Lidhu me ne

Radar

Prova të reja kundër Hunter Biden, mesazhet dhe fotot që mund ta çojnë djalin e presidentit amerikan në burg


Emaile, mesazhe dhe fotografi të publikuara javën e kaluar nga DailyMail.com janë mes një sërë provash që prokurorët mund të përdorin në gjyq, nëse Hunter Biden akuzohet për krime tatimore dhe gënjeshtra në dokumentet e blerjes së armëve.

FBI beson se ka prova të mjaftueshme për të akuzuar Hunter Biden se nuk ka deklaruar të gjitha të ardhurat nga marrëveshjet e tij të biznesit jashtë shtetit, e po ashtu s’ka deklaruar se ishte i varur nga droga në një aplikim për të blerë armë. Kështu raportoi The Washington Post të enjten.

Agjentët i thanë Postit se ata mblodhën prova të mjaftueshme për një çështje penale kundër djalit të presidentit amerikan që prej disa ‘muajsh më parë‘ dhe vendimi për të ngritur akuzën tani i takon prokurorëve federalë. Agjentët pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme për të fajësuar Hunter Bidenin se ai dështoi të deklaronte të ardhurat nga marrëdhëniet e tij të biznesit jashtë shtetit në IRS.

Që nga viti 2019, Byroja ka pasur në posedim emaile, mesazhe dhe fotografi nga laptopi i braktisur i Hunter Bidenit, të cilat ai kurrë nuk kishte ndërmend t’i linte të binin në duart e forcave të rendit. Por gabimi i tij që nuk e ruajti dot laptopin… bëri që këto materiale të bien edhe në duar të medieve.

Tani DailyMail.com ka zbuluar disa nga provat më të dyshimta që prokurorët mund të përdorin kundër tij në një gjyq të mundshëm.

Gënjeshtra në aplikimin për blerjen e armës

Më 12 tetor 2018, Hunter bleu një pistoletë të kalibrit .38 nga një dyqan armësh në Wilmington, Delaware.

Në procesverbalin e transaksioneve të armëve të zjarrit të kërkuar nga ligji, lexohet pyetja: “A jeni përdorues i paligjshëm ose i varur nga marihuana ose ndonjë depresant, stimulues, drogë narkotike ose ndonjë substancë tjetër të kontrolluar?”

Kësaj pyetjeje Hunter Biden i përgjigjet “JO”.

Foto e formularit që tregon se Hunter Biden mohon përdorimin e drogërave

Por në librin e tij të kujtimeve “Beautiful Things”, Hunter pranoi “varësinë e tij” në atë kohë dhe duke e bërë këtë, duket se pranoi dhe krimin për mënyrën e marrjes së armës së zjarrit.

“Isha kthyer (në Bregun Lindor) atë vjeshtë të vitit 2018, pas rikthimit tim më të fundit në Kaliforni, me shpresën për t’u pastruar përmes një terapie të re dhe për t’u pajtuar me Hallie. Asnjëra nuk ndodhi.”- shkroi ai në autobiografinë e vitit 2021.

Ai tregonte se do të shkonte për seanca të rregullta të terapisë si pjesë e trajtimit të tij rehabilitues, por vazhdoi të tymoste gjatë gjithë kohës.

“Rezultatet e terapisë ishin katastrofike.”– shkroi ai. “U ktheva prapa. Bëra pikërisht atë për të cilën kisha ardhur në Massachusetts që të mos e bëja më. Do të qëndroja i pastër për një javë, do të shkëputesha nga qendra për të takuar një lidhje që gjeta në Rhode Island, do të tymosja dhe më pas do të kthehesha.”

Ai shton: “Një gjë që e bëra jashtëzakonisht mirë gjatë asaj kohe ishte që të mashtroja njerëzit nëse po përdorja apo jo. Mes udhëtimeve atje, madje bleva urinë të pastër nga një tregtar në Nju Jork për të kaluar testet e drogës.”

Një kopje e Procesverbalit të Transaksionit të Armëve të Zjarrit dhe një faturë për blerjen e pistoletës nga Hunter u mor për herë të parë nga faqja e lajmeve Politico vitin e kaluar.

Gënjeshtra në procesverbal për të blerë armë është një vepër penale, e dënueshme me maksimum 10 vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë. Megjithatë, jo të gjitha rastet ndiqen penalisht. Nga 478 referime të marra nga Departamenti i Drejtësisë në vitin 2018 për këtë, janë ngritur akuza për 298 raste, rreth 60%.

Hunter e kishte mbajtur armën vetëm për dy javë kur ndodhi një incident i rrezikshëm.

E dashura e tij dhe njëkohësisht e veja e vëllait, Hallie Biden, e gjeti atë në automjetin e tij më 23 tetor dhe e hodhi në një kosh plehrash jashtë një dyqani ushqimor, përballë një shkolle të mesme.

Arma u zbulua nga një burrë i pastrehë. U thirrën policia lokale si dhe FBI. Hunter debatoi për incidentin me Hallie në mesazhe në ditët në vijim.

“Është FBI-ja e dreqit Hallie. Është e vështirë të besosh se dikush është kaq budalla, kështu që çfarë faji kam këtu Hallie për të cilin po flet. Të posedosh një armë që është në një makinë të mbyllur, të fshehur në një pronë tjetër?”– i shkruan ai të dashurës me mesazh.

Ajo i përgjigjet se ai e kishte lënë të hapur, me dritaret e makinës të hapura, dhe se kishte frikë nga fëmijët se do ta gjenin. Po ashtu kishte frikë edhe se Hunter mund ta përdorte.

Mesazhet me Hallie

Pavarësisht se familja Biden nuk kishte mbrojtje të Shërbimit Sekret në atë kohë, agjentët e USSS thuhet se u shfaqën dhe i kërkuan pronarit të dyqanit të armëve, Ron Palmieri, të dorëzonte dokumentet e blerjes. Duke dyshuar se rasti do të mbulohej, Palmieri refuzoi dhe në vend të kësaj më vonë ua dha letrat e tij agjentëve të Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve, sipas një raporti të publikuar nga Politico në mars 2021.

Në qershor, u shfaqën imazhe që tregonin Hunter Bidenin të zhveshur me një armë në dorë, gjatë marrëdhënieve intime me një prostitutë në 2018

Marrëveshjet e dyshimta të biznesit

Marrëdhëniet e biznesit me jashtë të Hunterit kanë qenë të diskutueshme për vite me radhë dhe janë vënë nën një shqyrtim intensiv që kur dolën detaje nga laptopi i tij.

Akuzat e mundshme për të ardhurat e supozuara të padeklaruara mund të përqendrohen në punën e tij për kompaninë e dyshuar të korruptuar të gazit ukrainas Burisma, marrëveshjet e tij me firmat financiare kineze dhe gjigantin e naftës të mbështetur nga Pekini CEFC, ose skemat e tij të biznesit të krijuara me oligarkë nga Rusia, Kazakistani dhe magnatët e tjerë të Evropës Lindore.

Një fragment nga një deklaratë bankare që tregon Hunter duke marrë 1 milion dollarë nga Patrick Ho

Një deklaratë bankare që tregon 5 milionë dollarë në marrëveshjen e biznesit me gjigantin kinez të naftës CEFC. Është e paqartë nëse Hunter i raportoi të ardhurat nga kjo marrëveshje në IRS

Transaksionet që përfshijnë Hunter ose anëtarët e familjes së tij kanë shkaktuar më shumë se 150 raporte të dyshimta, të paraqitura nga bankat për zbatimin e ligjit për t’u mbështetur në hetimet e ardhshme të krimit financiar. Të paktën sipas anëtarit të Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, republikanit James Comey.

Këto raporte voluminoze kanë qenë në duart e FBI-së dhe ishin pjesë e provave të përdorura nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Senatit për raportin e tij bombë të vitit 2020, i cili shënonte “miliona dollarë në transaksione të dyshimta” dhe ngrinte shqetësime për sigurinë kombëtare mbi marrëdhëniet e biznesit të huaj të Hunter-it.

Emailet dhe dokumentet nga laptopi i Hunter tregojnë se ai fitoi të paktën 11 milionë dollarë nga marrëveshjet e tij jashtë shtetit midis viteve 2013 dhe 2018 – dhe totali që ai mori vetëm nga bizneset kineze është vlerësuar deri në 31 milionë dollarë.

Një deklaratë bankare nga gushti 2017 në laptopin e braktisur të Hunter tregon një transfertë bankare prej 5 milionë dollarësh në një llogari për Hudson West III, e lidhur me Hunter në marrëveshjen e tij me CEFC.

Kur ekzekutivi i CEFC, Patrick Ho u arrestua me akuza për ryshfet atë vit, kontratat dhe transfertat bankare tregojnë se ai i pagoi Hunterit një avokat rreth 1 milion dollarë për ta përfaqësuar atë.

Madje Hunter tregoi se një herë i ishte dhuruar një diamant 2.8 karatësh nga manjati i CEFC Energy China, Ye Jianming. Megjithëse ai pretendoi se ua dha atë bashkëpunëtorëve të tij dhe nuk e pa më.

Të ardhurat e padeklaruara

Hunter shiti 10% të aksioneve të tij në një tjetër sipërmarrje kineze, Bohai Harvest RST, në fund të vitit të kaluar. Fondi kishte 2 miliardë dollarë nën menaxhimin e tij dhe ekspertët vlerësuan se pjesa e Hunter ishte rreth 20 milionë dollarë.

Shumat e mëdha, nëse nuk deklarohen plotësisht ose siç duhet, do të ishin objektivat kryesorë për prokurorin amerikan të Delaware, David Weiss në hetimin e tij.

Një email i vitit 2017 nga partneri i biznesit i Hunter-it, Eric Schwerin, e paralajmëron atë se ai duhet të ‘ndryshojë‘ dosjen e tij tatimore të vitit 2014 për të pasqyruar mijërat që mori nga firma ukrainase e gazit Burisma.

“Në 2014 ju u bashkuat me bordin e Burisma dhe ne ende duhet të ndryshojmë kthimet tuaja të vitit 2014 për të pasqyruar të ardhurat e paraportuara të Burisma.”- i shkroi Schwerin. “Kjo është afërsisht 400,000 dollarë shtesë, kështu që të ardhurat tuaja në 2014 ishin afro 1,247,328 dollarë.”

Emaili i Eric Schwerin

Një email i nëntorit 2018 nga asistenti i Hunter liston 412,309,23 dollarë në faturat tatimore të papaguara.

Kjo shifër mund të jetë rritur ndjeshëm, pasi avokati i tij Kevin Morris thuhet se pagoi mbi 2 milionë dollarë në faturat tatimore të Hunter këtë vit.

Emaili nga kontabilistët dhe avokatët e tij që diskutojnë të ardhurat nga bizneset jashtë shtetit të Hunterit

Pavarësisht miliona dollarëve që Hunter fitoi, deri në vitin 2019 ai po pretendonte në dosjet gjyqësore se nuk kishte para të mjaftueshme për të paguar për mbështetjen e fëmijës për një ish-punonjëse që e kishte lënë shtatzënë dhe më pas e kishte braktisur.

Ai në fillim mohoi se djali i Lunden Roberts ishte i tij, pastaj kur ajo e paditi atë në Arkansas dhe një test i ADN-së vërtetoi atësinë, Hunter tha se kishte të ardhura të pamjaftueshme për të paguar për mbështetjen e fëmijës.

Por nën betim në nëntor 2019 në këtë rast ai deklaroi: “Unë jam i papunë dhe nuk kam pasur të ardhura mujore që nga maji 2019.”

Hunter Biden u pajtua me Robertsin dy ditë përpara seancës që ishte caktuar për të vendosur nëse ai kishte shkelur ligjin duke mos vërtetuar “varfërinë” e tij të pretenduar.

 Daily Mail / Përshtati në shqip Hashtag.al

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore20 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix20 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook