Lidhu me ne

Radar

Washington Examiner: Joe Biden pagoi faturat e djalit të tij për “eskorta ruse”

Washington Examiner: Joe Biden pagoi faturat e djalit të tij për “eskorta ruse”

Të dhënat e gjetura në laptopin e Hunter Biden kanë zbuluar se djali i presidentit amerikan shpenzoi mbi 30 mijë dollarë për eskorta nga një “agjenci modelesh” me zyra në Kiev dhe Moskë. Kështu të paktën ka raportuar Washington Examiner të hënën.

Sipas raportit, Hunter Biden grumbulloi faturat me pesë shifra në një periudhë pesë mujore nga nëntori i vitit 2018 deri në mars 2019, kur babai i tij po përgatitej të kandidonte për president. Gjatë asaj kohe, Joe Biden i dërgoi djalit të tij një total prej 100 mijë dollarësh, megjithëse është e paqartë nëse ai e dinte se për çfarë po i shpenzonte djali i tij paratë.

Mesazhet në hard diskun e laptopit të Hunter Bidenit supozohet se tregonin biseda me një grua që prezantohej si “Eva”, punonjëse e një “agjencie ekskluzive modelesh” të quajtur “UberGFE”. Në një shkëmbim mesazhesh të shkurtit 2019, Hunter i tha Evës se kishte probleme me paratë e saj, për shkak se ajo përdorte një adresë emaili ruse.

Hunter tha se kjo adresë ishte shënuar me “flamur të kuq” nga banka dhe rezultoi në ngrirjen e llogarisë së tij, shkruan RT duke iu referuar këtij raporti.

Para shkëmbimit të mesazheve me Evën, Joe Biden i dërgoi Hunterit 5 mijë dollarë nëpërmjet CashApp, tre orë përpara se Hunter të filmonte veten duke debatuar me një eskortë për pagesën. Me Hunterin në dukje të paaftë për të përmbushur tarifën prej 9 mijë e 500 dollarësh për 16 orë në shoqërinë e vajzës, ajo i dërgoi mesazh duke kërkuar balancën e mbetur për gjashtë javë, pra deri në kohën kur ai bisedon me “Evën”.

Mes nëntorit dhe marsit, “Eva” thuhet se e udhëzoi Hunterin të kryente pagesa në llogaritë bankare duke përdorur adresat ruse të emailit 11 herë. Gjatë kësaj kohe, artikulli i gazetës pretendon se Hunter kërkoi gjithashtu për “shoqëruese ruse” në iPhone-in e tij.

Në kohën e bisedimeve të tij me prostitutat, Hunter Biden ishte ulur në bordin e Burisma, një firmë ukrainase energjetike që e paguante atë deri në 50 mijë dollarë në muaj, pavarësisht mungesës së përvojës së tij në industri.

Sipas emaileve dhe mesazheve me tekst të marra nga laptopi i tij, të cilin ai i la në një dyqan riparimi kompjuterësh në Delaware në një moment para tetorit 2020, Hunter siguroi akses te babai i tij me klientët në Ukrainë dhe Kinë. Gjatë nënpresidencës së babait të tij, Hunter bëri marrëveshje ku familja Biden fitonte dhjetëra miliona dollarë “vetëm bazuar në prezantimet“, dhe të tjera që përfshinin ryshfete ndaj “djaloshit të madh” – një referencë e dukshme për Joe Biden.

Kur përmbajtja e laptopit u raportua për herë të parë nga New York Post, javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës, fushata e Bidenit fillimisht i fshiu raportet. Megjithatë, autenticiteti i kompjuterit është verifikuar më pas në mënyrë të pavarur, dhe tani edhe New York Times dhe Washington Post pranojnë se emailet e të riut Biden janë të vërteta. Hunter Biden nuk e hodhi poshtë përmbajtjen e historisë së fundit të Washington Examiner, në vend të kësaj i dërgoi një mesazh gazetës duke i thënë “Çfarë nuk shkon me ju?”.

MË TEPËR

Kioske17 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar17 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore17 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix17 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix17 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar18 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix18 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix18 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix18 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook