Lidhu me ne

Mix

Atletet, syzet, telefonat etj / Si të dallojmë brendet origjinale nga ato fallco (Foto)

Me siguri disa herë ju ka ndodhur që të shpenzoni shumë para kur keni blerë ndonjë produkt, duke menduar që është origjinal, ndërkaq shumë shpejtë jeni bindur që është vetëm një kopje e origjinalit me cilësi shumë të keqe.

Që të mos ju ndodh më kështu, është koha që të mësoni një herë e përgjithmonë të dalloni brendet joorigjinale nga ato origjinale, transmeton Telegrafi.

1. Xhinset Levi’s

Të gjitha xhinët e kësaj marke kanë shenjën karakteristike në formë harku në xhepin e pasmë, germën e vogël “e” në etiketë (germa e madhe është vetëm te kopjet) dhe numrin serik dyfish dhe në anën e brendshme të brezit.

*Pullat janë të bëra nga metali dhe kanë të skalitur nënshkrimin “Levi Strauss” në anën e sipërme, ndërkaq në të poshtme numrin serik. Shajkat janë të punuara nga çeliku dhe kanë numrin serik edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër.

2. Gjysmëfanellat “Lacoste”

* Pullat kanë ngjyrë të larmishme, sepse janë të bëra kryesisht nga sedefi. Janë të sheshta, me fryrje të vogël në mes. Pullat kanë dy vrima dhe nuk kanë kurrfarë mbishkrimi sipër.

* Krokodili i gjelbër është i qepur posaçërisht, dhe pastaj i ngjitur për fanellë. Gjendet në anën e majtë të fanellës, afër pjesës së poshtme të pullave (ata që i bëjnë kopje zakonisht e harrojnë këtë gjë). Dallohen qartë pjesët e trupit të krokodilit.

3. Rroba banje Victoria’s Secret”

* Të gjitha rrobat e banjës të këtij brendi janë punuar nga tekstili i dyfishtë. Rrobat njëngjyrëshe lehtë mund t’i dalloni ashtu që të tërhiqni shtresën e poshtme dhe të sipërme në drejtime të ndryshme.

*Ekzistojnë pesë madhësi: XS, S. M.L dhe XI. Kopjet zakonisht kanë madhësinë vetëm S, M dhe L. Madhësitë e sutjenave janë të shënuara njësoj si edhe pjesa e poshtme rrobave (34A, 34B etj.). Etiketat gjithmonë janë ngjyrë të trëndafiltë, të zezë, të bardhë dhe të tejdukshme.

4. Orët “Rolex”

Orët “Rolex janë punuar nga xhami i safirit. Nëse në të qitni një pikë ujë, ajo do të mbetet pikë. Ndarja për kalendar është pak e ngritur. Nga ana tjetër e xhamit gjendet fotografia e vogël e kurorës afër numrit 6 (te të gjitha modelet pas vitit 2002).

* Akrepi i sekondarit lëviz rrjedhshëm, pa kurrfarë kërcimesh. Madje edhe nëse provoni ta dëgjoni, nuk do të dëgjoni tingullin tik-tak. “Kopjet e orëve “Rolex” zakonisht kanë prapavijë të tejdukshme. Modelet origjinale gjithmonë kanë kapak metali me numrin serik dhe shenjën e skalitur nën të.

5. Syzet Ray-Ban

* Kutia është punuar nga lëkura dhe ka këto karakteristika: është e vrazhdë në prekje dhe ka logon Ray-Ban në pullë. Majtas nga pulla gjendet vula e firmës. Ana e përparme e kutisë është e vrazhdë, ndërsa e pasmja e butë. Në brendësi gjendet veluri i zi.

* Xhami i majtë në të gjitha modelet ka mbishkrimin Ray-Ban i cili nuk mund të hiqet. Xhami i djathtë ka skalitje laserike brenda dhe jashtë.

* Në mbajtësin e majtë gjendet numri serik i cili fillon me RB. Gjithashtu përmban këto informacione: ngjyrën e xhamit, nivelin e errësimit, perimetrin e thjerrëzave dhe madhësinë e urës së hundës. Në mbajtësin e djathtë gjendet emri i modelit, germa e cila shënon fabrikën e prodhimit dhe etiketën me standardet e sigurisë evropiane.

6. Atletet “Converse”

* Sholla nuk është më e vogël se 3 cm. Në anën e fundit gjendet shenja “ALL STAR” (me yllin në mes të mbishkrimit, ndonjëherë të lidhur me germën “R”) dhe asgjë më shumë. Atletet Converse gjithmonë shiten me toja të lidhura.

* Tiketa në shpinë e gjuhës ngrihet në prekje (modelet joorigjinale kanë vetëm një copë letre). Pjesa e sipërme ka dy tegela të gjerë. Në tiketë gjendet numri serik i cili ka 6 karaktere.

7. Atletet sportive “AirMax”

* Modelet origjinale kanë modul ajror nën kapakun plastik. Modelet joorigjinale nuk kanë ajër nën plastikë. Për të identifikuar komorën ajrore, patjetër duhet të shtypni atleten. Modelet origjinale vështirë ndrydhen dhe shpejt kthehen në formën origjinale.

* Nga viti 2008 tiketat përforcohen me ndihmën nxehtësisë, andaj nuk bën të kenë kurrfarë penjsh. Numri serik është kodi prej 6 karaktereve: tri karakteret e tjera janë kode të ngjyrave. Sholla është e punuar nga goma me cilësi të lartë.

8. Këpucët “Christian Louboutin”

* Kur janë të vendosura në sipërfaqe të rrafshët, gishtat dhe thembrat e këpucëve origjinale do të jenë në të njëjtin nivel: shputat flenë fuqishëm më tokë. Taket dhe pjesët anësore nuk janë të larta (kjo është shenja mbrojtëse e brendit) dhe të shtrembëruara dukshëm. Pjesa kryesore e këpucëve dhe e takave janë të punuara nga i njëjti material.

* Sholla gjithmonë është me ngjyrë të qartë, të kuqe, me vulën “Christian Louboutin”, “Made in Italy” dhe me numër të këpucëve. Kurrfarë vule tjetër apo mbishkrim nuk është i lejuar.

9. Kufjet “Apple”

Kufjet origjinale shiten në kuti plastike me mbishkrim të kaltër (joorigjinalet zakonisht kanë ngjyrë të verdhë). Pesha e kutisë bashkë me produktin është rreth 51 gramë.

* Në kufje nuk ka gjurmë të ngjitjes. Vrimat për altoparlantë janë të bëra nga metali (në ato joorigjinale zakonisht janë nga plastika). Në ato joorigjinale zakonisht mungojnë shenjat për të majtën dhe të djathtën.

10. Telefonat “Samsung”

* Telefonat origjinalë kanë display AMOLED. Njëra ndër karakteristikat e tyre është ngjyra e kuqe e zjarrtë. Produktet joorigjinale janë zakonisht ngjyrë të hirtë, të kaltër apo të gështenjtë.

* Nëse shtypni kodin *#7353#, në telefonat Samsung Galaxy origjinalë do të hapet menyja për testimin e aplikacioneve. Kombinimi *#0*# do t’ju ndihmojë të testoni ekranin, altoparlantët dhe funksionet e tjera të telefonit.

* Nën bateri gjenden kodi i modelit, numri serik dhe IMEI. Nëse shtypni *#06#, në ekran do të shfaqet IMEI plus numri serik (punon vetëm te disa modele).

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook