Lidhu me ne

Mix

A provohet virgjëria nga gjakderdhja? Ja mitet e pavërteta që na mundojnë prej kohësh

Photo Pretty Lady Handsome Guy Couple in Love Making Fingers Hands Heart  Figure Celebrate Anniversary Valentine Day Stock Photo - Image of date,  male: 179991896

Koncepti i “virgjërisë” femërore ka një histori të ndërlikuar, që shpesh ka qenë (gabimisht) e lidhur me faktin nëse himeni i një femre është prekur ose jo. Gjakderdhja pas marrëdhënieve mendohej të ishte një provë e humbjes së virgjërisë dhe prova që një grua nuk kishte pasur marrëdhënie seksuale më parë.

Realiteti, megjithatë, është se himeni i një femre nuk ka të bëjë aspak me aktivitetin tuaj seksual. Sa për të kuptuar nëse himeni është çarë ose jo, është pothuajse e pamundur ta shihni vetë.

Himeni është një membranë e vogël brenda vaginës që ndryshon nga një femër te tjetra, pra nuk është krijuar në mënyrë të barabartë. Ka shumë gjëra të ndryshme nga marrëdhëniet seksuale, që mund të çajnë këtë membranë, si kalërimi, biçikleta, gjimnastika, përdorimi i tamponave, dhe masturbimi. Disa gra madje lindin edhe pa himen. Më poshtë do të njiheni me disa mite dhe fakte të tjera rreth virgjërisë:

Virgjëria nuk provohet nga gjakderdhja ose mungesa e saj

Ndërkohë që disa gra përjetojnë gjakderdhje në herën e tyre të parë gjatë seksit, ka dhe nga ato që nuk kanë gjakderdhje fare. Pra gjakderdhja në herën e parë është një mit, dhe nuk ndodh në të gjitha rastet.

Nuk mund ta shihni himenin

Edhe nëse himeni juaj është i paprekur, ju nuk do të jeni në gjendje ta shihni. Megjithatë nëse jeni kuriozë dhe doni të eksploroni, ai ndodhet rreth 1-2 centimetra brenda hapjes vaginale.

Himeni është i hapur te të gjitha femrat

Himeni ka hapjen e tij që ndihmon në gjakderdhjen gjatë menstruacioneve dhe sekrecioneve të tjera. Në përgjithësi, kjo hapje është në formë hëne, por ndryshon nga një femër te tjetra. Disa kanë hapje shumë të vogla, dhe disa madje kanë hapje të mëdha në himen. Dy për qind e të gjitha femrave lindin me një himen të mbyllur, që kërkon operacion për t’a hapur, në mënyrë që të lejojë gjakderdhjen.

Nuk duhet të provosh nëse je e virgjër ose jo

Nuk mund  ta provosh virgjërinë tënde dhe as nuk duhet të japësh prova për këtë. Mënyra më e mirë për t’i vërtetuar dikujt që je e virgjër është t’i thuash “po” ose “jo”, dhe kjo sërish varet nga ju.

Ju keni kontrollin e aktivitetit tuaj seksual

Ka disa probleme të mëdha me konceptin e “humbjes së virgjërisë”. Kjo nënkupton se nuk është në kontrollin tuaj. Nëse humbni telefonin, a është ky një vendim i ndërgjegjshëm? Jo! Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si flasim për herë të parë për dikë që ka kryer marrëdhënie seksuale. Gjëja më e rëndësishme është të mbash veten të sigurt dhe të bësh diçka të mirë. Mos u nxito dhe mëso të kuptosh se çfarë është e rehatshme për ty dhe trupin tënd dhe çfarë po ndodh atje poshtë. Dhe për më tepër, mos u shqetësoni për himenin tuaj, ose mungesën e tij.

Burimi: Teen Vogue

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook