Lidhu me ne

Mix

Konsumimi i mjaltit para gjumit, efektet pozitive në shëndet

Mjalti konsiderohet si ilaçi i artë i natyrës, kjo për shumë arsye. Një nga mënyrat më të mira kur mund të përdoret është para gjumit. Shëruesit popullorë europianë këshillojnë të pini një gotë qumësht të ngrohtë me mjaltë çdo natë para gjumit. Dhe ata nuk janë të vetmit! Shëruesit tradicionalë meksikanë këshillojnë pirjen e një gote çaj kamomili me një lugë mjaltë para se të bini për të fjetur, ndërsa ata kinezë këshillojnë një lugë mjaltë çdo natë.

Po çfarë përfitimesh ka ngrënia e mjaltit para gjumit?

  • Do të flini shumë më mirë

Mjalti e mban mëlçinë tuaj të mbushur dhe sigurohet që të prodhojë sasinë e duhur të glikogjenit për natën. Kur konsumoni mjaltë para gjumit, nivelet e insulinës në tru rriten duke liruar kështu triptofan në tru. Triptofani kthehet në serotoninë, e cila formon melatoninën. Melatonina është një hormon që rrit imunitetin dhe rindërton indet gjatë pushimit (gjumit). Melatonina jo vetëm që ju ndihmon gjatë gjumit, por ju ndihmon që të zgjoheni të çlodhur.

  • Do të bini në peshë

Mjalti vepron si karburant për mëlçinë dhe bën që ajo të prodhojë më shumë glukozë. Kur prodhohet glukoza, lajmëron trurin se nivelet e sheqerit janë të larta, gjë që e detyron atë të prodhojë hormone që djegin dhjamin. Në mënyrë që kjo të arrihet sa më mirë dhe me rezultate sa më të mira, mundohuni të zëvendësoni sheqerin që konsumoni me mjaltë gjatë gjithë dites. Para gjumi pini një gotë ujë të ngrohtë më 3 lugë çaji mjaltë.

  • Do të ndiheni më mirë

Mjalti është gjithashtu i njohur për vetitë që ka për të qetësuar dhimbjet e fytit duke vepruar si ilaç për kollë. Dy lugë çaji me mjaltë do t’i bëjnë shumë mirë fytit tuaj, por kujdes mos jua jepni fëmijëve nën moshën 1 vjeç.

Ndër të tjera mjalti ka këto efekte të tjera pozitive:

  • Parandalon krijimin e shtresave në dhëmbë
  • Ndihmon me alergjitë
  • Përmirëson sistemin tuaj imunitar
  • Ndihmon fëmijët ( dhe të rriturit) me refluksin acid

Burimi: Lifehack

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook