Lidhu me ne

Radar

Laptopi i Hunter Biden hyn zyrtarisht në Regjistrin e Kongresit

Materiali nga laptopi famëkeq i djalit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden u fut në Regjistrin e Kongresit të martën me kërkesë të përfaqësuesit republikan Matt Gaetz.

Republikani nga Florida e bëri këtë veprim gjatë një seance dëgjimore mbi mbikëqyrjen e Divizionit Kibernetik të FBI-së pasi ndihmësdrejtori i saj, Bryan Vorndran, dëshmoi se ai ‘nuk kishte asnjë informacion në lidhje me laptopin Hunter Biden’, të cilin byroja e sekuestroi nga një dyqan riparimi në Delaware në dhjetor 2019.

Kryetari i Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, demokrati Jerry Nadler fillimisht e bllokoi kërkesën e Gaetz, por u tërhoq pak kohë më vonë.

Gaetz e festoi arritjen duke postuar një videoklip në Twitter, ku shkruante, ‘Fletëthirrje për Hunter Biden!’

Është e paqartë nëse materiali i futur në procesverbal përfshin shumë foto dhe video eksplicite seksuale të ruajtura në laptop dhe një zëdhënës i Gaetz nuk iu përgjigj një pyetjeje me email.

Pamjet e turbullta përfshijnë një video klip 12-minutëshe, e cili duket se tregon djalin e Presidentit Biden duke pirë duhan, ndërsa ishte i përfshirë në një akt seksual me një grua të paidentifikuar.

Më herët, Gaetz mbajti atë që dukej të ishte një hard disk i vogël i jashtëm, ndërsa tha: “Kërkoj pëlqimin njëzëri për të futur në procesverbalin e këtij komiteti, përmbajtjen e laptopit të Hunter Biden, të cilin e zotëroj.”

Pronari i dyqanit ku u sekuestrua laptopi, John Paul Mac Isaac, është i verbër dhe ka thënë se nuk mund të identifikojë se kush e ka lënë laptopin e dëmtuar nga uji dhe nuk e ka marrë kurrë.

Mac Isaac më vonë ia dorëzoi përmbajtjen e laptopit ish-kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili i ndau materialet me New York Post në tetor 2020, duke çuar në një seri të suksesshme raportesh ekskluzive.

Në një paraqitje vitin e kaluar në ‘Sunday Morning’ të CBS, Hunter Biden tha se laptopi i lënë në dyqan ‘me siguri mund të ketë qenë i tij, duke thënë se ‘mund të jetë një laptop që i ishte vjedhur. Mund të jetë që unë jam zhvatur, mbase ka qenë e përfshirë edhe inteligjenca ruse’.

Në fillim të këtij muaji, Mac Isaac tha për New York Post se ai po përballet me falimentimin pasi ‘ka marrë shumë kërcënime me vdekje’ dhe ngacmime që e detyruan atë të mbyllte dyqanin e tij dhe të ikte në Kolorado për gati një vit.

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar13 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore13 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix13 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix13 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar13 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix14 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix14 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix14 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook