Lidhu me ne

Mix

10 filmat më të bukur turq që duhet t’i shihni

Për shkak të koronavirusit, qytetarët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve. Mirëpo qëndrimi në shtëpi mund të mos jetë fare i mërzitshëm nëse keni një listë me filma për të parë. “revistawho.com” iu sugjeron sot 10 filma turk të cilat shumë lehtë mund t’i gjeni edhe të përkthyer në shqip.

1.Bir Nefes Yeter, një film turk me aktorë kryesorë shumë të njohur për publikun, Tuvana Turkay dhe Seçkin Ozdemir. Ky film flet për një djalë të ri me emrin Jaman që është i palumtur, por një ditë kur takon një vajzë bukuroshe dhe optimiste me emrin Nefes, jeta e tij ndryshon. Nefes vuan nga një sëmundje, që e bën shumë të dhimbshme historinë e tyre të dashurisë.

2.Aci Tatli Eski, me aktorë kryesor Ozge Ozpirinçi dhe Bugra Gulsoy, tregon historinë e një çifti shumë të dashuruar . Pasi mbarojnë shkollën, Murat i propozon për martesë Dujgus, por nuk merr përgjigjen që po priste. Ata vendosin të qëndrojnë beqarë për 5 vjet, por jeta ka plane të tjera për ta.

3.Mutluluk Zamani është një film që ka rikthyer bashkë aktorët Elçin Sangu dhe Baris Arduç. Ata luajnë rolin e një çifti me jetë krejt të kundërta, por që fati i bashkon.


4.Senden Bana Kalan, një tjetër film shumë prekës me aktorë kryesorë Neslihan Atagul dhe Ekin Koç. Ozguri detyrohet të jetojë në fshat dhe atje njihet me një vajzë me emrin Elif. Ai dashurohet me Elifin dhe mes tyre nis një histori dashurie.


5.Ikinci Sans tregon historinë e dy të rriturve që kanë jetë të ndryshme nga njëri-tjetri, por të dy kërkojnë t’i japin një shans të dytë dashurisë. Në role kryesore janë aktorët e mirënjohur Nurgul Yesilçay dhe Ozcan Deniz.

6.Benim Dunyam është një tjetër film që do t’ju dhurojë emocione, me aktoren Beren Saat. Ajo luan rolin e një vajze me emrin Ela që nuk shikon dhe as nuk dëgjon, por mësuesi i saj e bën të ecë përpara në jetë. Filmi është bazuar në një histori të vërtetë.


7.Dunyanin En Guzel Kokusu është film me një temë shumë të veçantë. Në rolet kryesore janë Tuba Unsal dhe Riza Kocaoglu. Ata luajnë rolin e dy miqve që vendosin të martohen vetëm për të sjellë në jetë një fëmijë. Por pas martesës ata bien në dashuri.

8.Delibal është një film që nuk mund të mungonte në këtë listë. Nëse ende nuk e keni parë duhet ta shihni patjetër pasi tregon një histori shumë të bukur dashurie mes dy të rinjve. Në rol kryesor është aktori Çagatay Ulusoy.


9.Kardesim Benim do t’ju sjellë shumë të qeshura me historinë e dy vëllezërve këngëtarë. Ata nisen në një udhëtim për të plotësuar dëshirën e fundit të të atit.

10.Një nga filmat më të shikuar të këtij viti në Turqi është “7 Kogustaki Mucize”, me aktorin shumë të njohur Aras Bulut Iynemli. Filmi tregon historinë prekëse të një babai të sëmurë që akuzohet për vrasje. Burgu është shtëpia e tij dhe e vajzës së tij 6-vjeçare

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook