Lidhu me ne

Mix

“Kemi bashkëjetuar, më prezantoi te familja”/ Aleksia Peleshi flet për herë të parë për ndarjen nga Romeo Veshaj: U nxitova, ndihem e çliruar

“Kemi bashkëjetuar, më prezantoi te familja”/ Aleksia

Pak muaj më parë në “Rudina” në Tv Klan, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia foli për lidhjen e saj me Romeo Veshajn. Këtë herë, ndërsa gjërat mes tyre kanë përfunduar, Aleksia flet për herë të parë mbi ndarjen. Në sqarimin e saj, 20-vjeçarja shprehet se është nxituar për ta bërë publike, por nga ana tjetër është ndjerë e sigurt sepse marrëdhënia e tyre kishte arritur në disa pika kyçe. Me një frymëmarrje të thellë, Aleksia pohon se ndihet e çliruar.

Aleksia Peleshi: Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur, kaq gjerësisht sa po e shpjegon ti dhe me kaq siguri është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua.

Rudina Magjistari: Keni bashkëjetuar?

Aleksia Peleshi: Po. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.

Rudina Magjistari: E rëndësishme është që ti të jesh mirë tani. Por a pati një shkak, diçka që ti dëshiron ta ndash apo dëshiron ta ndërpresësh rrëfimin tënd këtu? E vuajte shumë ndarjen sepse kur historitë jetohen në sytë e publikut bëhen edhe më të vështira kur ndodh ndarja?

Aleksia Peleshi: Ajo që vuajta unë është që kisha më shumë hallin se si do dal në publik se sa çfarë po ndodh me marrëdhënien time që është shumë e gabuar, por nuk e di pse kam pasur një lloj mendësie të prapambetur komplet që një femër është turp të ndahet, një femër është turp që të provojë disa lidhje derisa të gjejë të duhurën dhe gjatë gjithë kohës mendoja unë duhet të shfaqem para njerëzve sikur jam shumë e dashuruar që të gjithë të mendojnë që i kam gjërat në rregull por ndërkohë kjo nuk është aspak e rëndësishme, e rëndësishme është që unë shpirtërisht të jem mirë, që ai shpirtërisht të jetë mirë. Tani që më në fund po marr guximin ta them publikisht ndihem shumë e çliruar.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar17 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix18 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix18 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix18 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix18 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix18 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix18 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix18 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix18 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook