Lidhu me ne

Mix

Alopecia androgjenike apo rënia e flokëve/ Shkaqet dhe trajtimi

Alopecia androgjenike është një formë e shpeshtë e tullacisë që prek si meshkujt ashtu dhe femrat.

Ajo është një nga shkaqet më të shpeshta të tullacisë së të dy gjinive, dhe pse më e shpeshtë është tek meshkujt se tek femrat.

Karakterizohet nga një rënie progresive e flokëve:
Tek burat humbja ndodh kryesisht në majë të kokës dhe pjesa e sipërme
Ndërsa tek gratë në përgjithësi prek pjesën e përparme të flokëve dhe shfaqet një rrallim i përhapur.

Ky çrregullim mund të nisë që në adoleshencë, dhe probabiliteti për të vuajtur prej saj rritet me moshën. Bëhet fjalë pra për një gjendje që për shumë specialistë është një evolucion fiziologjik më shumë se një kusht patologjik (sëmundje), por që nuk kalon pa një plan negativ psikologjik dhe social.

Alopecia androgjenike, siç dhe thotë emri është e lidhur me një trashëgimi gjenetike dhe një përgjigje të tepërt ndaj androgjenëve (hormoneve)

Alopecia tek meshkujt
Rënia e flokëve nis fillimisht në pjesën e sipërme të kokës e më pas anash duke krijuar një formë të shkronjës M. Më pas dallohet edhe rrallimi i flokëve në majën e kokës.

Tek mashkulli alopecia androgjenike është e lidhur me patologji të tjera të ndryshme, si për shembull kardiopatia koronare, dhe zmadhim i prostatës, një gjendër sa një kokërr arrë që ndodhet poshtë fshikëzës. Gjithashtu faktorë të tjerë të lidhur janë tumori i prostatës, çrregullimet si diabeti dhe obeziteti dhe tensioni i lartë.

Alopecia tek femrat
Tek femrat ky proces është i ndryshëm nga ai i meshkujve. Tek to flokët rrallohen në të gjithë kokën dhe në këtë rast alopecia rrallë ndodh të provokojë një tullaci totale.

Tek femrat alopecia androgjenike është e lidhur me një mundësi të madhe të pranisë së sindromit policistik të vezores (PCOS). Kjo e fundit karakterizohet nga një çekuilibër hormonesh që mund të provokojë çrregullime menstruale, akne dhe rritje të peshës. Por tullacia është më e mundshme pas menopauzës.

TRAJTIMI

Për fat të keq nuk ka një kurë përfundimtare për alopecinë androgjenike, por në përgjithësi progresi i saj mund të vonohet (për vite ose dhjetëvjeçare) dhe kjo bëhet si përmes ilaçeve dhe përmes kirurgjisë.

Eksiztojnë ilaçe të ndryshme që ngadalësojnë procesin e rënies së flokëve: më i rëndësishmi për pacientin mashkull është finasteride (që mund të gjendet me emra të ndryshëm komercial në farmaci)

Finasteride është një substancë që përdoret për trajtimin e hipertrofisë prostatike beninje, me një dozë prej 5 mg në ditë, ndërsa doza 1 mg në ditë është kura për tullacinë. Problemi më i madh është se në muajt pasardhës nga momenti kur vendoset të ndërpritet kura, flokët do të rinisin të bien dhe do të duhej një terapi e re.

Por ka dhe efektet e saj kolaterale që janë:

Reduktim i dëshirës seksuale
Përqëndrim i vogël i spermatozoidëve në lëngun seminal

Tjetër ilaç shumë i përdorur është minoksidili, i njohur për trajtimin e tensionit të lartë. Në rastin e alopecisë androgjenike përdoret në mënyrë lokale, në formën e locionit për tu aplikuar në lëkurën e kokës, dhe qëllimi është stimulimi i bulbit së flokëve. Dhe në këtë rast trajtimi duhet të jetë i vazhdueshëm.

Efektet kolaterale të saj janë:
Tensioni i ulët
Inflamacioni
Skuqja
Kruarja

Tek femrat kërkohet shpesh ilaçet anti-androgjen, si si spironolactone dhe / ose acetate cyproterone.

Si alternativë është ndërhyrja kirurgjike, ose autotransplanti që në përgjithësi jep rezultate të kënaqshme.

KËSHILLA TË VLEFSHME

Mund të jetë e nevojshme të:
Lexoni sa më shumë mbi patologjinë
Flisni me pacientë te tjerë që janë në situatën tuaj
Vlerësojeni veten ashtu si jeni dhe jo për flokët që ju kanë mbetur
Nëse është e nevojshme këshillohuni me një psikolog për të reduktuar sikletin që ju shkakton rënia e flokëve.
Përdorni vajra ose kremëra kundër diellit për lëkurën e kokës, fytyrën dhe zonat e ekspozuara të lëkurës.
Zgjidhje është parukja, ose të përdorni kapele për të mbrojtur lëkurën e kokës nga dielli dhe të mbani kokën të ngrohtë.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook