Lidhu me ne

Radar

Butrinti po jepet me koncension me marrëveshje sekrete.

Ministria ‘i fsheh’ Kuvendit marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit: Ruajmë konfidencialitetin

Ministria ‘i fsheh’ Kuvendit marrëveshjen për menaxhimin e

Në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Median nisi të martën diskutimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Megjithatë, projektligji për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit shkaktoi debat dhe u kundërshtua nga përfaqësues të opozitës si jotransparent.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi faktin se qeveria nuk ka sjellë në parlament marrëveshjen e plotë mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF për krijimin e Fondacionit të posaçëm për menaxhimin e Butrintit.

“Butrinti po jepet me koncension me marrëveshje sekrete. Unë si deputete relatore e komisionit të Edukimit nuk marr dot marrëveshjen sekrete, që jep Butrintin nuk dihet se kujt,” tha Zhupa në fillim të mbledhjes së komisionit.

Zhupa po ashtu kundërshtoi kalendarin e punimeve të Kuvendit lidhur me këtë projektligj, duke e cilësuar në shkelje të rregullores caktimin e komisionit të Ekonomisë si komision përgjegjës, kur çështjet e kulturës janë në fushën e përgjegjësisë së komisionit për Edukimin dhe Median.

“Butrinti nuk është mall tregtar, është trashëgimi kulturore,”tha ajo dhe i kërkoi nënkryetarit të komisionit, Petro Koçi që të shtynte mbledhjen.

Pavarësisht kërkesës, Koçi vendosi të vijonte mbledhjen me prezantimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti, por deputetja demokrate tentoi të ndalonte ministren që të fliste duke i rënë tavolinës dhe duke i hequr mikrofonin.

“Kjo që po bëni është turp,” iu drejtua ajo disa herë ministres. Më pas, Zhupa dhe deputetët e tjerë të PD-së të pranishëm braktisën mbledhjen.

Ministrja Margariti pranoi se marrëveshja për Butrintin ishte klasifikuar si sekret dhe nuk i ishte vënë në dispozicion parlamentit, bashkë me projektligjin për miratimin e saj.  Sipas saj, ishte ruajtur  konfidencialiteti vetëm në aspektet ekonomike të planit të biznesit.

Duke iu referuar një “tabelari voluminoz” dhe të detajuar të këtij plani, Margariti tha se arsyeja pse ishte mbajtur sekret ishte mundësia se mund të keqinterpretohej nga deputetët.

“Nuk do të doja që të keqinterpretoheshin të gjitha elementët e parashikuar në planin e biznesit në këto komisione, për sa kohë ministria ka të gjithë tagrin dhe detyrimin që të shohë ecurinë e këtij plani dhe të marrë masa nëpërmjet organeve kompetente,” tha ajo.

“Plani i biznesit mund të ekuilibrohet në çdo moment dhe qasja jonë është që brenda 2 viteve të kemi të tjerë donatorë,” shtoi Margariti, duke pretenduar se marrëveshja është zbërthyer në narrativë ekonomike dhe ligjore në relacionin shoqërues të projektligjit.

Sipas relacionit shoqërues, marrëveshja parashikon ngritjen e një Fondacioni të posaçëm me partneritet mes ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, i cili do të administrojë për një periudhë 10-vjeçare të gjithë Parkun Kombëtar të Butrintit. Për ngritjen e Fondacionit, AADF do të financojë me një grant deri në 5 milionë dollarë, ndërsa shteti shqiptar do të ofrojë gjithë fondet e papërdorura që janë në arkën e të ardhurave të Butrintit.

Ministrja Margariti e mbrojti marrëveshjen për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit si një “instrument për të forcuar zhvillimin ekonomik dhe thithjen e të ardhurave”. Ajo tha se janë marrë si modele menaxhimi site të famshme botërore duke e ofruar këtë si një garanci për suksesin e fondacionit.

Ajo tha se Butrinti deri më sot i është nënshtruar skemave të buxhetit të shtetit dhe paratë e mbledhura vijojnë të ngelen në arkën e tij. “Ngërçi real është aspekti i moszhdërvjelltësisë që kemi duke qëndruar brenda skemës shtetërore për thithjen e fondeve. Ne po krijojmë një fondacion, ku partneri strategjik vjen me një fond të qenësishëm dhe fondacioni na bën të mundur të kemi grante të tjera, hyrje të parasë, jo vetëm nga të ardhurat e Butrintit,” tha Margariti.

Sipas ministres, menaxhimi i Butrintit përmes një fondacioni mund të shtrihet edhe në sitet e tjera të trashëgimisë kulturore. Margariti dhe një avokat përfaqësues i firmës “Tashko &Pustina”, i pranishëm në komision, u thanë deputetëve se shteti ka mekanizma monitorues për fondacionin që do të menaxhojë Butrintin.

“Bordi monitorues që do të ngrihet në ministri ka të drejtë që në raste emergjente, kur konstatohet se fondacioni ka dështuar në menaxhim,  të ndërhyjë dhe të marrë në administrim Butrinin,” tha avokati Alban Shanaj, i cili u përgjigj për aspektet ligjore të marrëveshjes./ BIRN

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook