ku kishte më shumë të infektuar me Covid-19.

Media italiane shkruan se “Shqiptarët ishin miq në Brescia, siç qe dhe ekipi i mjekëve rusë duke na kushtuar 3 milionë euro. Po a ishin të nevojshëm?”.

“Corriere della Serra” rikujton skandalin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që festuan me alkool në hotel duke shkelur rregullat e karantinës.

“Tashmë janë bërë të njohura ahengjet me pije alkoolike të shqiptarëve në hotelin e tyre në Brescia, madje edhe gjobat e majme që morën për grumbullimet, masa këto që çuditërisht u ‘zhdukën’ falë marrëveshjeve mes dy qeverive, asaj shqiptare (Edi Rama) dhe italiane (me rolin e Luigi Di Maio)”, thuhet në artikull.

E përditshmja italiane citon në artikull edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi. “Corriere della Serra” e cilëson si një avokat i cili ka shërbyer edhe për mbrojtjen e trafikantëve të mëdhenj të drogës.

“Pas kësaj, në këtë rrëfim duhet të evidentojmë për rekord veprimin e avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpeshherë mbrojtës i trafikantëve të mëdhenj të drogës dhe një njeri shumë i dëgjuar nga institucionet tona”, shkruhet në artikull.

Në shkrim nënvizohet se dërgimi i delegacionit shqiptar në Itali në fluksin e infektimeve dhe në një kohë kur rajoni i Lombardisë ishte shpallur “zonë e kuqe” ishte një lëvizje diplomatike e kryeministrit Rama për të avancuar kreditet dhe për të marrë pikë të mëtejshme në garën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  

Artikulli i përgjigjet pyetjes së fillimit “a ishin të nevojshëm mjekët shqiptarë” duke shkruar se “gratë dhe burrat e Ramës nuk kanë dhënë asnjë kontribut të rëndësishëm. Duke u nisur, natyrisht, nga pompisti i karburantit, i cili u bë ekspert i sëmundjeve infektive”.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook