Lidhu me ne

Radar

Glauk Olldashi: Qëllimi i PD-së duhet të jetë përtej rrëzimit të PS-së nga pushteti

“Nuk mjafton të dalim e të akuzojmë

Glauk Olldashi thotë se qëllimi i Partisë Demokratike duhet të jetë përtej rrëzimit të PS-së nga pushteti. 

Duke folur në Kuvendin Kombëtar të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, ai u shpreh se nuk mjaftojnë vetëm akuzat ndaj kundërshtarëve.

Ai propozon më shumë takime me qytetarët për t’u kërkuar mbështetje duke u bazuar në vlerat e demokratëve dhe parimet konservatore.

“Kemi kaq muaj që shihemi nëpër foltore dhe takime në Shqipëri. Sot jemi në një nga takimet e fundit. Unë jam i ri dhe më pëlqen të mendoj se rinia është ajo që ndezi këtë zjarr. Rinia do e mbajë ndezur për vite me radhë. Rinia është zemra e PD-së.

Në forumin rinor, janë intelektualët, artistët dhe kontributët e PD-së. Qëllimi i PD-së duhet të jetë përtej rrëzimit të PS-së. Nuk mund të vazhdojmë me mendimin se qytetarët duhet të zgjedhin të keqen më të vogël. Kur dalim për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duhet të jetë për vlerat e demokratëve, dhe jo vetëm se kundërshtari po shkatërron vendin.

Nuk mjafton të mblidhemi njëherë në dy vjet. Nuk mjafton të bëjmë vetëm politike në media. Duhet të kthehemi në shembull me politike.

Procesi që kemi nisur është një hap i mirë drejt kësaj rruge. Kemi mundësinë për ta bërë PD-në siç ka qenë. Gjithçka është në dorën tonë, do arrijmë të kalojmë veten. Fillim i ri, bashkë rikthehemi shpejt” – tha Olldashi.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook