Lidhu me ne

Radar

Diplomacia e errët/ Si punoi ambasadori britanik kundër opozitës (faktet)

Diplomacia e errët/ Si punoi ambasadori britanik kundër opozitës (faktet)

Nga Boldnews.al

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith, bëri një hyrje spektakolare në jetën publike të Shqipërisë.

Në 10 Shtator 2021, vetëm pak ditë pas kishte mbërritur në zyrën e re, King-Smith ishte bashkëorganizator i një mbrëmjeje Gala, me rastin e promovimit të serisë së re të sagës të agjentit 007, James Bond, “No time to die”.

Kodi i veshjes ishte i njëjtë me atë të personazhit kryesor të filmit, i luajtur nga aktori Daniel Craig-kostum fin dhe luksoz.

Në krah të ambasadorit britanik ishte kryetari socialist i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Edhe ai i veshur me smoking rrëzëllitës dhe tepër të shtrenjtë për rrogën e një zyrtari publik në vendin më të varfër të Europës.

Përballë tyre qëndroi për disa momente Arben Kraja, drejtuesi i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), një agjenci e re, e krijuar posaçërisht për hetimin e korrupsionit në nivele të larta.

Në foto: Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, takon Veliajn dhe ambasadorin Alastair-King Smith

Gjatë mandatit 3-vjeçar të prokurorit Kraja, në tavolinën e tij ka dhjetra kallëzime penale kundër Erion Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës akuzohet nga shoqëria civile dhe eksponentë të jetës publike për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar në favor të një oligarku të ndërtimit, Shkëlqim Fusha; për aferën e inceneratorëve, një projekt të dyshuar korruptiv prej 430 milionë euro; si edhe për lejet e ndërtimit në kryeqytet, ku duket se kanë pjesë edhe mafiozët e “Ndrangheta-s” italiane.

Veliaj mund të ndihej i zemëruar me shefin e Prokurorisë Anti-Korrupsion dhe kjo do të ishte e kuptueshme, pasi Kraja duhej të kishte në dorë fatin personal dhe politik të atij që konsiderohet si pasardhësi i kryeministrit aktual, Edi Rama, në krye të socialistëve shqiptarë.

Por, jo. Erion Veliaj dhe Arben Kraja shtrënguan duart dhe shkëmbyen batuta dashamirëse me njëri-tjetrin.

E gjithë skena surreale zhvillohej në praninë e fytyrës së buzëqeshur të ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Mbretëria e Bashkuar është një nga mbështetesës kryesore të rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Megjithëse britanikët vendosën që të largoheshin nga Unioni, qeveria angleze ka suportuar financiarisht dhe me ekspertizë reformat më të rëndësishme në vend, përfshirë edhe Reformën në Drejtësi, e miratuar në Parlament në vitin 2016.

Por, produkti më i rëndësishëm i kësaj Reforme, Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion, është shumë larg pritshmërisë së opinionit publik.

Zyrtarët e lartë të qeverisë socialiste vijojnë të jenë të paprekshëm dhe me imunitet të plotë ndaj hetimeve penale dhe kjo, edhe falë një politike mbështetëse nga përfaqësuesit e rëndësishëm diplomatikë në Tiranë, përfshirë ambasadoren amerikane, Yuri Kim dhe kolegun e saj britanik, King-Smith.

Aq ekstreme është kjo mbështetje, sa që të dy diplomatët besohet se kanë rol thelbësor në shpalljen “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe të Sali Berishës, ish-kryeministri i djathtë dhe rivali kryesor politik të kryeministrit Rama.

Në Maj të vitit 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se kishte vendosur të ndalonte hyrjen në SHBA të z. Berisha dhe familjes së tij, nën argumentin e “përfshirjes në korrupsion madhor”, pa dhënë detaje.

Berisha e kundërshtoi këtë vendim, duke e konsideruar pa asnjë provë dhe i iniciuar nga lobingu i multi-miliarderit Xhorxh Soros, i mbështetur në informacione të sajuara nga një eksponente e lartë e “Shoqërisë së Hapur” në Shqipëri-Dalina Fico-ish partnere intime e kryeministrit Edi Rama dhe tashmë bashkëshorte e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Një vit më pas, në 21 Korrik 2022, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i drejtohet Berishës në seancë plenare: “A e kalon dot kanalin e La Manche-t me not”, një aludim i qartë që ish-kryeministrit mund t’i ndalohej hyrja edhe në Britaninë e Madhe.

Vetëm pak orë më vonë, në të njëjtën ditë, në zyrën e Berishës mbërrin njoftimi zyrtar se ai ishte shpallur “non grata” në Britaninë e Madhe.

Taulant Balla nuk ka aftësi parashikuese, por duket se ambasadori britanik në Tiranë ka njoftuar më parë socialistët e Edi Ramës, para se t’i përcillte personit të interesuar, pra Berishës, vendimin e marrë nga Home Office.

Alastair King-Smith u bëri dhuratën e dytë socialistë, pas ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Në foto: Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori britanik, Alastair King-Smith

Në vendimin britanik për shpalljen “non grata”, për Berishën thuhet se ka përdorur lidhjet me krimin për të avancuar ambiciet e tij politike, si edhe ka kryer korrupsion dhe pasurim personal e të njerëzve pranë tij, ku si shembull është marrë lidhja me Damir Fazlliç.

Edhe kësaj radhe, nuk kishte asnjë provë për publikun shqiptar, se cilat ishin “lidhjet e Berishës me krimin e organizuar, të cilat e kanë ndihmuar për të ardhur në pushtet”.

Megjithatë, kishte dy emra konkret-biznesmeni boshnjako-britanik, Damir Fazliç dhe një personazh thuajse i panjohur për publikun, Fatjon Dauti.

Fazlië ka shërbyer si një lloj këshilltari i jashtëm i Berishës, në kohën kur ka qenë kryeministër, kryesisht në vitet 2009-2013. Ai erdhi në Shqipëri si pjesë e kompanisë lobuese “BG-R”, e cila ndihmoi vendin në avancimin drejt liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në NATO.

Opozita e majtë e asaj kohe e ka konsideruar raportin mes Berishës dhe Fazlic si “lidhje korruptive”, për shkak të disa projekteve që kompania e biznesmenit me pasaportë britanike zhvilloi në sektorin energjitik në Shqipëri.

Megjithatë, të dhënat zyrtare dëshmojnë se Damir Fazliç nuk ka përfituar asnjë tender publik gjatë qeverisjes së të djathtëve të Sali Berishës.

Ndërkohë, Damir Fazliç zhvilloi bashkëpunimin financiar me qeverinë shqiptare, kur në pushtet erdhën socialistët.

Qeveria e Ramës, e cila e kishte anatemuar vazhdimisht biznesmenin, i siguron kompanive të përfaqësuara prej tij disa kontrata të majme.

Tashmë, Damir Fazliç ishte një biznesmen korrekt edhe për qeverinë e Ramës.

Fazliç, i cili kalon pjesën më të madhe të tij në Britaninë e Madhe, nuk rezulton të ketë asnjë procedim penal të hapur për përfshirje në korrupsion e pastrim parash. As në Shqipëri, as në Britaninë e Madhe.

Fazliç është hetuar në vendin tonë në vitin 2008-2009, por hetimet e Prokurorisë së drejtuar në atë kohë nga Ina Rama, nuk zbuluan asnjë shkelje penale.

Megjithatë, emri i Fazliç u përdor si “gremç” për të shpallur Berishën “non grata”.

Emri i dytë që shërbeu për “non grata-n” britanike të Berishës është Fation Dauti.

Ky personazh jeton prej vitesh në Britaninë e Madhe. Autoritetet atje e kanë larguar nga ishulli, në dyshimet se Dauti është i përfshirë në tregtinë e drogës.

Fation Dauti ka mohuar akuzat dhe po ndjek rrugën ligjore, sipas një deklarate të dhënë për median britanike nga avokati i tij.

Personazhi Dauti ishte pjesë e mbështësve të Sali Berishës, kur ndodhi një incident mes palëve kundërshtare brenda Partisë Demokratike, në selinë qendrore, në janar të vitit 2022.

Megjithatë, Fation Dauti nuk rezulton të ketë asnjë lidhje të drejtëpërdrejtë me Sali Berishën dhe lidershipin e Partisë Demokratike.

Gazeta britanike “Times”, e cila investigoi mbi personazhin “Dauti” pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, nuk gjeti asnjë lidhje mes tij dhe lidershipit opozitar në vendin tonë.

Berisha, në një intervistë për “Opinion” në 13 Tetor 2022, deklaroi se kishte marrë informacion mbi Dautin, pasi kishte mësuar mbi interesimin e të përditshmes britanike mbi këtë person,

Berisha deklaroi se Fation Dauti është një simpatizant i Partisë Demokratike, familja e të cilit ka vuajtur gjatë regjimit komunist.

Ai ka një situatë me autoritetet e Britanisë së Madhe, për të cilën po ndjek rrugën ligjore. Megjithatë, sipas Berishës, fati i një personi nuk mund të lidhet me fatin e një partie, ku Dauti nuk ka asnjë rol.

Dhe, në këtë pikë, çështja e “non-grata-s” britanike rikthehet në pikën zero. Cila është arsye reale për vendimin e qeverisë së Londrës për ndalimin e hyrjes së Berishës në ishull?

Berisha thotë se, në momentin e parë ka menduar se vendimi i Londrës është një lloj “solidarizimi” që vendet anglo-fone kanë me njëra-tjetrën, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën atë “non grata”.

Por, pasi ka mësuar argumentat e përcjella nga qeveria britanike, për Berishën situata u bë më e qartë.

Ai sheh se vendimi penalizues ndaj tij, i mbështetur në argumenta tërësisht të paqena, është produkt i lobimit të kryer nga ambasadori britanik në Tiranë, Alistair King-Smith.

Ish-kryeministri Berisha është i bindur se ambasadori po luan lojën e qeverisë “Rama” për të dëmtuar rëndë opozitën shqiptare.

Dhe, argumentat për të mbështetur këtë tezë nuk mungojnë aspak.

Alistair King-Smith nuk humbet asnjë rast për të treguar afërsinë e tij me eksponentë kryesorë të maxhorancës socialiste.

Pas show-t me Veliajn në premierën e serisë së 25-të të “Xhejms Bondit”, diplomati britanik ishte shumë konfident me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, në koncertin e shqiptares Rita Ora, në Tiranë, në shtator të këtij viti.

Në foto: Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ambasadori britanik, King-Smith, në koncertin e Rita Ora në Tiranë, Shtator 2022

Ndërkohë, nga përfaqësuesi i qeverisë britanike, një vend që ka dhënë shumë për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri, nuk është dhënë asnjë sinjal për çështje korruptive të qeverisë shqiptare, ku afera e inceneratorëve ka rolin e gurit të kurorës.

Komisioni Europian, në progres-raportin për vitin 2022, të publikuar në 12 Tetor, ngriti pikëpyetje mbi procedurat e zhvilluara për impiantet e përpunimit të mbetjeve, të cilat vijojnë prej më shumë se dy vitesh të jenë nën hetim nga SPAK-u.

Por, megjithatë, nga përfaqësuesi i qeverisë britanike, më së paku kjo çështje, nuk është prekur asnjëherë publikisht.

A është vallë kjo heshtje rrjedhojë e faktit që pas “Brexit”, Britania e Madhe nuk ndan më të njëjtat vlera me Bashkimin Europian sa i përket shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit?

Nuk duket shumë e besueshme, duke kujtuar një fakt fare të thjeshtë historik-Britania e Madhe është djepi i demokracisë.

Atëherë, heshtja e ambasadorit britanik për korrupsionin endemik në Shqipëri, siç përcillet në Progres-Raport, mund të ketë një shpjegim tjetër-“hutimin” e tij nëpër salltanetet e qeverisë “Rama”.

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar10 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore10 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix10 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix10 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar10 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix10 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix10 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix11 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook