Lidhu me ne

Mix

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fejohen – sërish

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fejohen - sërish

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë fejuar sërish!

Lopez njoftoi fejesën në një video të shkurtër përmes buletinit të fansave të saj, “On The JLo”, në të cilën ajo shikon me adhurim një unazë diamanti me ngjyrë të gjelbër.

“Je perfekt,” thotë Lopez në një zë ndërsa luan muzikë romantike Lopez publikoi njoftimin “emocionues dhe të veçantë” në Facebook në fillim të mbrëmjes së të premtes.

Burime pranë këngëtares thonë se video është në fakt një shpallje fejese. Lopez, 52, dhe Affleck, 49, ndezën thashethemet e fejesës në fillim të kësaj jave, kur ajo u fotografua me një unazë në gishtin e saj të martesës, ndërsa bënte pazar në LA me vajzën 14-vjeçare Emme. Burime të afërta me Affleck kohët e fundit i thanë Page Six se nuk do të tronditeshin nëse ai do të kishte propozuar përsëri.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fejohen - sërish

Çifti fillimisht nisi të takohej në vitin 2002 dhe u quajt shpejt “Bennifer” nga fansat dhe mediat. Të dy sigurisht nuk ishin të trembur për të shfaqur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin në atë kohë, duke përfshirë skenat e mbushura me PDA nga videoklipi i Lopez “Jenny From the Block”. Në nëntor të atij viti, Affleck i propozoi Lopez-it një diamant rozë 6.1 karatësh nga Harry Winston, që thuhet se kushtoi 2.5 milionë dollarë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fejohen - sërish

Fatkeqësisht, vëmendja masive nga media bëri që çifti të shtynte dhe përfundimisht të anulonte dasmën e tyre të vitit 2003.

“Për shkak të vëmendjes së tepruar të medias rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën”, tha çifti në një deklaratë të përbashkët. “Kur e gjetëm veten duke menduar seriozisht për të punësuar tre “nuse të ndara” në tre vende të ndryshme, kuptuam se diçka ishte e gabuar.”

Deklarata vazhdoi: “Ne filluam të ndjenim se fryma e asaj që duhej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë mund të komprometohej. Ndjemë se ajo që duhet të ishte një ditë e gëzueshme dhe e shenjtë mund të na prishej për ne, familjet tona dhe miqtë tanë.”

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fejohen - sërish

Lopez e ndërpreu fejesën në fillim të vitit 2004 dhe u martua me këngëtarin Marc Anthony në qershor të të njëjtit vit. Me të cilin solli në jetë binjakët Max dhe Emme në 2008. Ndërkohë, Affleck vazhdoi me Jennifer Garner. Ai u martua me aktoren në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku: vajzat Violet dhe Seraphina dhe djalin Samuel. Të dy martesat e tyre përfunduan në divorc, megjithatë, me Lopez që hyri në një tjetër romancë të stuhishme me Alex Rodriguez në 2017. Nga ana e tij, Affleck ishte i lidhur me disa femra, duke përfshirë yllin e “Knives Out” Ana De Armas deri në ndarjen e tyre në janar 2021.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fejohen - sërish

Menjëherë pas ndarjes së Lopez nga Alex Rod.,  aktori Affleck u fut shpejt “në lojë” dhe u rilidh me këngëtaren 18 vite pas ndarjes së tyre. Dyshja – të cilët sapo hodhën 50 milionë dollarë në një rezidencë në Bel Air – kanë qenë të fortë që nga momenti i lidhjes.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fejohen - sërish

“Unë nuk mendoj se dikush ishte më i befasuar se ne,” pranoi JLO në “The Ellen DeGeneres Show” në shkurt. “Nuk mund ta imagjinonit kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte. Është një gjë e bukur.”

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix2 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix2 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook