Lidhu me ne

Mix

Këto janë 4 llojet e çantave që duhet t’i ketë çdo grua

Çdo gjë ka kufirin e saj, kjo thënie vlen edhe për çantat. Është aksesori më i rëndësishëm për një grua. Zonjat apo zonjushat mund të kenë më shumë se dy çanta në dollapin e tyre, por ka dhe nga ato që mund t’u gjesh nga një çantë në çdo cep të shtëpisë. Pavarësisht nëse keni pak apo shumë çanta në gardërobë, nëse e keni vënë re, ju përdorni vetëm disa prej tyre dhe pjesa tjetër mbetet në harresë. Ato që ju nevojiten janë vetëm 4 çanta thelbësore, që do t’i keni në dorë për çdo rast.

Çantë brezi (belt bag)

Trendi kryesor i viteve 1990 është kthyer! Është praktike dhe duket mahnitëse me pothuajse gjithçka, përfshirë kostumet serioze si dhe veshjet ‘casual’. Plus është një zgjedhje e shkëlqyeshme gjatë pushimeve ose gjatë një udhëtimi, pasi mbani të gjitha gjërat e rëndësishme në një pjesë komode të trupit, si dhe nuk duhet të shqetësoheni nëse dikush mund të vjedhë ndonjë send me vlerë nga çanta.

Çanta e përditshmërisë

Kjo është çanta që bëhet pjesë e pandashme e juaja. Në varësi të punës apo të aktivitetit ditor që keni, mund të zgjidhni çantë të vogël, mesatare ose të madhe. Sigurohuni që të zgjidhni një ngjyrë që do të përshtatet me ngjyrat e rrobave tuaja të përditshme.

Çantë ‘Cross Body’

Ky stil do t’ju japë një liri të madhe gjatë lëvizjes. Duket më mirë sesa një çantë shpine. Zgjidhni atë që nuk është shumë e rëndë dhe me gjatësi mesatare. Një madhësi e vogël nuk do të jetë aq funksionale sa të mbartësh gjërat e tua të nevojshme. Në tërësi, është një çantë jashtëzakonisht e kombinueshme dhe e rehatshme.

Çantë ‘tote’

Kjo është një tjetër çantë që i duhet çdo gruaje. Shumica e grave e përdorin për të mbajtur të gjitha gjërat e tyre me vete dhe nga ana tjetër të duket me stil dhe profesionale. Kjo çantë është ideale për të mbajtur një kompjuter portativ. Me pak fjalë, kjo është çanta që duhet të merrni me vete për në punë.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix22 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix22 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix22 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix22 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix22 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar23 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport23 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix23 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix23 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook