Lidhu me ne

Radar

Amnesty International: Patronazhistët cenuan të drejtat e njeriut

Zbuloni sekretin/ Do të njohësh patronazhistin tënd? Mjafton të dërgosh  numrin e ID-së. Baza e të dhënave të PS-së përfundon online, ja sajti -  Aktualitet

Baza e të dhënave të votuesve shqiptarë, e cila u bë publike para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, përbën cenim të rëndë të të drejtave të njeriut. Në raportin vjetor, Amnesty International nxjerr në pah skandalin e patronazhistëve si dhe rrjedhjen e listës së pagave dhe të dhënave të tjera si raste flagrante të shkeljes së të drejtave të njeriut përgjatë 2021-shit.

Në fillim të prillit, një bazë e paligjshme e të dhënave që mbante të dhënat personale të rreth 900 000 qytetarëve dhe e përdorur nga Partia Socialiste për qëllime elektorale u zbulua disa ditë para zgjedhjeve. Gjithsej 162 qytetarë paditën Partinë Socialiste për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Në dhjetor, dy baza të tjera të të dhënave u zbuluan, duke shkaktuar zemërim publik. Ata mbanin të dhëna personale si pagat, vendet e punës dhe llojin e makinës në pronësi të më shumë se 600 000 taksapaguesve.

Në korrik, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa dispozita të Ligjit për Policinë e Shtetit, të cilat i kishin lejuar policisë të kryente përgjim masiv të qytetarëve pa autorizimin paraprak të gjykatës. Ato dispozita u gjetën jokushtetuese pasi vendosën kufizime të paligjshme në të drejtën e privatësisë.

Si shkelje të së drejtës së shëndetit, AI veçon rimbursimin e pamjaftueshëm për personat e infektuar me Covid-19.

Në gusht, Ministria e Shëndetësisë urdhëroi vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19 për grupet me rrezik të lartë si personeli mjekësor, mësuesit dhe studentët. Sipas Avokatit të Popullit, numri i personave të infektuar me Covid-19 ishte shumë më i madh se paketat e trajtimit për të cilat ata mund të rimbursoheshin. Pacientët e diagnostikuar në periudhën mars-nëntor 2020, si dhe ata që rezultuan pozitivë nga institucionet shëndetësore private, nuk kishin të drejtë të rimbursoheshin për mjekimin.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook