Lidhu me ne

Radar

Lufta Rusi-Ukrainë/ Çfarë dimë pas shtatë javësh pushtim

Sot bëhen 49 ditë që kur Rusia nisi ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë, plot shtatë javë, dhe tonet mes dy krahëve në luftë janë ngritur. Presidenti amerikan Xho Bajden i ka cilësuar veprimet e Rusisë në Ukrainë si “gjenocid“, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin “po përpiqet të zhdukë idenë e të qenënurit ukrainas (si kombësi)”. “Ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet (si gjenocid) apo jo, por sigurisht që kështu më duket mua,” tha Presidenti amerikan.

Aleati më i ngushtë i Putinit në Ukrainë, Viktor Medvedchuk, është kapur nga forcat e rendit ukrainas, njoftoi Volodomyr Zelenski. Medvedchuk është udhëheqësi i “Platformës Opozitare për Jetën”, partia më e madhe opozitare e Ukrainës. Zelenski propozoi lirimin e tij në Rusi në këmbim të ukrainasve të kapur nga forcat ruse. Zelenskiy gjithashtu paralajmëroi Rusinë: “Lëreni Medvedchuk të jetë shembull për ju. As ish-oligarku nuk shpëtoi, për të mos përmendur shumë më tepër kriminelë ordinerë nga bombardimet ruse. Ne do t’i kapin të gjithë.” 

(Viktor Medvedchuk, njeriu kryesor i Putinit në Ukrainë) 

Zelenskiy tha se “ende nuk është e mundur” të nxirren përfundime 100 përqind se çfarë lloj lënde (për sulmet) u përdor në Mariupol të martën. Më herët, ai shprehu shqetësimet se forcat ruse po përgatisnin “një fazë të re terrori” që mund të përfshinte përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Andriy Biletsky, udhëheqësi i regjimentit vullnetar të Azov (ekstremistë të djathtë ukrainas), pretendoi të hënën se tre persona në qytetin port jugor kishin përjetuar “helmim nga kimikatet e luftës, por pa pasoja katastrofike”. 

(Pamje nga Mariupoli, i shkatërruar nga bombardimet ruse) 

Megjithatë, disa vëzhgues kanë shprehur skepticizëm se provat e disponueshme tregojnë për një sulm me armë kimike. Është shumë herët për të thënë përfundimisht se çfarë ndodhi, por një ekspert paralajmëroi se mbeti e paqartë nëse kimikatet, e lëre më armët kimike, ishin përdorur, bazuar në provat e disponueshme fillimisht. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se SHBA nuk mund të konfirmojë raportet për përdorimin e armëve kimike në Mariupol.

Situata në lindje të Ukrainës është e tensionuar. Civilët janë larguar nga Ukraina lindore përpara një sulmi të parashikuar gjerësisht dhe forcat ruse u mbyllën në rrënojat e qytetit jugor të Mariupol. Forcat ukrainase po përgatiteshin për një ofensivë të re ruse në lindje të vendit. Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, i kërkoi banorëve që të evakuoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur duke përdorur korridoret e dakorduara humanitare.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, tha se vlerësimi i fundit ishte se rreth 21,000 banorë civilë ishin vrarë në qytetin port ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus. Numri i vdekjeve në Mariupol mund të jetë deri në 22,000, tha për CNN Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk.

Kryetari i qytetit ukrainas të Bucha, afër Kievit, tha se autoritetet kishin gjetur deri më tani 403 trupa të njerëzve që ata besonin se ishin vrarë nga forcat ruse gjatë pushtimit të zonës. Ky numër ishte ende në rritje, tha Anatoliy Fedoruk, duke shtuar se ishte shumë herët që banorët të ktheheshin në qytet.

Nga ana tjetër, Vladimir Putin deklaroi se Ukraina kishte devijuar nga marrëveshjet e arritura në një konferencë të paqes në Stamboll dhe se bisedimet nuk po prodhojnë asgjë. Kur u pyet për komentet e presidentit rus, një anëtar i delegacionit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se negociatat me rusët ishin shumë të vështira, por po vazhdonin.

Putin gjithashtu pretendoi se operacioni ushtarak i Rusisë po shkonte siç ishte planifikuar dhe se qëllimi i Rusisë në Ukrainë ishte të përmbushte të gjitha qëllimet e saj dhe të minimizonte humbjet. “Ne do t’i arrijmë objektivat tona, nuk ka dyshime,” u tha Putin punëtorëve në kozmodromin Vostochny (vend lëshimi raketash sojvetike) në lindjen e largët të Rusisë. “Qëllimet e saj janë absolutisht të qarta dhe fisnike,” tha ai për fushatën ushtarake të Rusisë. Ai tha se Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër” veçse të nisë atë që ai e quan një “operacion special ushtarak” dhe u zotua se do të “vazhdonte deri në përfundimin e plotë të tij dhe përmbushjen e detyrave që janë vendosur”. 

Si pasojë e gjendjes së vështirë ku gjendet sot, Ukraina duket se po mbështetet financiarisht. Banka Botërore po planifikon mbështetje financiare për Ukrainën me vlerë 1.5 miliardë dollarë për të ndihmuar në funksionimin e shërbimeve kritike ndërsa vendi po lufton një sulm të ri nga Rusia. Banka tha se fondet do të përdoren për të mbështetur vazhdimin e shërbimeve kryesore të qeverisë, duke përfshirë pagat për punonjësit e spitaleve, pensionet për të moshuarit dhe programet sociale për njerëzit në nevojë.

Një britanik, i cili ka luftuar me forcat e armatosura ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit, është detyruar të dorëzohet së bashku me njësinë e tij te rusët, sepse mbetën mbetur pa ushqim dhe municione. Aiden Aslin, nga Neëark, iu bashkua marinsave të Ukrainës në vitin 2018, por u ka thënë miqve dhe familjes se ai dhe shokët e tij nuk mund të durojnë më, ndërsa rusët gradualisht shtrëngojnë kontrollin e tyre në qytetin port jugor.

Zelenski refuzoi një kërkesë të presidentit gjerman, Frank-ëalter Steinmeier, për të vizituar Kievin së bashku me politikanë të tjerë europianë të mërkurën. Sipas një raporti të gazetës gjermane Bild, arsyeja e mohimit ishin lidhjet e ngushta të mëparshme të socialdemokratit gjerman me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe historia e tij si avokat i lidhjeve të ngushta ekonomike ruso-gjermane.

Përshtatur nga The Guardian

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook