Lidhu me ne

Mix

Veset që ka secila shenjë e horoskopit

Veset që ka secila shenjë e horoskopit

Përveç të mirave që të gjithë mundohemi t’i nxjerrim sa më shumë në pah, çdo shenjë horoskopi ka dhe një nga një karakteristikë të mërzitshme, që ndoshta të tjerëve mund të mos ju pëlqejë aspak. Më poshtë do të gjeni të renditur për çdo shenjë të zodiakut dobësinë më të madhe dhe si mund ta rregulloni këtë gjë.

Dashi

Personat e kësaj shenje nuk mendohen dy herë për të blerë diçka që ju pëlqen dhe shpesh shpenzojnë më shumë seç duhet. Nëse doni të hiqni dorë nga ky “ves” bëni mirë që kartën e kreditit ta mbani sa më larg nga vetja dhe të mendoheni më gjatë para se të blini diçka.

Demi

Demat njihen për kokëfortësinë e tyre dhe mospranimin e gabimeve. Për të mos pasur këtë problem mundohuni të luani më shumë rolin e njeriut paqësor dhe ndaloni së provuari të tjerëve se e kanë gabim.

Binjakët

Personat e kësaj shenja janë gjithmonë shpirti i festës dhe kalojnë shumë kohë duke festuar apo luajtur. Duhet ta kuptoni se jeta është shumë e bukur edhe nëse ndiqni një ritëm normal dhe nuk shpenzoni më shumë energji seç duhet.

Gaforrja

Gaforret e kanë të vështirë të dalin nga zona e tyre e komfortit dhe u pëlqen të rrinë gjithë kohës mbyllur në shtëpi. Mundohuni ta ndjeni më shumë efektin e natyrës dhe do të kuptoni se dhe bota jashtë është shumë e bukur.

Luani

Luanët kanë dëshirë të shpenzojnë gjithë paratë e tyre në firma të shtrenjta. Përpara se të blini diçka superluksoze, mendoni se ka alternativa të tjera të shumta dhe mund ta merrni produktin e preferuar me çmim më të lirë.

Virgjëresha

Personat e kësaj shenje ndjekin pothuajse gjithmonë të njëjtën linjë kur vjen puna tek veshjet. Mundohuni të provoni trende të reja dhe të dilini jashtë rregullave të zakonshme.

Peshorja

Vajzat e kësaj shenje janë shumë të ‘fiksuara’ pas ‘make up-it’, sepse pëlqejnë që sytë e tyre në përgjithësi të dalin në pah. Provoni që ndonjëherë të shfaqeni pa grim, sepse dhe në këtë formë do dukeni bukur.

Akrepi

Akrepat i pëlqejnë shumë ngjyrat e forta dhe kryesisht të errëta që përshtaten dhe me karakterin e tyre misterioz. Duhet të provoni diçka tjetër dhe në këtë mënyrë as njerëzit nuk do të “tremben” nga ju.

Shigjetari

Këta persona kanë gjithmonë dëshirë për të udhëtuar në vende të ndryshme të botës dhe shpesh përhumben në mendimet e tyre aventureske. Duhet të gjeni diçka që t’ju sjellë më shumë rregullsi në jetën tuaj.

Bricjapi

Bricjapët ndonjëherë tregohen kopracë dhe blejnë vetëm gjërat bazike që ju nevojiten në jetë. Nuk është problem nëse shkoni në një dyqan, provoni dhe blini të paktën njëherë diçka me çmim të shtrenjtë.

Ujori

Këta persona nuk bëjnë asnjëherë plane dhe gjithmonë i marrin vendimet në bazë të situatës në të cilën ndodhen. Duhet të filloni të mendoni për mbajtjen e një agjende.

Peshqit

Peshqit janë persona shumë të ndjeshëm dhe gjithmonë shkaktojnë drama. Duhet të hiqni dorë nga ky ves dhe të filloni t’i shikoni gjërat ndryshe. 

MË TEPËR

Kioske20 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix20 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix20 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike21 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix21 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix21 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix21 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix21 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet21 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook