Lidhu me ne

Mix

Depresioni: simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Depresioni është një sëmundje e rëndë mendore që mund të ndikojë dukshëm në jetën e një njeriu. Mund të shkaktojë ndjenja të rënda dhe të zgjatura trishtimi, mungesë shprese dhe humbje të interesit në aktivitete të ndryshme.

Gjithashtu mund të shkaktojë simptoma fizike dhimbjeje, ndryshime të oreksit dhe probleme me gjumin.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) gjeti se pothuajse 10 % e të rriturve të moshës 40 deri në 59 vjeç kishin depresion nga viti 2009 deri në vitin 2012. Sidoqoftë, pavarësisht prevalencës që ka, depresioni nuk është gjithmonë i lehtë për tu identifikuar.

Simptomat dhe shkaqet e depresionit mund të ndryshojnë shumë nga individi në individ. Gjinia gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm se pse një person preket nga depresioni dhe se si ndihet ai.

Disa simptoma të depresionit janë:

  • Nuk ka kënaqësi apo gëzim në jetë. Një person me depresion mund të mos i pëlqejë më gjërat që dikur i pëlqente shumë dhe mund të ndihet sikur asgjë nuk mund ta bëjë të lumtur.
  • Përqendrimi dhe fokusi bëhet më i vështirë. Marrja e çdo lloj vendimi, leximi apo shikimi i televizionit mund të duket diçka e lodhshme dhe e vështirë për personat me depresion sepse ata nuk mund të mendojnë qartë dhe të ndjekin çfarë po ndodh.
  • Gjithçka duket e pashpresë dhe nuk ka asnjë mënyrë për tu ndier më mirë. Depresioni i bën njerëzit të ndihen sikur nuk ka asnjë mënyrë që ata të ndihen mirë përsëri.
  • Vetëvlerësimi shpesh mungon. Njerëzit me depresion mund të ndihen sikur janë të pavlerë dhe një dështim në gjithçka. Ata mund të fiksohen në eksperienca dhe ngjarje negative dhe të jenë të paaftë për të parë cilësitë pozitive të tyre.
  • Vështirësi për të fjetur. Rënia në gjumë natën apo qëndrimi gjithë natën në gjumë mund të duket pothuajse e pamundur për disa njerëz me depresion. Një person mund të zgjohet herët dhe të mos jetë i aftë të bie prapë në gjumë. Të tjerë mund të flenë me orë të tëra por prapë të zgjohen të lodhur dhe jo të kthjellët pavarësisht orëve të tepërta të gjumit.
  • Nivelet e energjisë janë të ulëta deri inekzistente. Disa njerëz ndihen sikur nuk mund të ngrihen nga shtrati ose ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës, edhe kur bëjnë gjumë mjaftueshëm. Ata mund të ndihen shumë të lodhur për të bërë dhe veprimtari të vogla, të përditshme.
  • Ushqimi mund të duket jo i shijshëm. Disa njerëz me depresion ndihen sikur nuk duan të hanë asgjë dhe kjo mund të rezultojë në humbje peshe.
  • Ushqimi mund të përdoret si mjet komforti. Megjithëse disa njerëz me depresion nuk duan të hanë, të tjerë mund të mbiushqehen dhe të hanë ushqime komforti dhe jo të shëndetshmë. Kjo mund të çojë në rritje peshe.
  • Mund të ndihen dhimbje të ndryshme. Disa njerëz ndjejnë dhimbje koke, të përziera, dhimbje trupi dhe dhimbje të tjera.

Depresioni mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Edhe pse jo gjithmonë mund të zbulohet një shkak i vetëm ekspertët njohin si shkaktarë të mundshëm:

  • Gjenetika: Depresioni dhe çrregullime të tjera humori mund të varen dhe nga historia familjare edhe pse pasja e një historie familjare të tillë nuk do të thotë që një person do të preket nga depresioni.
  • Ngjarjet e jetës: Ndryshime të mëdha në jetë dhe ngjarje stresuese mund të shkaktojnë depresion. Këto ngjarje përfshijnë divorcet , vdekjen e dikujt të dashur, humbjen e punës apo probleme financiare.
  • Ndryshimet hormonale: Depresioni dhe humori i ulët janë shpesh të lidhura me menopauzën, shtatzëninë dhe çrregullimet premenstruale.
  • Sëmundje të caktuara: Ankthi, dhimbjet kronike, diabeti dhe sëmundjet e zemrës mund ta bëjnë dikë që të këtë më shumë mundësi që të preket nga depresioni. Depresioni është një simptomë e çrregullimit bipolar.
  • Abuzimi me drogën dhe alkoolin: Në disa raste, abuzimi me drogën dhe alkoolin mund të shkaktojë depresion. Në raste të tjera depresioni mund të bëjë që një person të fillojë abuzimin me drogën dhe alkoolin.
  • Disa medikacione: Disa ilaçe mund të rrisin riskun për depresion. Këtu përfshihen disa ilaçe për tensionin e lartë të gjakut, steroide dhe disa ilaçe për kancerin.

Kur duhet të paraqitemi te mjeku?

Ata njerëz që po përjetojnë simptoma të depresionit duhet të kërkojnë ndihmë mjeksore. Depresioni mund të përkeqësohet nëse nuk trajtohet dhe të ndikojë në kualitetin e jetës së një personi. Mjeku i familjes apo një profesionist i shëndetit mendor do të diskutojnë opsione trajtimi për të ndihmuar atë person të menaxhojë depresionin dhe të vazhdojë me jetën e përditshme.

Në raste të rënda, depresioni mund të çojë në mendime për vetvrasjen apo lëndimit të vetes. Çdo mendim vetvrasës apo deklaratë rreth “nuk dua të jetoj” duhet të merret shumë seriozisht. Në kohë krize, një person duhet të kërkojë ndihmë në spital apo një department urgjence.

 Si trajtohet depresioni?

Trajtimi do të ndikojë shumë për të reduktuar dhe madje eleminuar simptomat e depresionit. Trajtimi mund të përfshijë një kombinim ilaçesh, një terapi individuale dhe një suport komuniteti. Ndonjëherë edhe terapia elektrokonvulsive (ECT) mund të jetë ndihmuese.

  • Ilaçet – Ilaçe të caktuara ndihmojnë trurin që të rivendosë ekuilibrin e zakonshëm kimik dhe ndihmojnë në kontrollin e simptomave të depresionit.
  • Terapitë individuale – Doktori, psikologu ose një profesionist shëndeti flet me personin rreth simptomave dhe diskuton alternativat e mundshme të të menduarit dhe të ballafaqimit të kësaj situate.
  • Programet mbështetëse të komunitetit – Ky suport do të përfshijë informacione, akomodim, ndihmë në gjetjen e punës së përshtatshme, trajnime dhe edukim, si dhe rehabilitim psikologjik dhe grupe mbështetëse reciproke. Të kuptuarit dhe pranimi nga komuniteti janë gjithashtu elemente shumë të rëndësishme. / Medical News Today

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix1 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix1 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix1 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix1 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix1 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix1 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix1 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix1 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix1 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook