Lidhu me ne

Mix

Nëna vëmendje, ja arsyet përse qan një foshnje

E qara është forma e parë dhe kryesore e komunikimit që përdorin foshnjat e porsalindura. Ato qajnë mesatarisht nga 1 deri në 4 orë në ditë. Kjo është pjesë normale e përshtatjes me jetën e re jashtë mitrës.Në përgjithësi, gjatë muajve të parë pas lindjes, është mirë të reagoni menjëherë kur foshnja qan.

Mos mendoni se po e llastoni, nëse mundoheni ta qetësoni. Studimet kanë treguar se reagimi i shpejtë dhe i ngrohtë ndaj foshnjës që qan, bën që ajo të jetë më e qetë dhe të flejë më mirë gjatë natës. Nëse foshnja qan për një kohë të gjatë, ju rekomandojmë të listoni nevojat që mund të ketë.

A është e uritur?

Mos vallë i duhet ndërruar pelena?

Mos vallë duhet të gromësijë?

Mos ndoshta ka vapë ose ftohtë?

Ndoshta ka nevojë të thithë diçka, qoftë gishtin, apo biberonin e rremë.

Ndoshta do që të lëvizë, të tundet, të përkëdhelet, t’i flas me zë të ëmbël e t’i këndoj.

Mos ndoshta duhet të ndërrojë pozicion? Mos vallë po e pickon, shpon apo shtrëngon diçka?

Mos ndoshta ka luajtur dhe është lodhur më shumë se ç’duhet? Mos vallë ka nevojë të qajë për njëfarë kohe?

Mundohuni të plotësoni fillimisht nevojat më thelbësore të foshnjës. Në rast se problemi është uria, atëherë ushqejeni menjëherë. Nëse fëmija qan fort, kontrolloni nëse e shpon apo e pickon diçka. Nëse ndihet ngrohtë, nuk është e lagur, është ushqyer dhe ka pushuar mirë, por nuk pushon së qari, kini parasysh sugjerimet e mëposhtme, të cilat mund jenë shumë të dobishme:

Mundohuni ta mbështillni me një batanije (shikoni faqen 260).

Folini apo këndojini ëmbël duke e kthyer përballë vetes.

Përkëdheleni lehtë te koka ose fërkojeni në kraharor apo shpinë.

Jepini gishtin tuaj apo diçka tjetër që ta thithë teksa e tundni apo e shëtisni me një ritëm të caktuar.

Lëvizeni ngadalë, tundeni duke e mbajtur në krahë, duke ecur me të, të mbështetur te shpatulla juaj ose duke e mbajtur para vetes në mbajtësen kangur.

Vini muzikë të lehtë në sfond.

Mbajeni foshnjën të shtrirë barkas në prehër.

Ngrijeni lart, mbështeteni te shpatulla apo kraharori juaj.

Vendoseni foshnjën në ndenjësen e saj të makinës dhe dilni për një xhiro.

Bëjini një banjë me ujë të ngrohtë ose vendosni një shishe me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë, mbi barkun e saj.

Dilni jashtë dhe shëtiteni me karrocë.

Bëni sa më pak zhurmë dhe mbani sa më pak drita në mjedisin ku ndodhet foshnja. Mundohuni të bëni zhurma boshe e të vazhdueshme, si zhurma monotone e fshesës me korrent apo mund të regjistroni zhurmën e dallgëve të detit. Kjo mund t’i qetësojë dhe t’i vërë në gjumë foshnjat, pasi mbyt të gjitha zhurmat e tjera. Në rast se foshnja është e thatë, e ushqyer dhe ngrohtë, por vazhdon të qajë, ndoshta ka nevojë të qëndrojë vetëm për dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta. Mos u largoni shumë dhe kontrollojeni çdo minutë nga një largësi jo shumë e madhe. Ndonëse disa prindër e kanë të vështirë ta lënë foshnjën të qajë, vetmia mund t’i japë mundësinë të çlirojë tensionin që ka grumbulluar. Mos harroni se jo gjithmonë do të mund ta qetësoni, veçanërisht kur ka nevojë të çlirojë tensionin.

Foshnjat qajnë dhe kjo është më se normale. Mos e humbni besimin, pasi e qara nuk do të zgjasë përgjithmonë. Të qarat e foshnjës zakonisht arrijnë kulmin në gjashtë javët e para pas lindjes. Më pas, foshnja qetësohet. Brenda tre apo katër muajsh, do të vëreni një përmirësim goxha të madh. Gjithashtu, është më se normale që e qara e tepruar, t’u duket e pashpresë prindërve. Koordinohuni me të afërmit, miqtë apo me kujdestaren e foshnjës për të bërë disa ditë pushim, për të cilat keni aq nevojë. Madje, edhe një orë pushimi mund t’jua ripërtërijë fuqitë.

Nëse po filloni ta humbisni kontrollin nga të qarat e foshnjës, lëreni atë në një vend të sigurt, si për shembull në krevat. Më pas, telefonojini mjekut, urgjencës së spitalit apo shërbimit më të afërt mjekësor. Sado e paduruar apo e inatosur që të jeni, mos e shtrëngoni apo shkundni kurrë foshnjën. Gjithashtu, mos lejoni as të tjerët ta bëjnë këtë. Kjo gjë mund të rrezikojë shikimin e saj, mund të shkaktojë dëmtim të trurit, madje edhe vdekje

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix14 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix14 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix14 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix14 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix14 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook