Lidhu me ne

Mix

Çfarë është salmonela? Shkaqet dhe simptomat që duhet të dini

SALMONELA

Salmonela është një bakter që gjendet, rëndom, në zorrët e njerëzve dhe të kafshëve. Ky bakter mund të jetë i pranishëm edhe në mishin e pagatuar, pula, vezët dhe në qumështin e papërpunuar. Helmimi ushqimor nga Salmonela, ose Salmoneloza, është sëmundje që shkaktohet kur bakteret e gjalla të Salmonelës hyjnë në trup. Bakteret mund të ngjiten pas qelizave që veshin zorrët, nga ku prodhojnë helme dhe sulmojnë qelizat e zorrëve.

Si mund të ekspozohem ndaj këtij infeksioni? 

Kafshët infektohen me bakterin nga kontakti i drejtpërdrejtë me kafshët e tjera, nga konsumi i ushqimit foragjer apo ujit të kontaminuar, ose nga bari, zogjtë e egër dhe brejtësit. Njerëzit i marrin bakteret nga ushqimet e kontaminuara, siç janë prodhimet e viçit, pulës dhe produktet e vezëve. Në kuzhinë, Salmonela mund të kalojë nga ushqimet e pagatuara tek ushqimet e gatuara, përmes duarve, dhe kontaktit me sipërfaqet dhe pajisjet e kuzhinës.

Si mund ta kuptoj se jam infektuar me Salmonela?

Simptomat e helmimit ushqimor që shkakton Salmonela janë: diarre, shtrëngime stomaku, vjellje dhe temperaturë e lartë. Periudha e inkubacionit zgjat rreth 12-36 orë. Sëmundja, ndonjëherë është e rëndë, dhe të shkuarit në spital mund të jetë e domosdoshme.

Për sa kohë është burim infeksioni një person i sëmurë? 

Njerëzit mund të jenë bartës (ta kenë dhe ta transmetojnë sëmundjen, pa shfaqur simptoma) dhe organizmi i tyre pastrohet me anë të feçes, një proces që mund të zgjasë deri në një vit. Nëse keni helmim ushqimor, të shkaktuar nga Salmonela, mund të sëmurni të tjerët, për disa ditë me radhë, madje edhe në muajt pasues. Kjo ndodh për shkak se, pas përdorimit të tualetit, larja e duarve nuk është e përshtatshme.

Si kurohet? 

Helmimi ushqimor nga Salmonela mund të kërkojë shkuarjen në spital dhe mund të jetë e rrezikshme për jetën, sidomos për të vegjëlit, për të moshuarit dhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të rënda. Sapo të shfaqen simptomat, duhet të shkoni për vizitë te doktori, i cili do t’ju kërkojë një kampion të jashtëqitjes tuaj, dhe do t’ju pyesi për produktet ushqimore që keni konsumuar. Doktori do të monitorojë gjendjen tuaj dhe, për rastet e rënduara, mund të jetë e nevojshme shkuarja në spital. Tregoni kujdes, pini lëngje, për të parandaluar çhidratimin.

Burimi: SafeFood.eu

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook