Lidhu me ne

Radar

Në vend të zgjidhjes, Rama “jep mend”: Fermerët mos t’i hedhin produktet, shikoni Izraelin që ujin e detit e kthen në të ëmbël

Në vend të zgjidhjes, Rama “jep mend”: Fermerët mos t’i hedhin produktet, shikoni Izraelin që ujin e detit e kthen në të ëmbël

Në vend të zgjidhjes, Rama “jep mend”: Fermerët mos

Në vend që të jepte zgjidhje dhe të ofronte mundësi për tregtimin e produkteve bujqësore, kryeministri Edi Rama e kaloi fajin te fermerët.

Referuar faktit që shpesh këta të fundit kanë hedhur produktet e tyre, pasi nuk kanë se ku t’i shesin, kreu i qeverisë u shpreh se duhet t’i gjejnë vetë mundësitë. Në një aktivitet ku mori pjesë, Rama u ndal edhe te mungesat që pritet të krijohen gjatë dimrit.

“Ajo që bën diferencën me vullnetit për punë dhe djersës së derdhur është dija që lidhet me informacionin. Mjafton të marrë mundimin dhe të shikojë si bëjnë të tjerët. Dalin në televizor pamjet e disa fermerëve që hedhin qershitë se nuk i sheshin dot dhe bërtasin për qeverinë se nuk i ndihmon.

Kjo do ishte shqetësuese nëse kjo do të ndodhte me qershinë e Shqipërisë por ka të tjerë që bëjnë sukses. Dhe bëjnë më shumë sukses pikërisht si rezultat i rritjes së çmimeve. Cili është dallimi mes të parëve dhe të dytëve.

Këtu e para ata fermerë duhet të marrin mundimin dhe të shkojnë te ata të tjerët dhe të thonë si e bëni ju këtë. Dhe e dyta i takon ministrisë që të ndërtojnë ura komunikimi për të transferuar dijen e krijuar nga njerëzit në territor. Krizën nuk e kemi krijuar ne dhe as nuk e ndalojmë dot ne. Flitet për një dimër të vështirë përpara për mungesa të mëdha. Me rritjen e çmimeve të naftës dhe energjisë”, tha Rama.

Ky i fundit solli si shembull Izraelin, për t’iu thënë fermerëve që duhet të gjejnë zgjidhje alternative. Rama tha se Izraeli riciklon ujërat e zeza për vaditje, sepse nuk ka ujë nga natyra.

“Izraeli nuk ka ujë nga zoti, nga natyra. Por është vendi me sistemin më ekselent të furnizimit me ujë dhe ujitjes në bujqësi. Pse sepse në mungesë të ujit dhe bollëkut të ujit si e kemi ne, ai ka investuar te mendja, te dija, te informacioni dhe ka arritur të transformojë një mungesë të madhe në një burim zhvillimi të jashtëzakonshëm duke e kthyer ujin e detit në ujë të ëmbël për të pirë dhe për të ujitur dhe duke ricikluar të gjitha ujërat e zeza për ujitje. Asnjë gram nuk shkon dëm. Ky është një shembull në territorin e bujqësisë sonë sot ka jo pak shembuj zhvillimi dhe suksesi përmes vënies së një vëmendje të veçantë te dija”, tha Rama.

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar12 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix12 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix12 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix12 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix12 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix12 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix12 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix12 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix12 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook