Lidhu me ne

Radar

Popullsia rurale bie me 4% për 4 vite


Tranzicioni demografik në vend është shndërruar në një problematikë për forcën e punës në të gjithë sektorët e ekonomisë në vend, por bujqësia mbetet më e rrezikuara, pasi popullsia në zonat rurale është duke u tkurrur me ritme më të shpejta se popullsia totale për shkak të emigracionit të lartë dhe migrimit të brendshëm.

Ministria e Bujqësisë në një strategji për zhvillimin e sektorit në 5 vitet në vijim, e cilëson si një sfidë që kërkon zgjidhje emergjente, kapitalin njerëzor në fshat.

Të dhënat mbi popullsinë tregojnë se popullsia rurale llogaritet në 964,791 banorë në vitin 2019. Përqindja e popullsisë rurale ka rënë vazhdimisht nga 42,57% në vitin 2015 në 38,89% në vitin 2019, e shkaktuar nga migrimi jashtë dhe përgjithësisht nivelet më të ulëta të lindjeve. Popullsia në zonat rurale ra me rreth 4% ndërmjet periudhës 2015-2019, përkundrejt -1.3 % të popullsisë së përgjithshme

Gjithashtu banorët e zonave rurale vijojnë të tërhiqen kryesisht nga zonat urbane, pasi shkalla e urbanizimit është në rritje pavarësisht nga një rënie e përgjithshme e popullsisë. Sipas parashikimeve, popullsia shqiptare do të ulet me 100,000 njerëz në rreth 2.75 milionë në vitin 2031 krahasuar me vitin 2020, e cila do të jetë kryesisht në zonat rurale, duke zgjeruar më tej hendekun e madh social-ekonomik midis zonave urbane dhe rurale pa kundërmasa.

Këto lëvizje po çojnë në një plakje të shpejtë të popullsisë në fshat, duke rrezikuar zhvillimin e bujqësisë me ritmet e tanishme duke qenë se sektori është pa mekanizim dhe i mbështetur në krahun e lirë të punës.

Gjithashtu popullsia rurale që jeton në fshat është më ekspozuar ndaj varfërisë, pasi sipas Anketës së të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës privimi i rëndë material vlerësohet në 38.3%.

Disponueshmëria dhe cilësia e infrastrukturës rurale dhe shërbimeve bazë janë ende dukshëm më të ulëta në zonat rurale, dhe veçanërisht në zonat e thella dhe malore, të cilat vuajnë nga furnizimi i paqëndrueshëm me energji elektrike, mungesa e aksesit në ujë të pijshëm , në rrjetin rrugor dhe në internet.

Nga ana tjetër Forca e punës është një faktor kyç për produktivitetin. Të dhënat e ILOSTAT-it për vitin 2019 tregojnë se bujqësia angazhon 460,600 punonjës, që do të thotë 36.4% nga fuqia totale e punës raportohen si të punësuar në bujqësi. Mosha mesatare e lartë e fermerëve dhe mungesa e pasardhësve të gatshëm për të vazhduar punën në bujqësi paraqet një kërcënim për fuqinë punëtore në të ardhmen e afërt.

Sipas konkluzioneve të OECD-së, punonjëset gra në bujqësi, të cilat përbëjnë rreth 43% të fuqisë punëtore bujqësore në vendet në zhvillim, janë të mbi-përfaqësuara në punë sezonale ose me kohë të pjesshme të papaguara dhe me pagesë të ulët dhe kështu ka gjasa të mbeten jashtë sistemeve të mbrojtjes sociale.

Aktualisht, kostoja e fuqisë punëtore në Shqipëri është 10 herë më e ulët se mesatarja e BE-së, ndërkohë që pagat në bujqësi janë nën mesataren kombëtare. Kështu, kostot e fuqisë punëtore mund të konsiderohen të lira, por megjithatë akoma jo të aftë për të zëvendësuar produktivitetin e makinerive.

Bujqësia po humbet gradualisht fuqinë punëtore, siç tregohet në anketat e INSTAT (p.sh. Anketa Tremujore e Forcës së Punës të kryer nga INSTAT për tremujorin e tretë 2020 krahasuar me tremujorin e tretë 2019) se norma vjetore e rritjes së punësimit në bujqësi ishte me minus -3.7 %, vlerë kjo më e ulët në krahasim me të gjithë sektorët e tjerë ekonomikë. Migrimi i të rinjve po kërcënon të ardhmen e tregut të punës, digjitalizimin e përmirësuar të bujqësisë dhe aksesin në inovacion.

 Monitor

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore12 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix12 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook