Lidhu me ne

Mix

Parazitët e flokëve (morrat), si t’i dallojmë dhe si mund t’i eliminojmë

morrat

Morrat janë insekte të vogla që jetojnë në lëkurën e kokës së njeriut dhe që transmetohen përmes kontaktit të ngushtë nga një person tek tjetri. Jetojnë në flokë ose rastësisht në vetull dhe qerpik.

Morrat e kokës për të cilët do të flasim në këtë artikull, përqendrohen kryesisht në majë të kokës dhe pas veshit. Vezët e vogla (thërrizat) duken si zbokth mes flokëve, por me ndryshimin kryesore që në vend që të bien lehtë nga floku mbeten të kapura fort pas tyre.

Habitati i tyre natyral është lëkura, sidomos ajo e kokës ku ngrohtësia, lagështira dhe errësira është një ambient ideal për riprodhimin.

Morrat mund të mbijetojnë deri në 30 ditë tek njeriu, ndërsa vezët mund të jetojnë më shumë se dy javë. Sigurisht ato ngjiten kur qëndron afër me një person që ka insekte të tillë. Për këtë arsye më të prekur janë fëmijët në moshën shkollore, të cilët mund ti marrin lehtësisht.

Përveç kruarjes nuk sjellin probleme të rënda shëndetësore, pasi ndryshe nga insektet në trup, ato në kokë nuk janë të lidhura me sëmundje të tjera ngjitëse.

PËRSE ZËMË MORRA

Shumë nëna pyesin veten se nga dalin këta parazitë të bezdisshëm. Përgjigja është pa dyshim vetëm një, nga ngjitja nga një person që ka tek një tjetër.

Morrat nuk dalin nga hiçi për shkak të higjineës së dobët apo tjetër, por nga transmetimi që mund të vijë nga kontakti indirekt përmes shkëmbimit të veshjeve personale. Prek më shumë fëmijët pasi kalojnë më shumë kohë në komunitet, në shkolla e kopshte, dhe kontakt të ngushtë mes tyre (luajnë, mësojnë, hanë…)

Sidoqoftë transmetimi përmes ujit të pishinave nuk konsiderohet, pasi është treguar se në ujë paraziti mbetet i palëvizshëm dhe i paaftë pra për të prekur dikë tjetër.

Të dhënat në nivel botëror thonë se nga 6 deri në 12 milionë fëmijë të moshave nga 4 deri në 11 vjeç preken çdo vit. Flitet vetëm për kontakt të drejt për drejtë (morrat nuk mund të fluturojnë nga një kokë në tjetrën) dhe mund të prekin këdo, pavarësisht moshës dhe higjienës.

Nuk duhet të besoni mitin se prezenca e morrave janë pasojë e papastërtisë, pasi në fakt është parë se floku me më shumë sebum (i yndyrshëm) në sipërfaqe e bën më të vështirë ngjitjen e parazitit.

SIMPTOMAT

Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga morrat e flokut janë:
Kruarje intensive e lëkurës së kokës
Enjtje të vogla të skuqura të lëkurës së kokës, qafës dhe shpatullave
Prania e pikave të vogla të bardha (vezët ose thërrizat) në fund të çdo floku, që rezulton e vështirë të hiqen (ndryshe nga zbokthi)

SI T’I NJIHNI MORRAT

Morrat mund të jenë të vështirë për tu parë, vetëm nëse janë shumë të përhapura. Nëse shihni diçka që lëviz është pa dyshim një morr.

Për të parë parazitët është e nevojshme të shihen nga afër. Përdorni dorashka njëpërdorimshme dhe shihni kokën e personit në dritë të fortë. Në diell dhe në dritë të fortë gjatë ditës është zgjidhja më e mirë e ndoshta dhe ndonjë lente zmadhuese.

Ndajeni flokun në pjesë shumë të vogla duke kërkuar morrat apo thërrijat, duke kontrolluar të gjithë kokën.

Kujdes duhet të tregoni në majë të kokës, afër qafës dhe pas veshëve, ku gjenden zakonisht vezët e tyre.

Duhet të keni parasysh që trajtimi bëhet edhe nëse gjeni vetëm një thërrijë.

Vezët e morrave

Parazitët i depozitojnë vezët e tyre duke i ngjitur atë në flokë, sidomos në nivelin e majës së kokës, pas qafës dhe pas veshëve, falë një fare zamke shumë rezistente. Zgjedhin rrënjën e flokët pasi është vendi ideal si për ngrohtësinë dhe lagështirën.

Vezët janë me ngjyrë të hapur dhe me përmasa rreth 1 mm. Ato çelin shtatë ditë pasi janë depozituar.

Cikli jetësor
Cikli jetësor i morrave kalon përmes tre fazave:
Femra depoziton vezët në flokë, duke u kujdesur ti kapë pas flokët përmes një substance keratinike (që mund të shpërndahen me uthull dhe ujë).

Vezët çelin mes 7-10 ditëve dhe bëhen thërrija e sapo dalin ushqehen me gjak.

Në harkun e 7-15 ditëve bëhet një morr i rritur.

Çdo morr femër është në gjendje që gjatë gjithë jetës së tij, që zgjat rreth 3-4 javë të prodhojë rreth 300 vezë.

Morrat mund të mbijetojnë dhe të riprodhohen vetëm në kontakt me trupin e njeriut, dhe nuk mund të jenë ngjitës tek kafshët shtëpiake. A e dini se e braktisin kokën e njeriut vetëm në rastin e temperaturës së lartë të zgjatur ose tek të moshuarit në rast vdekje.

Mbijetesa e parazitit

Morrat dhe thërrijat duhet të ushqehen për të jetuar, por mund të rezitojnë pa ngrënë nga 24-30 orë. Ndërsa vezët janë më rezistente, pasi janë në gjendje të mbijetojnë deri në tri ditë.

Ndërsa në ujë (varet nga temperatura, klori i ujit dhe kripa) morrat mund të rezistojnë për disa orë (shpesh më shumë se 8)

SI MUND TË ELIMINOHEN MORRAT?

Hapi i parë që duhet të bëni është të zgjidhni me kujdes produktin duke u konsultuar me farmacistin. Mes preparateve për përdorim topik preferohen shampot, kremërat, xhel e shkumë, ndërsa locionet mund të kenë rezultate irrituese për fëmijët dhe disa persona azmatikë. Pluhura ndërkohë nuk këshillohen, sidomos tek fëmijët, pasi kanë rrezik ti thithin përmes ajrit.

Udhëzimet për përdorimin e produktit duhen ndjekur reptësisht, qoftë në kohë dhe në metodën e aplikimit, pasi shumë herë nuk arrihet rezultati për shkak të përdorimit të gabuar.

Edhe fenomeni i rezistencën së morrave nga produktet ekziston dhe bëhet fjalë për rezistencën ndaj malathion dhe për pirethroids të ndryshëm. Në këtë rast duhet zgjedhur një tjetër produkt, ndoshta i një tjetër klasi për të zhdukur infektimin.

Ilaçet tradicionale

Siç e thamë cikli jetëson i morrave është rreth 1 muaj dhe zhvillohet në tre faza: faza e vezës, e thërrijës dhe faza e rritur.

Në farmaci shumica e ilaçeve kundër morrave tregtohen si preparate farmaceutike dhe për to nuk duhet recetë nga mjeku. Pothuajse të gjithë produktet janë të aktivë për të tre fazat e parazitëve, por ndodh që ndonjëherë thërrijat i mbijetojnë trajtimit e për këtë kërkohet një përsëritje e trajtimit rreth 7-10 ditë pas trajtimit të parë, sa është koha që i duhet vezës të çelë.

Produktet me përdorim të jashtëm:

Substancat kimike në bazë të të gjithë produkteve topike në treg klasifikohen në tre kategori:

Piretrinat natyrale
Janë ekstrakte që nxirren nga pirethumi (përbërje kimike që vjen nga bashkimi i një molekule të alkoolit dhe një molekule acidi), që vjen nga lulja e disa specieve të Chrisantemum.
Veprimi i saj tek morrat është neurotoskik, pasi paralizon sistemin nervor të parazitit, i cili vdes.

Pirethroids (piretrina të sintezës)

Pirethroids janë piretrina të sintezës, me të njëjtin efikasitet dhe mekanizëm si piretinat natyrale, por janë më të qëndrushme, më pak të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe dritës, dhe ka në një veprim më të zgjatur në kohë që mbetet dhe pas heqjes së produktit. Mes më të përdorurave janë përzierja e gjashtë piretrinave (permetrina), fenotrina, sumitrina, cipermetrina dhe deltametrina. Për këto produkte nevojitet patjetër trajtimi pas një jave pasi prietrinat artificiale aktivitetin kryesor e kanë tek morrat e rritur dhe janë më pak efikas te vezët.

Malathion

Malathion është një antikolinestarazë organofosforike, që provokon paralizën e frymëmarrjes së morrave. Por ama efektet anësore të tij janë më të mëdha krahasuar me piretrinat, pasi nëse përthithet përmes lëkurës mund të shkaktojë mbidjersitje, dhe mbindjeshmëri të zorrëve. Nëse tek të rriturit është vështirë të ndodh, tek fëmijët nuk këshillohet.

Produktet nga goja

Nëse morrat tregohen rezistentë ndaj trajtimeve të mësipërme, mjeku mund tju këshillojë përdorimin e ilaçeve nga goja. Një nga dy produktet më të përdorura është një antibiotik, sulfametoazol+trimetropim (Bactrim), i cili kur gëlltitet nga paraziti përmes lëkurës vret florën bakteriale në nivelin gastrointestinal duke shkaktuar ngordhjen e tyre për mugnesë të vitaminës B.

Produktet natyrale

Disa nga vajërat esenciale si jargavani, trumza, rigoni, arra e kokosit kanë veti antimikrobike dhe insekticide, dhe pse nuk ka studime të mjaftueshme për debatin mbi efikasitetin e tyre të plotë. Shumë prej tyre prodhohen në formë shamposh ose shkumës për flokët. Vajrat esenciale shkaktojnë kriza respiratore tek paraziti duke favorizuar dhe shkëputjen e vezëve nga floku.

Produkte të tjera natyrale si majoneza apo të tjera të ngjashme që njihen gjerësisht si produkte popullore që përdoren nuk janë efikase të heqin totalisht parazitët, madje mund të shfaqen dhe simptoma si kruarja apo irritim i lëkurës.

SI TË HIQNI MORRAT PAS TRAJTIMIT?

Një pjesë thelbësore e trajtimit konsiston në heqjen e thërrijave pas aplikimit të produktit.

Mund të hiqni vezët me një krehër të trashë. Para se ta bëni këtë lyejeni krehërin me vaj ulliri, ose kalojeni krehërin metalik në dyll bletësh. Kjo e bën vezën më të lehtë për tu hequr. Gjithashtu mund të përdorni dhe uthullën e molës, që shkrin keratinën e përdorur nga paraziti për tu kapur pas flokëve.

Krehërat metalik janë më të mirë se ata plastikë. Heqja e vezëve parandalon rikthimin e morave nëse ilaçi nuk ka arritur ti heqë të gjithë.

Lani të gjitha veshjet dhe shtratin me ujë dhe detergjent për të parandaluar përhapjen e tyre.

Përsëriteni krehjen e thërrijave pas 7-10 ditësh, apo koha e inkubacionit të vezëve.

KUR DUHET KONTAKTUAR MJEKU?

Duhet të kontaktoni mjekun e familjes nëse simptomat vijojnë dhe pas trajtimit në shtëpi, ose shihni lëkurë të përskuqur dhe delikate, shenjë e një infeksioni të mundshëm.

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook