Lidhu me ne

Mix

Hepatiti akut tek fëmijët, çfarë dimë deri tani?

hepatiti akut

Hepatiti është një term që flet për çdo lloj inflamacioni të mëlçisë; shpesh lidhet vetëm me ato me natyrë virale, nga të cilat të njohura janë A, B, C, por dhe D dhe E, dhe viruse të tjera potencialisht të afta për të shkaktuar inflamacion të mëlçisë, si ai i mononukleozës etj.

Sipas shkallës së sëmundshmërisë hepatiti ndahet në:

– Akut, pra i karakterizuar nga një fillim i papritur dhe në shumicën e rasteve zgjidhet vetë

– Kronike, kur shndërrohet në një gjendje afatgjatë dhe mund të shfaqë simptoma më delikate, dhe një dëmtim të mëlçisë në mënyrë progresive.

SIMPTOMAT E HEPATIT TEK FËMIJËT

Pavarësisht nga shkaku, simptomat më të rëndësishme të hepatitit tek fëmijët janë kryesisht të mbivendosura dhe përfshijnë ndër të tjera:

Ndjesinë e sëmundjes, e ngjashme me gripin dhe ndonjëherë me pak temperaturë.

Dhimbje barku, veçanërisht në pjesën e sipërme në të djathtë.

Lodhje

Verdhëz (zverdhja e lëkurës dhe të bardhës së syrit)

Urinë me ngjyrë të errët

Jashtëqitje e zbehtë, ngjyrë e hapur

Të përzierja me ose pa ndjesinë e të vjellit

Fryrje të barkut për shkak të mbajtjes së lëngjeve

Humbje të oreksit dhe humbje peshe.

Nëse këto janë simptoma të zakonshme, vlen të theksohet se çdo pacient i vogël mund të ketë pamje të ndryshme klinike dhe disa mund të mos kenë asnjë simptomë, por ta kalojnë në mënyrë asimptomatike.

DIAGNOZA

Nëse disa simptoma na tregojnë se dyshohet për prekje të mëlçisë nevojiten ekzaminimet dhe analizat laboratorike për të konfirmuar praninë e hepatitit, por mbi të gjitha për të identifikuar shkakun:

Analizat e gjakut që duhen bërë:

Hemokroma
Analiza e Koagulimit të Gjakut
Enzima e mëlçisë dhe transaminazat
Bilirubina
doza specifike për të parë praninë e mundshme të infeksioneve virale

Ekzaminimet radiologjike

Eko e mëlçisë
Skaner
Rezonancë magnetike

Biopsia e mëlçisë, një ekzaminim invaziv që kërkon heqjen një kampioni të vogël të organit, por që konfirmon inflamacionin e dyshuar kur nuk janë përfundimtare analizat e tjera dhe mbi të gjitha përcakton shkallën e saktë të dëmtimit tashmë të pranishëm.

TRAJTIMI

Me disa përjashtime nuk ka një kurë specifike për forma të ndryshme të hepatitit ndaj dhe trajtimi në përgjithësi konsiston në regjimin ushqimor dhe stilin e jetës së pacientit, hidratimin e bollshëm, pushimi etj., nëse është e nevojshme dhe mbi të gjitha duke bërë gjithçka është e mundur për të parandaluar përparimin e mëtejshëm të dëmit.

Përveç llojit të hepatitit, mes faktorëve që merren parasysh për përcaktimin e trajtimit përfshijnë:

mosha, shëndeti i përgjithshëm dhe historia klinike e pacientit.

shkalla dhe përparimi i sëmundjes.

toleranca ndaj barnave, procedurave apo trajtimeve të tjera specifike.

prognoza.

Në varësi të rastit, trajtimi mund të përfshijë:

Ilaçet antivirale nëse bëhet fjalë për një virus, dhe pse në këtë rast për fat të keq ilaçet në dispozicion janë të kufizuara.

Ilaçet imunosupresive nëse ka një sëmundje autoimune.

Ilaçet simptomatike, për shembull për të ndihmuar në kontrollin e kruajtjes kur kjo është e pranishme apo dhimbjes.

Mbështetje ushqyese intravenoze.

Transplanti i mëlçisë në rastin e pamjaftueshmërisë hepatike në fazën përfundimtare.

HEPATITI TEK FËMIJËT (Përditësim i 2022)

Nga këndvështrimi i përgjithshëm ndoshta më i zakonshmi në moshën pediatrike është hepatiti A sepse transmetohet me konsumin e ushqimeve të kontaminuara me feçe të të infektuarit. Për fat të mirë, në shumicën e rasteve prognoza është e mirë dhe rreziku i komplikacioneve është minimal, duke u zgjidhur brensda 6 muajsh.

Megjithatë, më 15 prill 2022 një njoftim i OBSH-së tregoi zyrtarisht vëmendjen e nevojshme ndaj disa raste të dyshuara të hepatitit të pashpjegueshëm tek fëmijët në Britani dhe Irlandën e Veriut.

Fillimisht bëhej fjalë për 10 raste të hepatitit akut të rëndë, me shkak të panjohur, të gjitha të diagnostikuara te fëmijët nën 10 vjeç. Dhjetë raste nuk janë shumë por për mjekët kërkon vëmendje pasi janë në mënyrë të pashpjegueshme mbi normalen.

Nga të dhënat e para pesë hepatitet virale klasike që përmendëm më sipër u përjashtuan menjëherë, dhe pas këtij alarmi të parë të OBSH-së u shfaqen dhe raste të tjer të ngjashme, të gjitha të karakterizuara nga një sërë simptomash që i referohen zakonisht hepatitit:

Verdhëza
Diarre
Të vjella
Dhimbje barku.

Shpesh pa temperaturë, ndërsa nga pikëpamja e analizave laboratorike vihet re një rritje e theksuar e transaminazave, aspekt ky që konsiderohet kyç në përcaktimin e llojit të pacientit.

Qysh atëherë rastet kanë vijuar të rriten, dhe më 23 prill OBSH iu rikthye çështjes, duke theksuar se numri kishte shkuar mbi 160 dhe harta ishe zgjeruar me vende të tjera jo vetë evropiane, po dhe SHBA e Izrael.

Gjithashtu kanë parë dhe një zgjerim të fashës së moshës, tashmë nga 1 muajsh deri në 16 vjeç. Për momentin nuk mund të nxirret ndonjë përfundim.

HEPATITI NGA ADENOVIRUSI?

Ndër shkaqet e mundshme të identifikuara si dhe një nga hipotezat më të forta aktualisht është infeksioni me adenovirus. Këto të fundit janë një familje virusesh për forma të shumta sëmundjesh te njerëzit, por zakonisht jo serioze. Shfaqjet klinike janë të ndryshme dhe varen nga format me të cilat njeriu bie në kontakt. Prandaj nëse në shuicën e rasteve simptomat janë ato tipie të ftohjes (infeksionet respiratore), më rrallë adenoviruset janë në gjendje të shkaktojnë gastroenterit, konjuktivit, cistit, miokardit dhe hepatit.

Adenoviruset mund të shkaktojnë infeksione në çdo moshë, por prekin veçanërisht moshën pediatrike, sidomos fëmijët e vegjël dhe foshnjet. Në rastet që flasim, prania e adenovirusit është zbuluar në të paktën 74 raste dhe kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht jo te të tjerat, por duhen analiza të thelluara virale te disa pacientë.

Mbretëria e Bashkuar, ku janë pjesa më e madhe e rasteve deri më sot, është vënë re një rritje e infeksioneve të adenoviruseve në popullatë, që vjen pas një periudhë relativisht të qetë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Megjithëse adenovirusi është një nga shpjegimet e mundshme, mbetet e paqartë lidhja me ashpërsinë e kuadrit klinik të përshkruar. Kjo sepse i dyshuari adenovirusi 41 nuk ka qenë kurrë në të shkuarën përgjegjës për këto simptoma, të cilat kanë qenë të kufizuara vetëm tek diare, të vjella ethe dhe shpesh të shoqëruara me simptoma të frymëmarrjes.

Studiues të tjerë supozojnë se masat e kontrollit të pandemisë dhe qarkullimi i reduktuar i adenoviruseve në këto dy vjet mund të ketë shkaktuar një rritje të ndjeshmërisë, një lloj rënie të mbrojtjes imune, një teori kjo e hedhur nga një virolog.

Hipoteza të tjera që po studiohen përfshijnë:

Substancat mjedisore dhe ushqimore
viruse të tjera ose në përgjithësi mikroorganizma të tjerë.

HEPATITI NGA VAKSINA?

Hipoteza se shkak mund të ketë shërbyer dhe vaksinimi kundër COVID-19 duket e pabazë. Kjo pasi një pjesë e mirë e rastev të prekura ka pasur ekspozim minimal ndaj vaksinimit. / MeMjekun.com

Burimet:

John Hopkins
ECDC

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook