Lidhu me ne

Letersi

Burgu – Tregim shumë i bukur nga MEHMET KRAJA

MEHMET KRAJA

Mbrëmë pashë ëndërr se më kishin futur në burg. Ëndrra ishte e gjatë dhe e mërzitshme, kurse përtej saj shtrihej një zbrazësinë e përhimë, ose e verdhë, ose krejt e pangjyrë.

Mëngjesi erdhi i vonuar, me një dritësim të mugët dhe të mjegull dhe me një qiell që kishte rënë fare poshtë. Në të vërtetë, një mëngjes të këtillë dukej se e kisha krijuar vetë dhe kësisoj më mbeti në kujtesë.

Kur e hapa perden e dritares, në vend që të shikoja qiellin dhe peizazhin e zverdhur nën të, siç bëja zakonisht, në dritaren time pashë hekura të kryqëzuar, hekura të ndryshkur, hekura të vënë shpejt e shpejt dhe të përforcuar anash pas murit të shtëpisë.

Gati duke rendur dola në dhomën tjetër dhe me vrull e largova perden nga dritarja (ishte një perde prej basme të trashë, kjo më kujtohet mirë, nga ato perde që krijonin gjysmerrësirën e ftohtë në të gjitha dhomat e shtëpisë sime) dhe atje, përtej xhamave dhe përtej dritares, por këtej qiellit me dritësim të pakët dhe këtej pamjes dimërore të qytetit, diku në atë kufirin e padukshëm të idesë se jam i lirë dhe se liria nuk ekziston, ishin vënë po ato hekura të kryqëzuar e të ndryshkur, gjithandej të përforcuar pas murit të shtëpisë.

Nuk e hapa asnjërën dritare dhe as më shkoi mendja të shihja se çfarë kishte ndodhur jashtë gjatë natës së shkuar. Përse ta bëja këtë?

Ajo natë kishte qenë si të gjitha netët e jetës sime, e errët, e ftohtë për këtë stinë, pashpjegueshëm e errët dhe e ftohtë për të gjitha stinët, sikur të ishte stisur enkas për ndodhi të mërzitshme dhe për ëndrra po aq të mërzitshme.

U ktheva në shtratin tim dhe, duke tërhequr këmbët zvarrë mbi dysheme, u shtriva me fytyrë të kthyer nga muri, për të gjetur mbi verdhësinë e tij të ndotur po ato njollat e gjithmonshme, nëpër të cilat kaloj pa vështirësi dhe futem në një botë të patrajtshme, në një botë amebash dhe gjolesh të pështirë, atje ku fillon gjeneza e të gjithave.

Kështu bëra edhe kësaj radhe dhe kështu do të bëj gjithnjë, derisa hekurat e ndryshkur të kalben e të bien nga dritaret e shtëpisë sime.

Derisa rrija ashtu, me fytyrë të kthyer nga muri i verdhë, hetova se si pak nga pak (diku thellë, në atë errësirën e pambërritshme të mendimit), vdiste tek unë ideja se mund të dilja që andej.

Nuk provova ta hap as derën e shtëpisë, sepse mendja më thoshte se edhe atje, përtej saj, duhej të gjendej po ai kryqëzim hekurash të zinj.

(1995)

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook