Lidhu me ne

Mix

Si ndërrohen pelenat e bebit

5 masat paraprake që duhet të keni parasysh kur ndërroni pelenën e bebit

Fëmija juaj i porsalindur do të ketë aktivitete të kufizuara gjatë muajve të parë, prej të cilave, urinimi dhe defektimi do të jenë kryesoret.




Bebi juaj do ta lagë shpesh pelenën dhe ju duhet të bëni gjithçka për t’u siguruar se pelena e tij do të jetë e rehatshme dhe e thatë.

Një opsion që shumë nëna e përdorin këto ditë është pelena e gatshme, e cila më pas hidhet. Por a është i sigurt përdorimi i këtyre pelenave dhe si duhen përdorur ato?

Kjo është një pyetje që çdo nënë dëshiron ta dijë. Nga prodhuesit e tyre na thuhet se pelenat janë më se të sigurta për fëmijët që kur ata janë një ditësh.

Në fakt, disa pelena janë bërë posaçërisht për foshnjat e porsalindura. Por ju duhet të merrni disa masa paraprake:

  • Shikoni lëkurën e foshnjës kur i ndërroni pelenën për të kontrolluar nëse ka skuqje apo jo. Disa foshnja kanë lëkurë më të ndjeshme se të tjerët.
  • Pelenat një përdorimshme, të cilat thithin më shumë lëngje, preferohet të përdoren më shumë gjatë natës, kur nuk mund t’ja ndërrojmë shpesh fëmijës. Gjatë ditës mund të përdorni edhe opsione të tjera.
  • Është e rëndësishme t’ia ndryshoni pelenat bebit çdo dy deri në tre orë. Mbajtja e pelenës më gjatë se kaq mund të shkaktojë infeksione ose puçrra.
  • Kur fëmijë jashtëqit është e domosdoshme që t’ia ndërroni menjëherë pelenën për të ruajtur higjienën.
  • Mbajtja e pelenave është e dobishme për udhëtime për ta bërë jetën më të lehtë për ju.

Pelena një përdorimshe apo pelena prej pëlhure?

Ka shumë njerëz që do të preferonin një pelenë prej pëlhure (rrobe) se sa një pelenë një përdorimshe. Ka shumë arsye për këtë:

  • Pëlhura është përdorur nga nënat prej shekujsh, ndërsa pelenat janë inovacion i viteve të fundit.
  • Ka shumë pelena prej pëlhure në treg që tani janë të lehta për t’u pastruar.
  • Pelenat e pëlhurës mund të lahen dhe përdoren sërish prandaj ato janë edhe më ekonomike.
  • Disa prindër kanë dyshime në lidhje me kimikatet që përdoren për të prodhuar pelenat dhe kanë frikë se mund të shkaktojnë probleme.
  • Pelenat e pëlhurës duhet të ndryshohen shpesh dhe kjo siguron që foshnja të kuptohet se kur jashtëqit.

Shumë njerëz janë gjithashtu të mendimit se pelena luan rol në trajnimin e fëmijës për të mësuar uturakun, pasi fëmijët mësohen keq me pelena. Ndërsa të gjitha këto pika janë të vlefshme deri në një farë mase, ka mijëra përdorues të pelenave njëpërdorimshe që nuk kanë pasur asnjë problem. Pra, është plotësisht në dorën tuaj zgjedhja e pelenës që dëshironi të përdorni.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore15 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar15 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix15 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix15 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix15 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix15 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix15 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix15 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix15 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix15 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook